Shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër janë në prag të manifestimeve me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2021/22. Më 17 qershor fillojnë aktivitetet e këtyre shkollave. Së pari me krijimtarinë letrare të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe për fëmijë Bedri Dedjes sqaron koordinatori i shkollave shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu.

Edlira Dedja (Burimi facebook)

Edlira Dedja (Burimi facebook)

Aktiviteti zhvillohet në bibliotekën “Pestalozzi“ në Zürich (Bibliothek Hardau, Norastrasse 20 Zürich)

Në veprimtari marrin pjesë Alessandro Castriota Scanderbeg (stërnip i heroit tonë kombëtar Skënderbeu), Rita Petro poete dhe drejtoreshë e botimeve ALBAS, Edlira Dedja, vajza e autorit, Dr. Vaxhid Sejdiu drejtues dhe organizator i mbrëmjes, Suela Jorgaqi drejtoreshë e Bibliotekës.

Për Radio Ejani kanë folur Dr. Vaxhid Sejdiu drejtues dhe organizator i mbrëmjes si dhe Edlira Dedja, vajza e autorit Bedri Dedja.

CMG:Z. Sjediu për ata që nuk e dine, cili është angazhimi juaj me shkollat shqipe dhe kur ka nisur?

Dr.Vaxhid Sejdiu: Mundohemi që nëpërmjet formave të ndryshme të jemi sa më afër atdheut, sepse në këtë formë ne qëndrojmë në vijimësi të kulturës shqipe. Kjo nuk është vetëm për ne, por edhe për fëmijët të cilët lindin dhe rriten larg atdheut.

CMG: Ku keni lindur ju?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Kam lindur në Kumanovë. Shkollën fillore edhe të mesmen e kam mbyllur aty dhe më pas kam vijuar studimet e larta në Prishtinë. Kam përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe kam punuar disa vite në këtë profesion.

CMG: Si i kujtoni vitet e fëmijërisë në Komanovë?

Foto Cover Dr. Vaxhid Sejdiu (Burimi facebook)

Foto Cover Dr. Vaxhid Sejdiu (Burimi facebook)

Dr. Vaxhid Sejdiu: Fëmijëria ime ka qenë një dëshirë e flaktë për të rrugëtuar në dije. Unë kujtoj që të gjithë të rinjtë e asaj kohe qëllimin kryesor e kanë pasur si të rriten sa më lart në rrugën e arsimit.

Kjo mungonte në atë kohë dhe ishte i vogël numri i klasave që pranonin nxënës.

CMG: A i kujtoni mësuesit e parë që kanë qenë gurë themeli në arsimimin e të rinjve të asaj kohe?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Në Maqedoninë e Veriut ka shumë mësues që kanë dhënë kontributin e tyre për rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Gjithë gjeneratat e mësuesisë marrin meritat e tyre sepse kanë dhënë një ndihmë të madhe veçanërisht në ato lëndë që kanë pasur nevojë për më shumë vëmendje, siç është edhe gjuha shqipe.

CMG: A ka ende mangësi në mësues të gjuhës shqipe?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Jo. Kudo ku ka shqiptarë sot ka një tjetër qasje, ka mësues dhe i është dhënë rëndësi nga viti në vit kësaj çështje.

Sot të gjithë arsimohen nga vendi me i largët tek vendi më afër pra mundësinë e kanë.

CMG: A do të zgjidhnit të ktheheshit në Kumanovë një ditë për të ushtruar misionin si mësues?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Nga atdheu ne nuk jemi ikur, jemi larguar sepse na bie e rëndë si fjalë ikja. Unë kam ikur për arsye sepse ishte i madh numri i njerëzve të arsimuar që nuk gjenin hapësirë dhe largoheshin për një periudhë të caktuar nga vendi ku jetonin me të vetmin qëllim që mos ndryshojnë gjërat dhe ne një ditë të ktheheshim në vendin tonë.

Një fjalë e urtë thotë " Guri peshon në vend të vet" Patjetër ndoshta në një të ardhme kthehem dhe jo vetëm unë, por i pjesa dërmuese e mërgimtareve shqiptarë.

Presidenti Meta vlerëson akademikun dhe shkrimtarin e shquar Bedri Dedja (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (Burimi Pr

Presidenti Meta vlerëson akademikun dhe shkrimtarin e shquar Bedri Dedja (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (Burimi Pr

CMG: Cilat janë vlerat e mësuara nga ajo periudhë në të cilën keni jetuar?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Vlerat më të larta kanë qenë dhe vijojnë të jenë ruajtja e traditës së vendosjes së emrit. Unë edhe fëmijëve të mi ju kam vendosur emra shqiptarë. Vajza e madhe quhet Donika, e dyta Nora dhe djali Petrit. Kjo do të thotë ta vlerësosh dhe duash gjuhën dhe kulturën kombëtare.

CMG: Shkollat Shqipe në Zvicër a janë krijuar si shkak i këtij misioni?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Ne Zvicër janë hapur kalasat shqipe qysh në vitet ‘90 të shekullit të kaluar dhe në këto tri dekada kanë funksionuar.

