Kanë kaluar mjaft ditë nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe sportistë, gazetarë dhe zyrtarë të komiteteve olimpike të vendeve të ndryshme kanë vlerësuar organizimin e këtyre Lojërave.
Një pjesë e sportistëve australianë që përfunduan konkurrimin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore, u kthyen në atdhe, duke shprehur vlerësimin e tyre për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Foto:CMG
Për skiatorin e ri Cooper Woods, ishte pjesëmarrja e parë në Olimpiadën Dimërore, duke përfunduar i gjashti në garën e skive stil i lirë. Ai u shpreh: “E kam kaluar gjithë karrierën time duke u përgatitur për garën e fundjavës së kaluar, për të arritur rezultat sa më të mirë, dhe më pëlqeu vërtet gara. Përvoja ime më e mirë në Pekin kishte të bënte me njerëzit. Njerëzit që takova në Pekin, ishin shumë të dashur dhe të gjindshëm, ishin me humor dhe na mirëpritën vërtet. Unë do të thosha se njerëzit në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit ishin të mahnitshëm!”
Skiatorja tjetër australiane Tyra O'Neill tha se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë të shkëlqyera! “Të gjitha garat shkuan sipas planit. Sistemi i mbyllur ishte i dobishëm për ne. Ne mund të merrnim autobusin në vendet e garave dhe gjithashtu kishim automjete të veçanta për të shkuar aty. Të gjithë ishin shumë miqësorë dhe shumë të gatshëm për të ndihmuar gjatë gjithë procesit,” tha ajo.
Skiatori 21-vjeçar Franco Dal Farra ka lindur në një familje sportistësh në Argjentinë. Nëna e tij mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Albertvilit në vitin 1992. Sot, ëndrra e saj olimpike i ka kaluar të birit Franco.
Franco Dal Farra shërbeu si flamurtar i delegacionit argjentinas në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Edhe për të ishte pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike Dimërore. Ai vlerësoi Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe tha se do të dëshironte të kthehej në Kinë në të ardhmen për të mësuar më shumë për Kinën.
Në delegacionin britanik të Lojërave Olimpike Dimërore ka 10 sportistë nga Universiteti i Bathit, pjesëmarrës në garat e makinave të borës me kornizë çeliku e të makinave të borës.
Foto:CMG
Stephen Badley, kreu i Departamentit të Zhvillimit të Sporteve në Universitetin e Bathit, dikur ishte një lojtar profesionist i badmintonit, i cili shkoi shumë herë në Kinë për të marrë pjesë në gara. Ai u ka kushtuar vëmendje lajmeve në lidhje me Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe vlerësoi punën përgatitore të Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Kam dëgjuar se puna po shkon ashtu siç pritej dhe ka qenë mjaft sfiduese për organizatorët. Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka bërë përgatitje të gjera dhe të përpikta dhe informacioni i dhënë është shumë i qartë, kështu që të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, si koha e karantinës, kërkesat e vaksinimit etj. Mendoj se Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit është përgjigjur shumë mirë,” tha ai.
Foto:CMG
Restoranti i medies në Qendrën Kryesore Mediatike të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në Fshatin Olimpik është rreth 3000 metra katrorë, dhe është i përbërë kryesisht nga një zonë vetëshërbimi dhe një zonë gatimi inteligjente që ka tërhequr vëmendjen e mediave. Për të plotësuar nevojat e shërbimit ushqimor të punonjësve të medias nga e gjithë bota, mensa inteligjente në Qendrën Kryesore Mediatike ofron ushqim kinez, ushqim perëndimor dhe lloje të ndryshme të shërbimit ushqimor. Marek Solecki, një punonjës medieje nga Polonia, tha se të gjithëve u ka lënë përshtypje teknologjia e lartë e aplikuar në kafenenë e medias. Ai nuk dinte shumë për zakonet e Vitit të Ri Kinez, por mësoi gjuhën kineze dhe u dërgoi të gjithëve urime për Festën e Pranverës. Ai tha se në të ardhmen, do të kthehej në Kinë dhe do të shkonte në më shumë qytete për të mësuar rreth kulturës tradicionale kineze.
Foto:VCG
Konceptet e "olimpiadës së gjelbër" dhe të zhvillimit të vazhdueshëm përshkojnë të gjithë procesin e përgatitjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Znj. Mary Sarua, drejtore e Korporatës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dha vlerësime të larta për punët lidhur me vazhdueshmërinë e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. "Bota po punon shumë për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Koncepti i zhvillimit të vazhdueshëm ka arritur një zhvillim të madh në sport, në Pekin dhe në Kinë. Arritja e zhvillimit të vazhdueshëm dhe veprimi klimatik janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Lëvizjes Olimpike," u shpreh ajo.
Më tej Mary Sarua tha: “Shpresojmë që Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit të luajnë rol udhëheqës në zhvillimin e vazhdueshëm. Duke përdorur trashëgiminë e Lojërave Olimpike, shumë objekte janë ripërdorur dhe rindërtuar sipas standardeve më të larta në Kinë. Përveç kësaj, ka zgjidhje të qëndrueshme për transportin dhe energjinë me lëshim të ulët karboni. Pekini është një moment historik i të gjithë udhëtimit drejt së ardhmes”.