Kina do të lejojë që kufiri i kapacitetit të kinemave të rritet në 75 për qind që nga 25 shtatori.
Shoqata e Filmit e Kinës tha se përsëri do të ketë kufizime, duke përfshirë rezervimin e biletave dhe mbajtjen e maskave në kinema.
Kapaciteti i kinemave aktualisht është kufizuar në 50 për qind, e megjithatë të ardhurat nga shitja e biletave kanë arritur një nivel të lartë 730 milionë dollarë amerikanë që nga rihapja e kinemave në korrik.(Zhan Dian/Artan Goga)