Në përgjithësi pikat kanë qenë për prindërit që duan të mësojnë fëmijët me gjuhën amtare. Në 2019 ne pamë që kishte një ulje të ndjeshme të nxënësve që duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Ndaj Ambasadat bashkëpunuan për të nxitur pjesëmarrjen e këtyre të fundit. Në Zvicër ka disa rregulla, sepse shteti të ofron të gjithë infrastrukturën, ndërsa mësuesit paguhen nga ana e prindërve.

Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në fushën e arsimit për të futur edhe nivelin e teknologjisë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur.

CMG: Sa nxënës dhe sa shkolla shqiptare ka në Zvicër?

Dr. Vaxhid Sejdiu: Ka mbi 100 pika shkollore dhe me qindra nxënës dhe kemi angazhuar nga 35 mësues nga të gjitha trojet shqiptare dhe mundohemi që gjuhën amtare ta ofrojmë për ta sa më afër që kanë mundësi. Në bëjmë vetëm gjuhën dhe kulturën amtare.

Pas një përpjekje që kemi bërë ne si grup mësuesish për të krijuar një tekst për nivelin e parë dhe sapo kanë dalë nga shtypi dhe jemi në pritje edhe për nivelet e tjera.

CMG: Shkollat Shqipe në Zvicër do të nisin nje sërë eventesh për të cilat ju po punoi dhe e para nis me vlerësimin e figurës letrare Bedri Dedja. Si do të mbahet ky organizm?

Dr.Vaxhid Sejdiu: Ne gjatë gjithë vitit bëjmë organizime me karakter të tillë që ndihmojnë në zhvillimin e kulturës shqipe, ndaj edhe në mbyllje të ciklit të studimeve ne ofrojmë një hapësirë për të rinjtë që të prezantohen tek bashkëmoshatarët e tyre.

CMG: Cilët do të jenë pjesëmarrësit?

Dr.Vaxhid Sejdiu: Aktiviteti zhvillohet në bibliotekën “Pestalozzi“ në Zürich (Bibliothek Hardau, Norastrasse 20 Zürich), nga ora 19:30 – 21:00 Pjesmarrës do të jenë Alessandro Castriota Scanderbeg (stërnip i heroit tonë kombëtar Skënderbeu), Rita Petro, poete dhe drejtoreshë e botimeve ALBAS, Edlira Dedja, vajza e autorit, Dr. Vaxhid Sejdiu drejtues dhe organizator i mbrëmjes, Suela Jorgaqi drejtoreshë e Bibliotekës.

CMG: Cili është mesazhi juaj si koordinator i shkollave shqipe në Zvicër?

Dr.Vaxhid Sejdiu: Ju bëj thirrje prindërve që të nxisin fëmijët të respektojnë dhe mësojnë gjuhën e kulturën shqipe.

Sigurisht që prindërit që jetojnë larg e kanë detyrim sepse pasuria e të gjithëve fëmijëve është gjuha amtare dhe apeloj që t’ua lënë amanet fëmijëve.

I drejtohemi së bijës së shkrimtarit Bedri Dedja, Edlirës, për të mësuar më shumë rreth veprimtarisë.

CMG: Edlira, si ndiheni që babai juaj vlerësohet brenda dhe jashtë trojeve shqiptare?

Shkollat Shqiptare ne Zvicer (Burimi Gazeta Koha Jone)

Shkollat Shqiptare ne Zvicer (Burimi Gazeta Koha Jone)

Edlira Dedja: Mua më kujtohen fjalët e babait tim, që thoshte dikur "Kultura që merr fëmija që në vogëli është vendimtare për të ardhmen e tij ose të saj. Kjo mbremje organziohet nga shkollat shqipe në Zvicër unë jam e ftuar, por magjia e kësaj mbremje do të jenë interpretimet e fëmijëve

CMG: Cilat janë fjalet që përkufizojnë më së miri babain tuaj?

Edlira Dedja: Si bija e tij, unë mund të dëshmoj që Bedri Dedja ishte gjithçka që mund të simbolizojë artin e të rriturit të fëmijës.

Fjala e tij ishte e magjishme gjithçka qe pritej ndodhej aty, bukuria deri tek ëndrrat apo besimi për të ardhmen. Si njohës i hollë i kërkesave të letërsisë për fëmijë ai shprehej së forca e letërsisë është e pa llogarishme në arsimimin e njerëzve, përralla është shkolla e parë , auditori në të cilin foshnja merr edukatë.

CMG: A jeni kujdesur për botimet e tij?

Edlira Dedja: Vitet e fundit unë jam përpjekur qe t’ia digjitalizoj librat dhe së shpejti do të publikohet edhe një kolanë nga shtëpia botuese Albas.

CMG: A jeni krenare për figurën e babait tuaj?

Edlira Dedja: Patjetër që jam, madje do të theksoja disa nga fjalët e shkrimtarit Viron Kona, i cili thote se Bedri Dedja nuk është më mes nesh, por e kemi atë nëpërmjet librave. Ndodh si me yjet që ndonëse ndodhet miliadra kilomentra larg nesh, ndodh që kur shuhen na dërgojne dritën e tyre.

Intervistoi: Megi Latifi