Pjesmarësit në veprimtari (Foto nga Facebook)

Pjesmarësit në veprimtari (Foto nga Facebook)

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës kineze në Kombet e Bashkuara, Instituti Konfuci në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës mikpriti veprimtarinë me temë “Kinezishtja, urë lidhëse”, e cila zhvillohet çdo vit në ditën tradicionale kineze “Guyu”.Të pranishëm në veprimtari ishin ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, zëvendës rektori i Universitetit të Tiranës, Dr. Bernard Dosti, stafi i Institutit Konfuci, nxënës dhe studentë të tij dhe familjarë të tyre.

Drejtori shqiptar i Institutit Konfuci, Erion Malaj tha se pas dy vjetësh të zhvillimit online, për shkak të pandemisë Covid 19, konkursi “Kinezishtja-urë lidhëse” rikthehet.

Drejtori i Institutit Konfuci Erion Malaj (CMG)

Drejtori i Institutit Konfuci Erion Malaj (CMG)

Konkursi “Kinezishtja-urë lidhëse teston dijet në këtë gjuhë të nxënësve dhe studentëve shqiptarë”

Ai prezantoi jurinë e konkursit të përbërë nga sinologë, përfaqësues të ambasadës kineze në Tiranë, si dhe të ftuarit.

Ambasadori Zhou Ding në veprimtari (Foto nga Facebook)

Ambasadori Zhou Ding në veprimtari (Foto nga Facebook)

Përpara nisjes së konkursit pjesmarrësit i përshëndeti ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding, i cili u shpreh se:

“Duke parë që kaq shumë studentë të rinj, e duan dhe e mësojnë gjuhën kineze dhe do të shpalosin arritjen e tyre mësimore dhe talentin në këtë konkurs, kam shumë pritshmëri për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ky konkurs është bërë një markë e mirënjohur e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë. Shpresoj që garuesit të vazhdojnë të mësojnë gjuhën kineze me këmbëngulje dhe lumturi dhe të bëhen ambasadorë të miqësisë mes Kinës”

Ambasadori kinez me një nga fitueset e konkursit (Foto Facebook)

Ambasadori kinez me një nga fitueset e konkursit (Foto Facebook)

Kulmin veprimtaria e shënoi me performimet e nxënësve dhe studentëve, pjesë e konkursit të sivjetëm “Kinezishtja urë lidhëse”, ku 7 vogëlushet, Vesa,Perla, Liora, Anel, Mansi Klea dhe Anja interpretuan në kinezisht pjesë nga letërsia kineze. Përballë jurisë shpalosët njohuritë e tyre në kinezisht nxënësit e shkollave të mesme, Henri dhe Lamberti, për të vijuar më pas me studentët universitarë Serilda, Ana, Griselda, Era dhe Brikelda.

Në cilësinë e anëtarit të jurisë së konkursit, sinologu Iljaz Spahiu e vlerësoi njohuritë e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në kinezisht

“Jam shumë i surprizuar nga niveli i tyre. Sidomos fëmijët e fillores ishin me të vërtetë të mrekullueshëm. Duke patur parasysh që kanë një kohë të shkurtër që po mësojnë kinezisht. Kishte disa prej tyre që ishin shumë të saktë dhe në shqiptim. Mund të them me të vërtetë që jam i surprizuar dhe nuk e mendoja që Instituti Konfuci mund të kishte përgatitur studentë kaq të mirë dhe që të arrijnë në një nivel të kinezishtes për t’u përgëzuar”, u shpreh sinologu Iljaz Spahiu

Ndeshje ping-pongu midis ambasadorit Zhou Ding dhe ish ambasadorit Kujtim Xhani (Foto:CMG)

Ndeshje ping-pongu midis ambasadorit Zhou Ding dhe ish ambasadorit Kujtim Xhani (Foto:CMG)

Në mjediset e Institutit Konfuci të Tiranës kjo ditë u kthye në një festë, që startoi me një ndeshje ping-pongu midis të pranishmëve, ku në njërën nga ndeshjet garuan ambasadori kinez Zhou Ding dhe ish ambasadori shqiptar në Pekin, Kujtim Xhani. Për të pranishmit pati shfaqje në tai chi, këngë dhe recitime nga nxënësit, studentët dhe profesorët e Institutit.

Juria shpalli dhe fituesit e edicionit të sivjetëm të konkursit “Kinezishtja urë lidhëse”, me çmime për tre grupet shkollore pjesmarrëse, fillore, të mesme dhe universitare. Ndarja e çmimeve të para u krye nga ambasadori i Kinës Zhou Ding. Përfaqësues nga Kompania “Bankers”, një ndër sponsorët e veprimtarisë shpërndau libra për nxënësit dhe studentët pjesmarrës në konkursin “Kinezishtja, urë lidhëse”

Kinezishtja është një nga gjuhët më të vjetra të botës dhe më e folura deri më sot. Ajo është një nga gjashtë gjuhët e punës në Kombet e Bashkuara. Dita e Gjuhës Kineze u propozua nga OKB-ja në 2010 për të festuar shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor. 20 prilli përkujton Cang Jie, i cili sipas legjendës krijoi karakteret kineze para 5000 vjetësh.

Tematika e konkursit “Kinezishtja urë lidhëse” e këtij viti është “E gjithë bota një familje”. Në botën e sotme që po përballet me sfida të shumta ky parim që buron nga kultura 5 mijë vjeçare kineze, promovon shkëmbimet kulturore, duke ndërtuar komunitetin e të ardhmes së përbashkët për njerëzimin.

Posteri i veprimtarisë Kinezishtja, urë lidhëse (Foto Facebook)

Posteri i veprimtarisë Kinezishtja, urë lidhëse (Foto Facebook)

Konkursi “Kinezishtja urë lidhëse” këtë vit kishte edicionin e tij të katërt në Shqipëri. Ai është një konkurs ndërkombëtar për aftësitë e nxënësve dhe studentëve, i sponsorizuar nga Zyra e Këshillit Ndërkombëtar të gjuhës kineze (Hanban) në Pekin dhe është i njohur në shkëmbimet kulturore dhe arsimore në mbarë botën. Konkursi mbahet çdo vit dhe organizohet dhe realizohet nga komiteti organizativ. Deri më tani, mbi 600.000 studentë nga 110 vende kanë marrë pjesë në konkurs.

Eda Merepeza