Foto nga VCG
Iniciativa kineze “Një brez, një rrugë” (BRI) ofron mundësi të mëdha për bashkëpunimin Kinë-Britani në fusha si biznesi, ndryshimet klimaterike, shkëmbimet e personelit, arsimi dhe turizmi, thanë ekspertët britanikë gjatë një konference treditore të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Konferenca Ndërdisiplinore mbi “Një brez, një rrugë”, që mblodhi së bashku ekspertë, akademikë, praktikues dhe drejtues biznesi, u zhvillua në universitetin britanik “Lancaster”, gjatë së cilës të pranishmit diskutuan mbi ndikimet e nismën kineze nga këndvështrime të ndryshme.
“Unë mendoj se një nga gjërat e mrekullueshme të nismës “Një Brez, një rrugë” është fokusi te shkëmbimet njerëz me njerëz, duke mbështetur arsimin dhe turizmin. Këto gjëra janë shumë të rëndësishme nëse do të jemi në gjendje të vazhdojmë si një komunitet global”, -deklaroi për “Xinhua” Ollie Shiell, shefi ekzekutiv i Komitetit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Kinën.
“Për mua është shumë e qartë që Mbretëria e Bashkuar dhe Kina bien dakord për më shumë gjëra sesa nuk pajtohen”, -tha Shiell, duke shtuar se ajo që duhet bërë është fokusimi në ato fusha të bashkëpunimit, si për shembull ndryshimet klimaterike.
David Percival, kryetar i Forumit Mançester-Kinë, tha se ai beson se angazhimi i gjelbër i nismës BRI mund të ndihmojë vendet të merren me çështjet globale.
“E shikoj me shumë pozitivitetet angazhimin e gjelbër të “Një brez, një rrugë” dhe po ashtu edhe paraqitjen në një kuptim të mirë të kësaj nisme në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që ne mund të kuptojmë se si të punojmë me Kinën për çështje kyçe si ndryshimi klimaterik”, -tha Percival.
“Ka mundësi plotësuese midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës”, -deklaroi Percival, duke shtuar se ndërmarrjet kineze mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale britanike, nëpërmjet zhvillimit të projekteve të rëndësishme të infrastrukturës dhe krijimit të shumë mundësive për punë.
“Mos mendoni se “Një brez, një rrugë” është diçka shumë larg nga Mbretëria e Bashkuar. Nuk është. Angazhimi dhe mirëkuptimi i Kinës dhe i iniciativave të Kinës funksionon shumë mirë për ne”, -bëri të ditur Percival, duke nënvizuar se angazhimi i gjelbër i nismës BRI do të jetë një mundësi e madhe biznesi.
Në ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërdisiplinore, Zheng Xiyuan, konsulli i përgjithshëm i Kinës në Mançester, i përmblodhi tiparet e reja të nismës “Një brez, një rrugë” në akronim “GIVE”, që do të thotë “e gjelbër”, “inovacion”, “vizualitet” dhe “edukim”.
Profesor Zeng Jinghan, kreu i Konsorciumit Kërkimor të Nismës “Një brez, një rrugë” i Universitetit të Lancasterit (LUBRIC), deklaroi për “Xinhua” se ekziston një konsensus i gjerë midis akademikëve britanikë dhe udhëheqësve të industrisë që Mbretëria e Bashkuar duhet të kuptojë më shumë rreth nismës BRI, e cila do të ketë një ndikim në të ardhmen e botës.
“Nisma “Një brez, një rrugë” ka ndikime të rëndësishme politike, sociale, ligjore dhe mjedisore”, vuri në dukje Zeng.
Sipas tij, personat e përfshirë në sektorin financiar britanik janë shumë të interesuar për këtë nismë të Kinës, sepse ata mendojnë se sjell shumë mundësi biznesi.