Në Shangai u përurua një ekspozitë arti me punimet e 222 artistëve nga vendet e Rrugës së Re të Mëndafshit, nisma “Një brez, një rrugë”. E bashkëfinancuar nga Shoqata e Artistëve Kinezë dhe Muzeu i Artit të Shangait, ekspozita “Our Home-The Belt and Road Nations” do të zgjasë deri më 31 mars 2021.

Krijimi i skulptorit të mirënjohur kinez Wu Weishan është një nga atraksionet kryesore të ekspozitës. “Statujat prej bronzi të Leonardo da Vinci dhe piktorit kinez Qi Baishi janë vendosur krah njëra-tjetrës, duke ndalur kohën”, -tha Wu.

Alberto Manai, drejtori i Institutit Kulturor Italian në Shangai, tha se piktura në vaj “Turpan”, e krijuar me rërë nga Rajoni Autonom i Xinjiang Ujgurit në Kinën veriperëndimore, përfaqëson një qiell të artë, male, lugina dhe lumenj.

“Pamja është e mbushur me emocione të forta dhe të ngrohta, duke lejuar njerëzit nga kultura dhe rajone të ndryshme të ndiejnë karizmën madhështore dhe të thellë të Rrugës së Mëndafshit”, -tha Manai.