Parku “Disneyland’ i Hong Kongut njoftoi se do të rihapet të premten për një numër të reduktuar vizitorësh dhe me ditë të kufizuara, me masa të zgjeruara shëndetësore, pasi vala e fundit e infeksioneve të reja të koronavirusit e detyroi atë të mbyllej përsëri në mes të korrikut.
Hong Kongu vuri më shumë kufizime të koronavirusit javën e kaluar, duke përfshirë rihapjen e parqeve temë, pasi u testuan rreth 2 milionë persona dhe u konfirmuan 42 raste pozitive.
“Disneyland” bëri të ditur se të gjithë vizitorëve do t'u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe parku fillimisht do të jetë i mbyllur të martën dhe të enjten. Shfaqjet e drejtpërdrejta në ambiente të mbyllura gjithashtu do të pezullohen.
“Disneyland” u mbyll në 15 korrik për herë të dytë këtë vit, për shkak të koronavirusit, pasi u rihap në qershor.