Në Republikën e Afrikës Qendrore, Irene Dombeti është ndër të paktat me fat me njohuri se si të rriten kërpudhat në mënyrë të qëndrueshme dhe teknologjike.
Ajo kaloi një muaj e gjysmë në Kinë duke studiuar teknologjinë e kërpudhave ushqimore dhe mjekësore. Kur u kthye në Republikën e Afrikës Qendrore, ajo kuptoi se njerëzit ishin më pak të interesuar të përdornin teknologjinë për të rritur kërpudhat.
Fotografia e bërë më 31 maj 2022 tregon kërpudha të kultivuara nga një Organizatë Joqeveritare e quajtur "OJQ Ndërkombëtare Centrolive" në Bangui, Republika Qendrore e Afrikës./Xinhua
“Thanë që kërpudhat rriten natyrshëm, ndaj nuk janë të interesuar për teknologjinë e kërpudhave”,- tha Dombeti.
Më pas mbërritën specialistët kinezë dhe prezantuan teknologjinë Juncao, e cila i referohet mbjelljes së një bari të quajtur Juncao me përshtatshmëri të fortë ndaj mjedisit dhe ushqim të pasur, ndërsa përdor barin e përpunuar Juncao për të kultivuar kërpudha ushqimore dhe medicinale dhe për rritjen e shpendëve dhe bagëtive, tha Chen Kehua, i cili prezantoi projektin në Republikën e Afrikës Qendrore.
Chen mbajti 16 kurse trajnimi mbi Juncao-n me 613 kursantë dhe arriti të përfshijë pesë kooperativa në kultivimin e kërpudhave dhe katër kooperativa në rritjen e bagëtive me bar Juncao.
Ekipi ka mbjellë 3 hektarë bar Juncao, ndërsa ka ndihmuar fermerët vendas të mbjellin 10 hektarë.
Fermerët në vend e kuptuan se bari, i cili është i parëndësishëm dhe madje i papërfillshëm për shumicën e njerëzve, mund të ndryshojë jetën dhe vendin e tyre.
Gradualisht, duke parë se çfarë po bëjmë, ata tani kanë filluar të përshtaten me kultivimin e kërpudhave, sepse kërpudhat që po i rritim këtu me teknologji janë kërpudha të mira, të cilat shijojnë shumë, kështu që njerëzit tani janë shumë të interesuar”,- shtoi Dombeti. i cili tani punon si teknik laboratori i Institutit për Kërkime Bujqësore në Republikën e Afrikës Qendrore.
Fatime Abba Rekya, 40 vjeç, një agronome dhe prodhuese kërpudhash, kontrollon qeset e miceli në periferi të Bangui, Republika e Afrikës Qendrore, më 31 maj 2022./Xinhua
Fatime Abba Rekya, 40 vjeç, agronome dhe prodhuese e kërpudhave, ishte ndër të parat që zhvilloi interes për teknologjinë e shpikur nga Kina.
Me mbështetjen e specialistëve kinezë, Abba Rekya rriti kërpudhat duke përdorur teknologjinë Juncao dhe filloi komercializimin e produktit në internet.
Ajo tha se kërpudha ishte aq e shijshme, sa kërkesa u bë shumë e lartë.
"Ne po bëjmë çmos që gradualisht të menaxhojmë porositë që kemi",- tha Abba Rekya, duke shtuar se kanë arritur të trajnojnë 20 gra në kultivimin e kërpudhave.
“Teknologjia Juncao ka kontribuar në krijimin e vendeve të punës, sigurinë ushqimore dhe të ardhura të gjeneruara për komunitetet rurale në Republikën e Afrikës Qendrore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin e kequshqyerjes në vend”, - tha Rekya.
"Është një biznes shprese, sepse këtu ka restorante dhe hotele dhe ne mund të thajmë dhe eksportojmë kërpudha. Për të rinjtë që nuk kanë shkuar në shkollë, ne mund të krijojmë vende pune; për gratë që janë në shtëpi, ne mund të krijojmë vende pune po ashtu”,- shtoi ajo.
Fotoja e bërë më 1 qershor 2022 tregon kërpudha të kultivuara nga ekspertë kinezë në Bangui, Republika e Afrikës Qendrore./Xinhua
Kur kinezët prezantuan teknologjinë Juncao në Republikën e Afrikës Qendrore, Jean-Christian Ngakoutou-Patasse, i cili drejton një organizatë joqeveritare, nxitoi të krijonte partneritete me ta.
"Ne ndërtuam shtëpinë e kërpudhave dhe teknikët e Juncao na sollën micelin që na lejoi të zhvillonim këtë teknologji",- tha ai.
Falë partneritetit, rreth njëqind njerëz u trajnuan për kultivimin e kërpudhave.
"Ne jemi një vend i dalë nga një luftë dhe sot shumë të rinj janë lënë pas dore. Nëpërmjet këtij trajnimi, ne do t'i ndihmojmë ata të kanalizohen drejt një teknologjie që u lejon të bëjnë shumë më tepër zhvillim në mënyrë që të mund të mbështesin veten",- tha Ngakoutou-Patasse.
Promovimi i teknologjisë Juncao në komunitetet e varfra do t'i ndihmojë njerëzit të dalin nga varfëria, tha ai, duke shprehur mirënjohje për Kinën.
Fotoja e bërë më 1 qershor 2022 tregon kërpudha të kultivuara nga ekspertë kinezë në Bangui, Republika e Afrikës Qendrore./Xinhua
"Kina tashmë po na jep shumë mbështetje, kjo është gjë e mirë. Ne po mbështetemi në këtë bashkëpunim për të evoluar së bashku dhe për të ndihmuar njerëzit e Republikës së Afrikës Qendrore",- tha ai.
"Në vendin tonë na pëlqejnë kërpudhat. Ne nuk dimë të mbjellim kërpudha, por falë projektit Juncao ne dimë se si të rritim kërpudha për t'i ngrënë. Shpresojmë që ky projekt të përhapet në të gjithë vendin”,- shtoi Iwano, një student në bujqësi.
Një ekspert kinez kultivon kërpudha me banorët vendas në Bangui, Republika e Afrikës Qendrore, më 1 qershor 2022./Xinhua
Duke gjetur zgjidhje për mbijetesën dhe zhvillimin njerëzor përmes teknologjive, teknologjia Juncao është një praktikë e gjallë e Kinës për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
"Për të popullarizuar më mirë teknologjinë Juncao, ekipi ynë po ndërton një punishte prodhimi prej 854 metrash katrorë. Ne do të vazhdojmë ta popullarizojmë këtë teknologji, do të trajnojmë më shumë vendas dhe do të zbutim kërpudhat e egra ushqimore dhe mjekësore për të ndihmuar në lehtësimin e problemit të mungesës së ushqimit në Republikën e Afrikës Qendrore”,- tha Chen.
Një ekspert kinez kultivon kërpudha me banorët vendas në Bangui, Republika e Afrikës Qendrore, më 1 qershor 2022./Xinhua