Dr i shkencave historike Ylber Marku është një nga analistët e rubrikës “Analizë” në seksionin shqip të Grupit Mediatik të Kinës. Ai jeton prej vitesh në Hangzhou dhe punon si lektor pranë Fakultetit të Historisë në Universitetin e Zhejiangut në Kinë.
Ai është një historian i Luftës së Ftohtë me interesa kërkimore në Luftën e Ftohtë Globale, Marrëdhëniet me Shqiptarët e Kinës, Historinë Botërore, Historinë e Evropës Lindore dhe Evropës Moderne, Jugun Global në vitet gjashtëdhjetë dhe të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
Analisti Ylber Marku në intervistë për CMG
Dr. Marku është diplomuar në Universitetin e Padovës, në Itali në Shkenca Politike dhe Master në Politika e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Më pas mori doktoraturën në Histori në Universitetin Lingnan, të Hong Kongut, në nëntor 2017. Në periudhën nga qershori 2018 deri në maj 2021, Dr. Marku ishte Studiues Postdoktoral në Historinë Botërore në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Universitetit Xiamen të Kinës. Dr. Marku ka botuar artikuj kërkimorë në revista kryesore në fushën e tij si, ndër të tjera, Historia e Luftës së Ftohtë, Journal of Cold War Studies, International History Review, dhe China Journal of Cold War International History Studies (Shanghai). Ai ka kontribuar gjithashtu me dy kapituj librash, një në Itali dhe tjetri në bashkëpunim me Qendrën për Studimet Ndërkombëtare të Historisë së Luftës së Ftohtë të Universitetit Normal të Kinës Lindore. Dr. Marku është ftuar të mbajë fjalime në disa konferenca akademike dhe seminare të organizuara, ndër të tjera, nga Universiteti i Hong Kongut, Hong Kongu (PRC), Universiteti Lancaster (MB), Universiteti i Vjenës (Austri) dhe Universiteti i Leipzigut (Gjermani).
Anija kozmike e Kinës (CMG)
Për Grupin Mediatik të Kinës dr. Ylber Marku sjell të reja nga realiteti në Kinë.
CMG: Një nga momentet e përditshmërisë së individit global është pandemia Covid 19, por Kina ka një model të veçantë të përballimit të saj. Ju sapo jeni kthyer nga Kina ndaj dëshirojmë të na flisni për rregullat, kufizimet, në zbatim të strategjisë së Kinës Zero Covid dinamike.
Dr, Ylber Marku: Për të përballuar pandeminë Covid 19 në Kinë janë marrë disa masa, të cilat janë zbatuar, sipas ndryshimeve që pandemia ka pësuar me lindjen e varianteve të reja. Ndaj edhe zero Covid 19 nuk është më absolute, por është dinamike, që do të thotë se ka raste sporadike, por ka dhe disa masa të caktuara nga autoritetet vendore, të cilat bëjnë që pandemia të mos jetë një pengesë për jetën e njerëzve në përditshmërinë e tyre.
Kina lufton Covid 19
Një vend, të ideuar dhe dizenjuar në vend për eksplorimet hapësinore. Në këtë kuptim ka dhe një rrafsh tjetër për diskutuar që Kina ka një sistem interneti autonom që bazohet mbi teknologjinë e vet satelitore. Një nga arësyet pse Kina bën këto eksplorime hapësinore është për të qenë pjesë e eksplorimeve ndërkombëtare të hapësirës dhe e rrjeteve shkencore dhe akademike me të cilat bashkëpunon në nivel ndërkombëtar.
Cilat janë benefitet dhe si e prek kjo qytetarin? Me siguri e dini që Kina ka një zhvillim digjital të jashtëzakonshëm dhe atje tani po flitet për 6G.
Vënia e satelitëve të rinj, të gjeneratës së re nga hapësira e ndihmon direkt këtë. Interneti është shumë i lirë në Kinë dhe i aksesueshëm kudo, Është bërë e mundur që edhe në fshatin më të humbur të vendit bëhet tregti online.
