Suela Kocibellin (Foto: facebook)

Suela Kocibellin (Foto: facebook)

Suela Koçibellinj, drejtuese e organizatës jofitimprurëse “Vizion” është prej 12 vitesh aktiviste për të drejtat e fëmijëve, të rinjve dhe grave, me fokus edukimin dhe fuqizimin social-ekonomik. Prej disa vitesh është trajnere dhe hartuese e programeve për të rinjtë në fushën e komunikimit, advokimit, vetëpunësimit dhe formimit profesional.

Sulea është eksperte në menaxhimin e projekteve të BE-së, dhe politikave të kohezionit social.

Ajo mban titullin Master në Studime Europiane, nga Universiteti i Burgenland, Austri, si edhe Master në Administrim Biznesi nga Institucioni ISSAT në Tiranë.

Suela ka kryer studimet e larta si përkthyese e gjuhës gjermane dhe ka përkthyer disa libra për fëmijë dhe të rinj. Gjithashtu ajo ka një licencë si trajnere e Disiplinës Pozitive në Prindërim, nga PDA në SHBA.


Suela Kocibellin (Foto: facebook)

Suela Kocibellin (Foto: facebook)

CMG: Suela përballë vetes së saj, sa e njihni ju veten ?

Suela Kocibellinj: Suela, tashmë ka nisur që ta shohë veten e saj me dy sy të tjerë. Sa më shumë kalon koha, aq më tepër unë ndihem një njeri me më shumë përgjegjësi. Kam dy vajza, të cilat i dua shumë dhe mbaj përgjegjësi për rritjen e tyre. Në këtë aspekt unë jam një njeri që tashmë kam ndryshuar. Por, kur më bie rasti që ta shoh veten time përballë pasqyrës, absolutisht që e shoh tashmë të ndryshuar për mirë.

CMG: A i ngjan fëmijeria juaj fëmijërisë së fëmijëve tuaj?

Suela Kocibellinj: Absolutisht që jo! Unë kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ishim fëmijë të cilët mblidheshim dhe luanim poshtë pallatit. Kemi qënë shumë të hapur dhe shumë socialë, gjë që tani mungon dhe unë këtë e vë re edhe tek fëmijët e mi. Sot nuk i njohim as komshinjtë dhe as me kë mund t’i lëmë fëmijët tanë. Mbaj mend që ne edhe kur rrëzoheshim e ndihmonim njëri-tjetrin sepse kishim frikë të tregonim, pra jeta jonë ka pasur një tjetër ritëm. Sot nuk mund të pretendojmë që do të rrisim fëmijë të shëndeshtëm, sepse ata nuk kanë kontakt me njerëzit. Më kujtohet kur për të folur në telefon apo parë televizor duhet të bashkoheshim tek njëri nga fëmijët që mund ta kishte, ndërsa sot vajza ime nuk e percepton dot botën pa internet. Kjo është bota sot dhe bota dje.

CMG: Suela disa nga tiparet tona nuk tjetërsohen kurrë, paçka moshës që kalon. Cili ka qënë ky tipar?

Suela Kocibellinj:Gënjeshtra! Unë e kam pasur tmerr gënjeshtrën. Kur ishim në grupe bashkë për të luajtur unë kam qënë ajo që doja t’ju jepja sërish një shans që të provoja vërtetësinë. Nuk e toleroj dot gënjeshtrën. Ndoshta disa njerëz e kanë të nisur diçka jo me të keq, por ka përfunduar në gënjeshtër, ndaj dhe duhet të tregojmë se si ka lindur e gjitha.

CMG: Cila ka qënë puna juaj e parë?

Suela Kocibellinj: Kam filluar punë që në moshën 18-vjeçare sepse nuk kam dashur që t’i kërkoja prindërve paratë. Kështu nisa të punoj shitëse në një dyqan këpucësh, por ajo që ishte e veçanta dhe që unë e mendoj veten me fat ishte që pronari ishte gjerman. Unë vetë kisha përfunduar si përkthyese e gjuhës gjermane dhe në këtë lloj forme perfeksionoja edhe gjuhën. Aq herë sa isha e lirë unë mësoja për provime dhe kjo ishte puna dhe eksperienca ime e parë në punë.


Suela Kocibellin (Foto: facebook)

Suela Kocibellin (Foto: facebook)

CMG:Po më pas kontakti me profesionin e tanishëm?

Suela Kocibellinj: Në vitet 2003, 2004 dhe 2005 unë shkoja në Gjermani dhe aty punoja si vullnetare. Ishte një nga gjërat që më pëlqente më tepër. Pasi u ktheva në Shqipëri këtë gjë vendosa që ta bëj edhe këtu. Fillimisht e nisa me një shoqen time më pas pasi ata e panë që ne po ecnim siç duhet e ngritëm në një tjetër nivel dhe morëm edhe financime për të vijuar dhe për t’u marrë me të gjitha kategoritë në nevojë.

CMG: Suela cilët kanë qënë njerëzit që ju kanë mbështetur gjatë gjithë jetës suaj?

