Më shumë studentë të huaj nga Shkolla e Shkëmbimit Ndërkombëtar në Universitetin e Teknologjisë Taiyuan në provincën Shanxi po dyfishojnë përpjekjet e tyre për të mësuar kinezisht dhe për të kuptuar kulturën kineze.
Studentët e huaj nga kjo shkollë u mblodhën javën e kaluar për të festuar Ditën vjetore të Gjuhës Kineze të OKB-së, duke prezantuar kaligrafinë e tyre kineze, këngët dhe operën tradicionale kineze.
Në vitin 2010, Kombet e Bashkuara zgjodhën Guyu si Ditën e Gjuhës Kineze, e gjashta nga 24 termat diellorë në kalendarin tradicional hënor, për të nderuar Cangjie, i cili konsiderohet shpikësi i germave kineze.
"Në fillim mësova kinezisht thjesht sepse doja të shikoja filma kinezë pa titra",- tha Hoang Thi Van, një studente 21-vjeçare nga Vietnami. “Gradualisht, kuptova se kultura kineze është e gjerë dhe e thellë, gjë që më bëri më të interesuar”.
Pothuajse të gjithë fëmijët vietnamezë rriten duke parë filma kinezë dhe drama televizive, veçanërisht “Xiyouji” (Një udhëtim në perëndim), që e shikonim çdo pushim veror", - tha ajo. "Më pas mësuam esetë e Lu Xun në shkollë. Ndjeva se fjalët e Lu ishin të mrekullueshme, kështu që dëshiroja të lexoja versionet origjinale kineze".
Ajo kishte disa njohuri bazë në të folurën dhe leximin e kinezishtes përpara se të vinte në Kinë tre vjet më parë, por e pa se ishte një sfidë e madhe të shkruante germat kineze. Për të kujtuar më mirë karakteret kineze, ajo praktikonte kaligrafinë në kohën e lirë si hobi.
"Dua të mësoj më shumë për kulturën kineze dhe jetën e popullit kinez",- tha ajo. “Pas kthimit në vendin tim, do të zgjedh një punë që lidhet me gjuhën kineze, si përkthyese e kinezishtes ose do të bëhem mësuese e e kësaj gjuhe”.
Për aktivitetin, Emegwakor Anthony Ugochukwu interpretoi një pjesë të operës tradicionale kineze në gjuhë të rrjedhshme kineze.
Studenti 26-vjeçar nga Nigeria erdhi në Kinë në vitin 2019 dhe filloi të mësonte kinezisht në një universitet në Xiamen në provincën Fujian.
Në shtator 2020, ai u pranua në shkollë si student pasuniversitar.
“Shpresoj të çoj teknologjinë e avancuar të Kinës në vendlindjen time pas studimeve në Kinë, si dhe të prezantoj kulturën tonë me miqtë e mi kinezë”, - tha ai. “Tani ky synim po arrihet hap pas hapi me përpjekjet e mia dhe me ndihmën e mësuesve të mi”.