Laureta Hoxha (facebook )
Laureta Hoxha është 38 vjeçe dhe ka lindur në një fshat të vogël të Tepelenës. Ndërsa ishte vetëm 14 vjeç ajo u zhvendos në Tiranë ku pëfundoi shkollën e mesme dhe të lartë. Në vitin 2005 Laureta u njoh me dashurinë e jetës. Ajo ka punuar prej 5 vitesh në një kompani telefonike. Laureta është nënë e dy fëmijëve. Qysh nga viti 2018, pasi fitoi Llotarinë Amerikane Laureta me familjen nisi jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
CMG: Jeta mes Shqipërisë dhe Amerikës si është ajo?
Laureta Hoxha: Në Shqipëri unë kam dy prindërit e mi dhe patjetër që ai vend mbetet për mua shumë i dashur. Më merr malli për çdo njeri që kam lënë atje. Kam kaluar atje vitet më të gjata të jetës dhe aty kam shtëpinë time, punën time dhe gjithçka. Kur mua më ka dalë Llotaria Amerikane nuk kam dashur për të ikur, ndryshe nga çdo pjestar tjetër i familjes që mezi e priste.
CMG: Profesioni juaj sa i rëndësishëm ka qënë për t’u shkëputur?
Laureta Hoxha: Profesioni im ka qënë shumë i rëndësishëm absolutisht. Çdo njeri e ndërton jetën mbi punën. Unë nuk kam pasur fatin që për degën të cilën studiova të kem mundësi që të punoj, por nga ana tjetër e kam dashur shumë edhe punën që bëra në kompani telefonike.
CMG: Momentet me të dobta në jetën tuaj, cilat kanë qenë?
Laureta Hoxha: Momentet e vështira në jetë mund të jenë të shumta, por unë dua të ndalem tek dy të cilat kanë shënjuar kujtime jo fort të mira për mua. I pari ka qënë momenti kur unë mbërrita në Amerikë, ishte një botë e re. Sapo kam zbritur nga avioni kam kuptuar që tani do më duhej te jetoja në një tjetër realitet. Ndërsa një tjetër moment shumë i vështirë për mua gati jetik ka qënë përballja me ankthin. Pas një lufte të gjatë që bëra nëpër spitale, pasi kreva vaksinën dhe ju nënshtrova edhe nje operacioni, unë përjtova situatë ankthi. Dua ta dalloj ankthin nga depresioni sepse dua që edhe të tjerët të jenë të qartë për stiuatat që mund të kalojnë.
Laureta në atmosferën e fundvitit (facebook)
CMG: Cilat kanë qënë vendimet më të rëndësihme në jetën tuaj?
Laureta Hoxha: Vendimet e rendësishme zakonisht unë nuk i mendoj. Ato thjesht vijnë dhe unë i pranoj. Vendim i rëndëishëm për mua ka qënë të lë familjen dhe të vij këtu në SHBA.
CMG: Kush ju motivon për jetën?
Laureta Hoxha: Motivi nuk ka nevojë për fjalë shumë të mëdha. Vetëm fëmijët e mi kanë qënë dhe vijojnë të jenë ata të cilët më motivojnë për jetën. Tek ata gjej gjithçka edhe vetë jetën time.
CMG:Laureta, kur do të thoje “Jo”?
Laureta Hoxha: Do t’ju thoja jo shumë gjërave që unë i kam bërë më parë dhe sot vërtet kthehem dhe vetes i them: “Pse nuk ju kam thënë jo”? Ndonjëherë njerëzit duhet të heqin dorë sa janë në kohë.
CMG: Cfarë është jeta për ty?
Laureta Hoxha: Jeta është shumë e bukur kur ti e kupton që ajo pak nga pak po mbaron.
CMG: Kujtimet që do doje t’i fshije?
Laureta Hoxha: Kur preka fundin e jetës sime dhe vërtet aty kuptova se duhet ta dua më tepër se sa kaq. Aty mendova fëmijët e mi, të cilët duhet t’i mbroja fort dhe duhet të jetoja për ta. Ky ka qënë një tjetër moment i vështirë për mua për t’i thënë vetes “Jo”.
CMG: Vendet që të kanë lënë shije te bukur gjatë udhëtimeve?
Laureta Hoxha: Unë kam udhëtuar gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Bashkëshorti im, i cili është një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time, i do shumë udhetimet dhe mua më motivon tepër.
Dua të them një detaj të bukur. Unë kam udhëtuar në vende të pasura dhe të varfra. Nëse sot mua më jepen dy bileta të udhëtoj në një vend të pasur apo një vend të varfër, do zgjidhja të dytin sepse aty ka më tepër dashuri.
Laureta Hoxha me familjen e saj (facebook)
CMG: Cfarë është lumturia për ju?