Suela Kocibellinj: Mami, absolutisht që ajo ka qënë një ndër njerëzit për të cilët jam kjo që jam sot.

CMG: Cili ka qënë momenti juaj më i vështirë në jetë?

Suela Kocibellinj: Ka qënë viti 97-të që ka lënë tek unë gjurmë shumë të shëmtuara, sepse unë në atë kohë flija në korridor nga frika që mos të kishte plumba. Kjo ka lënë gjurmë tek unë dhe sot i urrej fishekzjarrët, sepse nuk e dua zhurmën e tyre. Nuk dua që një gjë e tillë të përsëritet më tek asnjë komb!

CMG: A është Shqipëria vendi i mundësive?

Suela Kocibellinj: Shqipëria nuk është ai vendi që do të duhet të ishte, por ka shumë punë që mund ta çojnë edhe më përpara. Duhet të kuptojmë që Shqipëria nuk është vetëm Tirana apo qarqet më të mëdha të saj. Shqipëria ka edhe të rinj të cilët ndoshta janë duke jetuar edhe nëpër fshatra, por kanë vitalitet për të punuar. Patjëter që mundësi ka dhe ato janë të dukshme sidomos kur bëhet fjalë për Tiranën, por ka nëvojë për më shumë punë për t’u shtrirë këto mundësi edhe në qarqe të tjera.

CMG: Si është e veshur në tipare gruaja shqiptare?

Suela Kocibellinj: Gruaja shqiptare ka shumë vlera dhe ndoshta mund të kemi gra të cilat ende nuk i kanë kryer 4-klasë shkollë, por të presin me zemër të bardhë. Ka gra të arritura në profesion, ka të tjera që nuk janë të kënaqura nga jeta që janë duke berë, por në fund gruaja shqiptare është e fortë.

CMG: Çfarë ndodh me rastet më eksremte të vullnetarizmit?

Suela Kocibellinj: Është shumë e vështirë kur kupton që ti i ndihmon, por nuk ua ndryshon dot jetën atyre. Ka shumë raste nga më ekstremet tek ato të cilat kërkojnë vetëm një vend pune për prindin e tyre. Unë jam shumë e lumtur që punoj në këtë aspekt dhe vullnetarizmi në vetvete është një nga punët më serioze. Kur ti ndikon për të sjellë gëzimin tek një familje, ti je duke e marrë shumë seriozisht.


Suela Kocibellin (Foto: facebook)

Suela Kocibellin (Foto: facebook)

CMG: Të rinjtë shqiptarë çfarë duhet të bëjnë për të pasur më tepër shpirt vullnetar ?

Suela Kocibellinj: Bota është ndërtuar për të pasur të rritur, të cilët do të ndihmojnë apo kontribuojnë në formmimin e fëmijëve dhe gjëja më ideale që mund të bëjnë të rriturit është t’i orientojnë ata që në moshën 3-4 vjeçare me shpirtin dhurues. Të rinjtë duhet të kuptojnë që çdo gjë që tingëllon luksoze është e përkohshme, ndërsa shpirti i bukur jeton gjithnjë.

CMG: 20 rrugë të kryeqytetit kujtojnë viktimat e dhunës në familje dhe mbajnë simbolikisht emrat e grave shqiptare të vrara gjatë vitit 2021. Si vjen tek ju kjo nismë?

Suela Kocibellinj: Ka një paradoks me jetën. Burrat vrasin krijesën që i sjell në jetë. Situata se pse po vriten gratë është fakti që burrat mendojnë se mund të marrin jetën e dikujt. Sot në vendin tonë mungojnë institucionet, duke nisur që nga familja që është më e rëndësishmja sepse rrit burra që mendojnë se kanë të drejtë t’ia marrin jetën dikujt. Ndërsa nëse ato shkojnë në polici ata i thonë “po ti burrin tënd do denoncosh?” dhe kështu vazhdon rrjeti të prishet. Pastaj kemi këto trauma në shoqëri dhe frikë të gjithë. Pra, është e tmerrshme! Unë e vlerësoj shumë nismën sepse na sjell në fokus aktivizimin e bukur. Vrasja e grave po kthehet në konsum dhe nuk ka një masë apo reagim të fortë, ndaj duhej një reagim, duhen edhe shumë reagime të tjera. Të paktën kjo tabela tregon që kjo nuk u harrua!

CMG: Nisma “Mentori i vitit”, si erdhi tek ju?

Suela Kocibellinj: Si një gjë e papritur, duhet të them që unë vetë nuk e dija fare që më kishin perzgjedhur për këtë pjesë dhe më ka ardhur si një surprizë. Ndërsa sot shoh veten që gjithmonë kam dhënë në shoqëri pa pritur që të marr diçka tjeter në këmbim. Kjo është të jesh mentor.

Mentorët e mirë e japin ndihmen e tyre për dikë dhe nuk presin asgjë në këmbim dhe kështu dikush ka menduar për mua që unë të jem në listën e mentorëve të vitit.

CMG: Mesazhi për të rinjtë?

Suela Kocibellinj: Ta duan jetën sepse vetëm ashtu mund të bëjnë gjëra të mëdha!