Arentina Kola është një 36 vjeçare, e cila ka lindur në fshatin Berishë në Qarkun e Pukës. Në moshë të vogël ajo erdhi në Tiranë dhe më pas u transferua në Shkodër, ku kreu studimet e larta. Ëndrra e saj ka qenë të bëhet mësuese, ndaj studioi për gjuhë dhe letërsi. Kjo ëndërr ka mbetur në sirtar tashmë sepse Arentina pasi mbaroi universitetin u transferua në Itali.
Rrugëtimin e saj profesional e ka nisur në vitin 2008 si fotografe. Ndësa këtë vit Arentina ishte fotografe e “Fashion week Milano 2022”.
CMG: Viti 2008, pse ka qenë vit kthese për ju?
Arentina Kola: Ka qenë vit ndryshimesh dhe vit lëvizjesh. Unë atë vit u nisa drejt Italisë, drejt një jete te re. Jeta ime u ndërtua me sfida të cilat gjatë rrugës rritën karakterin tim. I kujtoj me shumë nostalgji fillesat,sepse kam kaluar në ujëra në të cilat mezi notoja, kur më duhej të mësoja gjuhën apo përshtatesha me tregun e punës.
CMG: A ka qenë e vështirë të filloje punë?
Arentina Kola: Jo nuk ka qenë sepse në natyrën time gjithnjë ka rënë në sy që jam shumë korrekte, shumë e përgjegjëshme dhe i marr gjërat shumë seriozisht. Ndaj, kur kam nisur punë jo në profesionin tim, gjithnjë më kanë vendosur në role të rëndëishme.
CMG: Si e emërton veten ?
Arentina Kola: E quaj veten njeri me shpirt suksesi dhe fat. Kurrë nuk do ta mendoja që një pasion i imi, i cili ka lindur rishtazi të kthehet në profesionin e jetës. Kurrë nuk e kam parë veten këtu! Në perspektivë në të ardhmen shoh që do jetë e vështirë, por në këtë botë kaq të bukur, kaq të madhe dhe me kaq shumë mundësi, çdo njeri ka vendin e vet diku.
Askush nuk do të mbetet pa marrë atë që meriton. Falë punës por edhe falë fatit. Gjithçka që ke në shpirt do të pasqyrohet në jetë dhe askush nuk ta vjedh dot pasionin nga shpirti
CMG: Cili ka qënë viti më sfidues për ju ?
Fashion Week Milano 2022 (burimi facebook)
Arentina Kola: Më sfidues, më kritikues, më emocional ka qënë viti 2005. Në këtë vit unë humba dhe fitova njëkohësisht. Sapo u divorcova dhe arrita të njoh veten time, atë që unë dua, atë për të cilën unë do doja të bëhesha. Jemi rritur në një kulturë që do të martohemi dhe vdesim me një person. Kjo nuk është e vertetë, sepse nëse ne vdesim nga pak brenda nesh ajo është vdekja më e tmershme, por nëse heqim dorë nga kjo fitojmë veten. Deri në ato momente unë kisha jetuar për të tjerët dhe jo për veten, por prej atij moemnti ju përkushtova vetes dhe jeta ime e mori kthesën, të cilën duhet ta kishte fituar prej kohësh. Liria shpirtërore është fitorja më e madhe e një njeriu.
CMG: Kur ka qënë një moment, që me ze të butë i ke thënë vetes “Bravo!”?
Arentina Kola: Unë kam bërë shumë zgjedhje ne jetë, por vetes “Bravo!” i kam thënë kur kam bërë zgjidhje. Viti 2005 ishte një nga vitet ku unë në heshtje i pohova vetes një “Bravo!”. Ishte vendimi më i vlefshëm për vijimin e jetës. Kur vijova të jetoj për Arentinën dhe jo për të tjerët, kjo ishte “Bravo!” për mua. Ka pasur shumë mundime, shumë vështirësi, një jetë shumë e sforcuar, por i kisha marrë parasysh dhe vazhdova vetëm përpara. Nuk mund të them që ishte gëzim i madh, por gëzim mbeti vetëm liria që i dhashë vetes.
CMG: A ka një vend ideal për sukses?
