Ushtritë e Kinës dhe Indisë zhvilluan raundin e gjashtë të bisedimeve të hënën dhe shkëmbyen pikëpamje të sinqerta dhe të thella mbi zbutjen e gjendjes së tyre kufitare, tha të martën Wang Wenbin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, gjatë një konference të rregullt për shtyp.
Wang tha se dy palët ranë dakord të vijojnë dialogun dhe konsultimet.
Më parë, Kina dhe India arritën një konsensus pesëpikësh mbi gjendjen e tanishme dhe vendosën që të marrin udhëzime nga konsensuet e arritura nga udhëheqësit për zhvillimin e marrëdhënieve Indi-Kinë, duke përfshirë moslejimin e acarimit të mosmarrëveshjeve deri në konflikt. (Çang Çuo/Albana)