Foto: VCG
Katër Maji është Festa e Rinisë në Kinë. Në këtë ditë të veçantë le t’i hedhim një sy historive të vullnetarëve të rinj kinezë...
Që prej janarit të këtij viti në disa krahina kineze, duke përfshirë provincën Guangdong, ka shpërthyer epidemia e koronavirusit të ri. Por vullnetarët e rinj kinezë krijuan një mur njerëzor për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Sipas statistikave, vetëm në provincën Guangdong, 384 mijë e 700 të rinj morën pjesë në shërbimet vullnetare, duke shërbyer për plot 6 milionë e 148 mijë orë.
“Të jesh në gjendje të ndihmosh të tjerët përjeton një ndjenjë arritjeje, sepse duke u siguruar atyre nevojat bazë, zemra të lumturohet”. Luo Zaiyan është një vajzë nga provinca Guizhou, e cila punoi si kalorëse në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong. Komuniteti i saj u bë një zonë e kontrolluar, ndaj garancia e materialeve të jetesës për banorët e këtij rajoni, ishte një pjesë e rëndësishme e punës së furnizuesve. Ajo drejtoi një ekip kalorësish prej më shumë se 20 vullnetarësh, duke shpërndarë materiale të ndryshme shtëpi më shtëpi dhe kontribuuar jo pak në parandalimin e epidemisë në komunitet.
Luo Zaiyan përgjigjej për regjistrimin e banorëve dhe përgatitjen e materialeve bazë të jetesës për to. Ndonëse kjo detyrë kishte shumë impenjim dhe i mori pjesën më të madhe të kohës, sërish Luo Zaiyan e bëri me shumë kënaqësi punën vullnetare.
Studentët He Chunbin dhe Zhong Shuting ndihmuan në regjistrimin e informacioneve në pikën e testimeve të acidit nukleik në qytetin Donguan të provincës Guangdong. Meqenëse s’mund të ktheheshin në universitet për shkak të rregullave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, ata e shfrytëzuan këtë rast për të shërbyer si vullnetarë. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të ndihmuar njerëzit.
Për një orë të plotë, Zhu Yi, një vullnetar i këshillimit psikologjik nga qyteti Shenzhen dhe një vajzë 17-vjeçare, bashkëbiseduan në mjedise familjare, duke ndihmuar në largimin e pagjumësisë apo kthimin e humorit. Zhu Yi është një këshilltar kombëtar psikologjik i nivelit të dytë. Ai iu bashkua shërbimeve vullnetare për të dëgjuar problemet, dhimbjet dhe andrrallat e banorëve në zonat e mbyllura dhe të kontrolluara, duke lehtësuar sadopak frikën, depresionin, ankthin dhe ndjesi të tjera me metodat efektive të vetërregullimit. Sipas tij, "luhatjet emocionale janë shumë të zakonshme gjatë epidemisë, prandaj dua që dielli të shkëlqejë në zemrat e njerëzve."
Tani në provincën Guangdong u arrit rikthimi në normalitet i jetës dhe zhvillimit ekonomik.
Foto: VCG
Më 18 prill zonat me rrezik të lartë në Jilin iu rikthyen normalitetit, duke lënë pas edhe kujtimet për punën e palodhur të të rinjve vullnetarë.
"Ju lutemi vini maskën dhe mbani një distancë prej një metri!","Ju lutemi hapni kodin tuaj shëndetësor dhe kartën e itinerarit!"... Në një komunitet në Zonën e Zhvillimit Ekonomik të qytetit Jilin, vullnetarët po ndihmojnë stafin e komunitetit për të regjistruar informacionin për banorët në pikat e testimit të acidin nukleik. Në këtë komunitet ka mbi 3 mijë banorë dhe që nga ora 6 e mëngjesit banorët vijnë njëri pas tjetrit në pikën e testimit. Temperatura jashtë është minus 10 gradë Celsius dhe duart e vullnetarëve që mbajnë stilolapsin ngrijnë shpejt, ndërsa maska mbrojtëse mbulohet nga akulli për shkak të frymëmarrjes.
Gjatë pushimit të drekës, Xu Xiaoqing, vullnetare në pikën e testimit të acidit nukleik, heq dorezat dhe shikon gishtat e saj të bëra të bardha prej bulëzave të djersës. Kur ndez telefonin, ajo shikon një foto të veçantë. Para punës në mëngjes herët, Xu i kishte dërguar të dashurit të saj një foto me formën e zemrës, të cilën ai ia ka rikthyer duke e kombinuar me fotot e të dyve së bashku. "Kjo është një foto e veçantë." – thotë Xu Xiaoqing, e cila tregon se epidemia ndryshoi planin e tyre për të bërë fotot e dasmës. Kur i dashuri i saj iu kushtua punëve për kontrollin dhe parandalimit të epidemisë, edhe Xu u regjistrua si vullnetare për të bërë të njëjtën punë.
“Tani është koha më e vështirë për vendlindjen time. Sikur edhe një forcë më shumë, e bën më të afërt suksesin ndaj Epidemisë” - thotë Xu Xiaoqing.
Foto: VCG
Epidemia në Shangai po tërheq shumë vëmendje. Tani shumë të rinj janë regjistuar për të marrë pjesë në punët e vullnetarëve.
Gao Wei që banon në distriktin Jiading të qytetit Shangai, gdhihej herët në mëngjes duke bërë seriozisht dezinfektimin, për të veshur më pas veshjet mbrojtëse. Në 24 orët e ardhshme ai do të shkojë në zonën e mbyllur për t'u shërbyer banorëve që qëndrojnë në shtëpi. Një nga detyrat e përditshme të Gao Wei ishte klasifikimi i materialeve dhe dërgimi i tyre në familjet e banorëve. Dorëzimi i "100 metrave të fundit" në Shangai u bë me dorë nga vullnetarë si Gao Wei.
Gao tha: "Kam fituar shumë dhe kam takuar shumë njerëz dhe gjëra që ia vlen të vlerësohen dhe preken. Shangai tani po garon me kohën. Shpresoj se së bashku mund të mbajmë një qëndrim optimist dhe pozitiv, duke besuar se së shpejti do të jemi në gjendje ta kapërcejmë sërish Epideminë”.
Ekipi i Chen Zixuan, Doktor në Inxhinieri Civile në Komunitetin Tieling të Universitetit Tongji, mori nismëm për të zhvilluar një sistem informacioni inteligjent të menaxhimit për komunitetin studentor. Ekipi zhvilloi një sistem regjistrimi të kodit të skanimit të acidit nukleik dhe prodhoi një bazë të dhënash për informacionet bazike të rreth 1 mijë studentëve. Barkodi i "Dokumentit Elektronik të Përkohshëm të Komunitetit të Tieling University Tongji", është një ndihmë më shumë për parandalimin e Epidemisë. (Çang Çuo)