Arentina Kola: Jo! Ka vende më të mira ekonomisht për të qënë më në favor për të bërë gjërat që ti do, por jo vende specifike. Vendi ideal për të bërë karrierë është brenda vetes sonë.! Aty ndodhet fuqia, durimi , sakrifica dhe çdo element tjeter për të patur sukses.
Paqja duhet të jetë brenda vetes, dashuria brënda vetes dhe nuk pretendojmë dot ta gjejmë në një vend tjetër. Sa i përket fotografisë kush është fotograf e kupton mirë që duhet të lëvizë sa në një veënd në një tjetër. Duhet të lundrosh në kultura të ndryshme. Gjithashtu mendoj që ka raste ideale dhe jo vende.
Fashion Week Milano 2022 (burimi facebook)
CMG: Si kanë qënë fillimiet tuaja në fotografi?
Arentina Kola: Kur kuptova që arti është gjithcka. Dikur ka qënë një shoku im i nguhstë që më ka shtyrë të nisja të fotografoja më tepër dhe të shkrepja gjëra profesionale. Mbaj mend që shpesh më thoshte “Po pse nuk blen nje aparat profesional”? Kurrë nuk e merrja seriozisht. Ngrihesha herët në mëngjës për të fotografuar lindjen e diellit apo qendroja vonë për të kapur perëndimin. E dua shumë fotografinë! Me fotografitë e mia fillova të transmetoj shumë. Nga ky ndikim fillova një kurs dhe bleva një aparat profesional. Shpesh njerëzit më pyesnin për kë punon ti, që i bën kaq të bukura fotot? Për çdo shkrepje që bëj marr sadisfaksion!
CMG: Çfarë të bën të lumtur?
Arentina Kola: Më bën të lumtur aparati fotografik. Unë fotografoj atë që ndodhet brenda shpritit tim. Çdo njeri edhe kur shkruan një poezi arrin të nxjerrë botën e tij të brendshme. Nuk mund të fotografoj diçka që s’e kam brenda vetes sime. Fotografia më jep jetë, qetësi, emocion. Ndoshta është moment më i bukur kur kam vendosur ta blej atë aparat!
CMG: Cili ështe stili yt?
Arentina Kola: Përvec rasteve serioze si festa, catering, unë fotografoj gjithçka tjetër. Fotografia është kënd i pafund. Është komplet tjetër ajo çka ne duam dhe ajo çfarë të tjerët na ofrojnë. Shpesh dua të zgjedh vetë dritën dhe ambienti. Nëse këto të fundit m’i kanë lënë të tjerët nuk ndiej liri në profesion. Ndaj shpesh arratisem për të fotografuar vetë. Në nëntor të vitit të kaluar kam fituar një çmim mbi dhunën në pandemi sepse kisha dhënë lirinë time. Kur e zgjedh vetë vendin, kohën dhe personazhin arrin ta bësh punën shumë të mirë. Aktualisht kam një projekt, por po e le surprizë.
CMG: “Fashion Week Milano 2022” çfarë surpize solli?
Arentina Kola: U mbyll me sukses java e modës në Milano. Një pasdite iu kushtua sfilatave të modës, në të cilat veshjet viheshin në skenë nga duart e shkathta të stilistëve, besimi i vetëm i të cilëve ishte në manifakturat që janë rezultat i shijes estetike në lidhje të ngushtë me teknologjitë më të fundit në mjeshtëri. Organizatorja mbrojti disa baza të lidhura me filozofinë e neorilindjes me një mesazh shprese. Ata besojnë në vlerën e pakushtëzuar të personit njerëzor dhe në rolin e njeriut si një forcë krijuese në tokë, në rrugëtimin mbizotërues drejt afirmimit të ideve fatale të rilindjes. Sfiluan veshjet e krijuara nga ekselencat italiane dhe evropiane të aftë për të konceptuar një fustan, duke filluar nga arti i dizajnit të konceptimit pamor dhe më pas duke përdorur metoda rrobaqepësie të afta për të ruajtur traditën, sharmin, finesën dhe teknologjinë. E realizoi Gentiana Dervishi, Presidente e Shoqatës së promovimit social APS Show Team, GX Model, GX Fashion Week, GX Inteenational Talent Show.