Laureta Hoxha: Për mua lumturia është familje. Prej ardhjes këtu në Amerikë ndoshta edhe për faktin që nuk kemi shumë njerëz rrotull dhe e ndajmë kohën vetëm në familje, na ka bërë që të jëmi shumë të afërt me njëri-tjetrin.
CMG: Ju kaluat një krizë paniku. Si ta dallojmë nga depresioni?
Laureta Hoxha: Unë di të them që depresion ka dhe është e rëndësishme të dallohet dhe të kapet në kohë. Unë kalova një krizë paniku. Mos u trembni! Ju nuk e dini dhe unë nuk jam psikologe, por dua të rrëfej ekspericën time. Mos e shihni psikologun si një mjek që ju dëmton, përkundrazi është si dentisti i cili ju kuron dhëmbët. Është disa herë më e rëndësishme të kurohet truri i njeriut se sa trupi.
Nëse kemi respekt për veten duhet të kurojmë shëndetin mendor.
CMG: Si filloi ankthi tek ju?
Laureta Hoxha: Unë nuk besoja tek ankthi, por kur u përballa vetë e kuptova se çfarë ishte. Të gjithë doktorët që më kuruan u përpoqën të më gjenin se çfarë kisha, por nuk e arritën sepse në fakt unë nuk kisha një sëmundje, unë isha duke përjetuar krizë ankthi.
Së fundmi më lanë takim me psikiatrin dhe disa pyetje që më bënë lidheshin me harresën, nëse unë mbaja mend ditëlindjen apo data të rëndësishme apo edhe vënde të rëndësishme. Pasi unë i dhashë përgjigje siç duhet, ai erdhi dhe më bëri testin e refleksve për të kuptuar se çfarë bëja dhe si reagoja dhe unë isha në rregull me këto të fundit. Psikiatri më pas më dërgoi te një psikolog, sepse isha për në atë fazë.
Si ja dola më pas dhe kush më ndihmoi? I pari që më ofroi mbështetje ishte bashkëshorti im që më tha qetësohu sepse e ke psikologjike. Më tha të ndaloja dhe të kuptoja që ankthi nuk është çmenduri. Ai u kujdes për mua shumë dhe dua t’i them “Të dua” nëpërmjet kësaj bisede.
Laureta Hoxha (facebook )
CMG: Çfarë përjetoje ti në momentet e ankthit?
Laureta Hoxha: Më dukej sikur çdo gjë mbaroi, çdo gjë nuk jetonte dhe asnjë gjë nuk do të funksiononte. Kam bërë takime të shumta me psikologë dhe ajo që mund të them është që rrini me njerëz që ju motivojnë dhe jo njerëz që ju thonë “Pse ti je kështu?” apo “ ti nuk ke asgjë”. Këta lloj njerëzish ju mbushin me energji negative dhe asgjë më tepër. Nëse doni të largoni ankthin ju duhet të merreni me sport si dhe merrni lapsin dhe një leter të bardhë dhe hidhni diçka aty se çfarë ndjeni. Hidheni ankthin diku dhe zhdukeni. Unë ja kam dalë me shumë sakrifica dhe nëse s’do kisha burrin tim që më ndihmonte gjithë kohës s’do ja dilja.
Unë kisha nevojë për mbështetje dhe kërkoja që ta gjeja atë tek cilido.
Ankthi ndodh kur ti je shumë i qetë dhe jetën e ke ngarkuar nga fillimi. Në momentin që unë isha shumë e qetë më shpërtheu ankthi.
CMG: Cila është këshilla për jetën që do t’i jepje të rinjve?
Laureta Hoxha: Shfrytëzoni kohën dhe jetoni jetën!. Bëni gjëra edhe kot, por jetoni. Filloni gjëra të reja në çdo moment dhe ndiqni pasionet tuaja dhe gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mos detyroni askënd për të bërë zgjedhje në jetë. Mos dëgjoni askënd sepse asgjë nuk është kot. Ti mëson nga çdo gjë që nis në jetë. Të gjithë ata që kanë kaluar një fazë depresioni duhet të komunikojnë me të ngjashmit sepse edhe unë sot nuk jam psikoge, por di rreth kësaj çështje. Ajo që mund të them është të mbani afër njerëz që ju kuptojnë për këta njerëz ju keni nevojë nëse jeni duke kaluar situatë ankthi. Ankthi mbaron sepse çdo gjë përfundon një ditë. Dilni para paqsyrës dhe duhet t’i thoni vetes “Të dua”
Kërcimtarët kërcejnë para pasqyrës për të motivuar veten.
Vajzat lyhen para pasqyrës për të motivtuar veten apo edhe këndojnë .
Çdo gjë mund të bëhet para pasyqrës dhe ju motivoni veten dhe do ta doni atë më tepër.
Intervistoi Megi Latifi