Foto:VCG
Zona e Portit Tokësor Ndërkombëtar Urumqi në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore është në rrugën e duhur për t'u bërë një pol i rëndësishëm rritjeje që fuqizon hapjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Me një sipërfaqe të planifikuar prej 67 km katrorë, që përmban Qendrën Hekurudhore Ekspres Urumqi Kinë-Evropë dhe një zonë gjithëpërfshirëse, porti tokësor është një projekt historik në ndërtimin e zonës thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.
Kur inspektoi Portin Tokësor Ndërkombëtar Urumqi, gjatë vizitës në Xinjiang javën e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se Xinjiang-u është shndërruar nga një zonë relativisht e mbyllur drejt një zone të hapur, pasi vendi po promovon zgjerimin e hapjes, zhvillimin e rajoneve perëndimore dhe ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi avancimin e ndërtimit të zonës thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe përfshirjen e strategjisë rajonale të hapjes së Xinjiang-ut në planin e përgjithshëm të vendit duke u hapur me Perëndimin.
Ai theksoi rëndësinë e inovacionit të sistemit për një ekonomi të hapur, duke nxitur ndërtimin e korridoreve të mëdha hapëse, duke shfrytëzuar më mirë tregjet dhe burimet vendase dhe ndërkombëtare, si dhe shërbimin dhe integrimin aktiv në modelin e ri të zhvillimit.
Që nga fillimi i ndërtimit të tij në vitin 2015, zona e portit tokësor ka thithur mbi 30 miliardë juanë (4.44 miliardë dollarë) investime dhe ka tërhequr më shumë se 340 ndërmarrje. Aty është zbatuar gjithashtu një projekt i tregtisë elektronike ndërkufitare.
Deri në qershor 2022, zona e portit tokësor kishte operuar më shumë se 5900 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë përmes 21 rrugëve që lidhin 26 qytete në 19 vende dhe rajone evropiane dhe aziatike. Trenat transportojnë mbi 200 kategori mallrash, duke filluar nga nevojat e përditshme dhe veshjet deri te pajisjet mekanike dhe materialet e ndërtimit.
Nisma “Një brez, një rrugë”, e cila inicioi një perspektivë të re për hapjen e Kinës, ka ofruar gjithashtu mundësi të paprecedentë për Xinjiang-un, i cili ndodhet në zemër të Rrugës së lashtë të Mëndafshit.
Që nga nisja e shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë dhe Kinë-Azinë Qendrore, Porti Horgos dhe “Alataw Pass”, të dy portet kryesore hekurudhore në Xinjiang, kanë regjistruar një numër të kombinuar prej më shumë se 50.000 udhëtimesh me trena mallrash në hyrje dhe në dalje.
Ndërkohë, vendi ka krijuar 55 platforma hapjeje dhe zhvillimi të industrisë në nivel kombëtar në Xinjiang. Këtu përfshihen zonat e zhvillimit ekonomik Kashgar dhe Horgos, të cilat kanë krijuar kushte të favorshme për nxitjen e investimeve dhe tërheqjen e grupimeve industriale.
Rajoni regjistroi mbi 67.4 miliardë juanë lidhur me tregtisë së jashtme në pesë muajt e parë të vitit, me një rritje prej 30.9 për qind në bazë vjetore.