CMG: Ku u mbajt ky eveniment ?
Arentina Kola: E mbajtur në Pallatin Francesco Turati, një kryevepër e Neo-Rilindjes, e porositur nga konti me të njëjtin emër midis 1873 dhe 1876, ishte skena e "GX Fashion Week" në Milano kushtuar modës, organizuar dhe krijuar nga Gentiana Dervishi, Presidente e Shoqates e promovimit social "Showteam", e cila u zhvillua më 26 shkurt 2022. Një zgjedhje jo e rastësishme, duke marrë parasysh periudhën e errët për shumicën e sektorëve profesionistë, të penalizuar nga pandemia e vazhdueshme. Me një mesazh shprese, organizatorja mbështeti disa themele që lidhen me filozofinë e neo-rilindjes, duke besuar në vlerën e pakushtëzuar të personit njerëzor dhe rolin e njeriut si forcë krijuese në tokë, në rrugëtimin mbizotërues drejt afirmimit të ideve efektive. e rilindjes. Në Milano është planifikuar një pasdite kushtuar sfilatave të modës, në të cilën do të jenë në skenë veshje të bëra nga duart e arta të stilistëve, besimi i vetëm i të cilave lidhet me fabrikat që janë rezultat i shijes estetike në lidhje të ngushtë me teknologjitë më të reja të prodhimit artizanal.
CMG: Cilët ishin të ftuarit specialë?
Arentina Kola: Evenimenti Luxury Lifestyle pret të ftuar të jashtëzakonshëm: Konsullja Shqiptare në detyrë, Znj. Anila Pojani (së bashku me një delegacion institucional); Modelja rumune Carmina Cotfas, një finaliste e Miss Universe që përfaqëson vendin e saj; Maria Laura De Vitis, një e ftuar speciale që eci në pasarelë për markën. SSASSY; Franklin Santana, një model dhe aktor venezuelian që ka një karrierë të gjatë në pasarelat e emrave të mëdhenj të modës botërore; Giada Farano, një kërcimtare me famë kombëtare, shumë e njohur në programet televizive kombëtare dhe shtetërore; Alberto Petrolini, aktor i njohur italian. Gazetarët prestigjiozë të modës plotësuan audiencën në këtë ditë të paharrueshme mode.
Aktiviteti u drejtua nga blogeri dhe komunikuesi Alessio Marrari, i cili pikturoi koleksionet e mbrëmjes me dhuratën e tij të përshkrimit, duke përmendur historinë profesionale të çdo stilisti. Të veshur me rrobat e bukura të ekselencave krijuese ishin të rinjtë mjaft të përgatitur nga GX Model, por për këtë rast morën pjesë edhe modele nga e gjithë Italia dhe nga vende të huaja dhe audienca të rëndësishme si Parisi. Në mbështetje të stilistëve të lartpërmendur, një staf mjaft i kualifikuar i përkushtuar për grimin dhe flokët, i formuar nga profesionistë të kalibrit më të lartë, me në krye Ada Guma, një artiste e rëndësishme e flokëve dhe grimit për personazhe të njohur vendas dhe ndërkombëtarë nga bota e spektakelit dhe TV.
CMG: Cilat janë gjërat, të cilat nuk i blen dot me para?
Arentina Kola: Gjërat që nuk blihen me para janë: Shëndeti, koha dhe familja! Është mirë që ne të kujdesmi për veten dhe personin që jemi në të gjitha kuptimet. Po nuk patëm shëndetin nuk funksionin asgjë. Është familja, për ata që kanë fatin ta kenë, gjëja më e bukur. Është edhe koha, që duhet ta vlerësojmë dhe nuk duhet të humbasim veten në të.
Mos të humbasim kohën me atë që nuk të vlerëson për atë që je. Duhet ta vlerësojmë veten, duke marrë vendime të duhura.
Mua më ka qëndruar shumë pranë familja. Në momentet më të vështira të divorcit më kanë qëndruar pranë shumë njerëz të mirë. Njerëzit e mirë është fat t’i kesh dhe duhet t’i mbash afër.
Intervistoi: Megi Latifi