Roveri Zhurong (CMG)
CMG: Një tjetër risi e Kinës është zemra e re artificiale. Ka shanse që të jetë në dobi të njerëzimit?
Dr. Ylber Marku: Ka shumë shanse. Sa i përket zemrës artificiale do të theksoja se kjo është në vazhdën e shumë kërkimeve që janë bërë me qelizat staminale dhe është rrjedhojë e zhvillimeve të jashtëzakonëshme teknologjike dhe shkencore në Kinë. Në 15 vitet e fundit zhvillimet shkencore janë të gjithanëshme në të gjitha fushat. Kina po bëhet pikë reference në shkencë në rang botëror, për sa i përket këtyre fushave si mjekësia, biologjia, shkencat e ambjentit. Kjo është rrjedhojë e politikave, e financimeve të mëdha qeveritare për kërkime shkencore, por i përgjigjet dhe nevojave të vendit. Në rang botëror ka rreth 26 milion njerëz që kanë probleme të rënda me zemrën të cilëve u nevojitet transplant dhe gjysma e tyre janë në Kinë. Nuk ka mjaftueshëm dhurime dhe për këtë arësye kjo i përgjigjet nevojave të shoqërisë kineze, rrjedhojë e zhvillimeve shkencore në Kinë.
CMG: Ky është një lajm i mirë që do të ketë efektin e vet edhe jashtë Kinës. Pas kësaj bisede le të flasim për ju. Sa vite keni në Kinë dhe me se merreni?
Dr. Ylber Marku: Unë jam historian i Luftës së Ftohtë. Në Kinë jap lëndë që kanë të bëjnë me historinë europiane. Kërkimet e mia lidhen me Kinën dhe Shqipërinë gjatë Luftës së Ftohtë. Kam shkuar në Kinë për të mësuar gjuhën dhe të kem akses në arkiva, të njoh vendin që është pjesë e studimeve të mia. Kam qenë më parë në Hong Kong 4 vjet dhe më pas kam shkuar në Kinën kontinentale. Kam patur një ndërprerje gjatë pandemisë dhe jam kthyer vjet në Kinë.
Jam mirë, është një universitet shumë i mirë ku punoj dhe ndjehem i vlerësuar. Është një nga 5 universitetet më të mirë në Kinë.
Zemra artificiale (CMG)
CMG: Je përshtatur mirë në Kinë sa ta shohësh të ardhmen e afërt atje?
Dr.Ylber Marku: Kina është një vend shumë i mirë dhe asgjë që mund të trazojë dhe traumatizojë jetën nuk ndodh. Ndjehem shumë i vlerësuar dhe në përgjithësi shoqëria kineze ka një mikpritje të jashtëzakonëshme ndaj të huajve dhe ndjehem mirë.
CMG: Studimet tuaja i keni përshfaqur në ndonjë botim?
Dr. Ylber Marku: Unë kam botuar nëpër revista, madje tani në gusht do të jetë një botim në një revistë të famshme në rand botëror sa i përket studimeve të Luftës së Ftohtë në Universitetin e Harvardit në SHBA. Në shtator do të shkoj si “visiting professor” në “Wilson Center” në Uashington. Unë kam patur mundësinë që nëpërmjet Kinës të bëhem pikë reference për sa i përket studimeve të Luftës së Ftohtë dhe u jam mirënjohës për vlerësimin që më kanë dhënë. Tani po punoj për librin tim të parë dhe në vijim një të dytë, që do të jenë në gjuhën angleze dhe ka mundësi të botohet nga një shtëpi botuese në Angli, por mund të botohet dhe në Universitetin e Harvardit si pjesë e një kolane për Luftën e Ftohtë.Besoj se nga fillimi i vitit tjetër do ta dorëzoj për publikim.
Intervistoi Eda Merepeza