Foto: VCG

Foto: VCG

Dogana e qytetit Ningbo publikoi APP “Kalimi i Doganës së Importit të Mallrave të vendeve të EQL-së”

Ditët e fundit u publikua APP, “Kalimi i Doganës së Importit të Mallrave të vendeve të EQL-së”, prodhuar nga Dogana e qytetit Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës. Kjo APP ka dizenjuar një ndërfaqe të dyfishtë për sipërmarrjet dhe individët, me funksione të integrimit paralel, mbikëqyrjes, inspektimit dhe karantinës etj., në mënyrë që të plotësojë nevojat e të gjithë procesit të zhdoganimit të importit të mallrave të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sipas statistikave doganore, tregtia totale dypalëshe midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në vitin 2021, ishte 863.06 miliardë juanë, duke u rritur me 23.3% në krahasim me vitin 2020; vëllimi total i importit ishte 220.92 miliardë juanë, 18.3% më shumë se në vitin 2020. Importet e Ningbo nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, arritën në 7.68 miliardë juanë, ose146.2% në krahasim me vitin 2020, ndërsa vetëm vlera e importit përbënte 3.48% të totalit të Kinës.

"Në fund të vitit 2021 sektorët përkatës lokalë zhvilluan dëgjesa për të mësuar problemet dhe vështirësitë e importuesve të mallrave dhe kompanive të agjentëve të Evropës Qendrore dhe Lindore në procesin e zhdoganimit të importit" - tha Liang Qiping, drejtor i Sektorit të Punës për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të Doganës Ningbo. Ai tha gjithashtu se "për të zgjidhur këto vështirësi në hartimin e APP-së, ne përdorëm plotësisht 21 sisteme ekzistuese të biznesit doganor dhe gjithashtu 21 platforma të përpunimit të biznesit të ministrive, komisioneve dhe qeverive vendore të ndryshme për realizimin e lehtësisë së tregtisë së importit dhe për përmirësimin e aplikimit të përdoruesit."

Mësohet se kjo APP përcakton funksione si: udhëzimet e procesit, politikat dhe rregulloret, miratimin e aksesit, deklaratën dhe zhdoganimin, manifestet e fluturimit, masat lehtësuese, kushtet e tregtisë, mallrat e paraqitura dhe kuotat ndërkufitare, pagesa e taksës postare, porositë personale, faturat e taksave personale dhe gjurmueshmëria e mallit. Përdoruesit mund të bëjnë drejtpërdrejt pyetje në lidhje me zhdoganimin e mallrave të importuara nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Liang Qiping, drejtor i Sektorit të Punëve për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të Doganave në Ningbo shtoi: "APP-ja promovon me konceptin e "doganave inteligjente" ndërtimin e Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar të Kinës (Ningbo)-Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, duke ofruar vlerën prej 170 miliardë juanësh për importin nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në pesë vitet e ardhshme. Qëllimi është dyfishimi i vlerës së importit të produkteve bujqësore nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për mallra me vlerë mbi 100 milionë dollarë.”

Foto: VCG

Foto: VCG

Qyteza Qingtian u bë Zonën e Lidhjes së Zonës së Demonstrimit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-EQL

"Gjatë Festivalit të Pranverës shitjet tona të verës së kuqe arritën në mbi 1.5 milion juanë.", tha Zheng Hao, kreu i kompanisë Weilana, i vendosur në qytetin e mallrave të importuara të qytezës Qingtian. Ai tha gjithashtu se 70% e verës së eksportuar nga Mali i Zi në Kinë është bërë nga kompania e tij. 40 kontajnerë dhe më shumë se 670,000 shishe janë importuar në vitin 2021. Kompania e tij është një ndërmarrje e biznesmenëve kinezë jashtë shtetit për tregtinë e importit të verërave me Malin e zi dhe Serbinë.

Qingtian ka 330 mijë persona që jetojnë jashtë Kinës, prandaj ka epërsi të madhe në fushën e tregtisë së importit nga vendet e EQL-së. Sipas sektorit të emigrantëve të qytezës Qingtian, mbi 80 mijë qingtianezë jetojnë në vendet e EQL dhe merren kryesisht me tregtinë ndërkombëtare, duke e çuar vëllimin e përvitshëm tregtar në 20 miliardë juanë. Vetëm në Serbi, 75% e emigrantëve kinezë janë nga Qingtian. Tani kjo qytezë u bë kryeqendra e Lidhjes së Zonës së Demonstrimit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-EQL

Aktualisht 10 kompani të tregtisë me vendet e EQL kanë nisur të dislokohen në qytetin e mallrave të importuara të qytezës Qingtian. Këtu grumbullohen mbi 20 mijë lloje mallrash të importuara, duke përfshirë verë, birrë, vaj etj. nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe vende të tjera.

Qingtian krijoi edhe 16 sportele mallrash në 5 vende, si Çekia, Serbia etj. përmes të cilave do të shiten produktet më karakteristike bujqësore në vendet e EQL. Shumë kompani nga Qingtian janë bërë ofruesit kryesorë të ushqimeve për banorët e vendeve të EQL-së, duke e çuar vëllimin e eksportit në 60 milionë dollarë amerikanë.

Sipas Sun Chengyan, drejtor i Qendrës së Ndërtimit dhe Zhvillimit të Zonës Pilot të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Kulturor në qytezën Qingtian, do të shfrytëzohen qyteti i mallrave të importuara dhe ai i produkteve bujqësore, për të forcuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe për të zhvilluar një nivel më të lartë në lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, për të përmirësuar nivelin e ekonomisë dhe bashkëpunimin tregtar mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Provincës Zhejiang.


Foto: VCG

Foto: VCG

Ndërmarrjet e qytetit Cangzhou kanë hyrë në rrugën e shpejtë të zhdoganimit

Ditët e fundit dy makina printimi të importuara në kompaninë Tomato Cloud Printing (Cangzhou) në Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) kaluan inspektimin nga departamenti i doganave dhe u vunë me sukses në prodhim. Mësohet se që nga shkurti i vitit të kaluar deri tani, departamenti i doganave ka mbikëqyrur gjithsej 54.272 milionë juanë mallra të importuara nga ndërmarrjet në zonën e bashkëpunimit. Zona e bashkëpunimit operon me “trenin e shpejtë të kalimit të zhdoganimit”, duke favorizuar nxitjen e shpejtë të hapjes ndaj vendeve të EQL-së.

Sipas raporteve, Dogana e Cangzhou ka krijuar një grup të posaçëm për promovimin e zhvillimit të “Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore (Cangzhou)” dhe ka formuluar 17 masa të shërbimit mbështetës, duke përfshirë aksesin në produkte bujqësore dhe ushqimore si dhe lehtësinë e zhdoganimit sipas kushteve lokale. Dogana e Cangzhou bashkëpunon aktivisht me sipërmarrjet kryesore të tregtisë së jashtme për të zgjidhur vështirësitë e tyre.

Me ndihmën e shërbimeve të ndryshme të përshtatshme dhe politikave preferenciale, ndërmarrjet në zonën e bashkëpunimit kanë arritur një zhvillim të shpejtë. Kompania Haijie për pajisjet moderne të mësimdhënieve në provincën Hebei është njëra prej tyre në zonën e bashkëpunimit. Si e tillë kompania ka forcuar vazhdimisht bashkëpunimin e saj me Çekinë, Rumaninë etj. "Me politikat preferenciale të zonës së bashkëpunimit, urdhrat e tregtisë së jashtme të kompanisë janë rritur shumë. Shitjet e vitit të kaluar u shtuan me 20% nga viti në vit dhe konkurrueshmëria në treg e produkteve ishte më e fortë." - tha Wang Yong, drejtori i shitjeve i kësaj kompanie. Ai u shpreh gjithashtu se “një fabrikë e krijuar nga bashkëpunimi i kompanisë Haijie dhe një kompanie çeke është vënë në funksion”. Qysh nga viti 2021 janë eksportuar gjithsej 654 grupe mallrash, me vlerë prej 136 milionë juanë.

Njëkohësisht Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) ka arritur një sërë masash lehtësuese për marrjen e certifikatave të origjinës, e cila dëshmon vendin e origjinës ose prodhimit të mallrave. Qysh prej vitit 2021 dogana Cangzhou ka lëshuar gjithsej 20 certifikata të origjinës për sipërmarrjet në zonën e bashkëpunimit, me vlerë prej 1.078 milionë juanë.