Ruzmira Beqiraj (Facebook)
Ruzimira Beqiraj Bejaj ka lindur në Kukës dhe banon në Tiranë. Ajo ka mbaruar Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe më pas ka ndjekur Universitetin e Arteve, studime Bachelor- Master për Grafik-Pikturë. Pas mbarimit të studimeve Ruzmira ka punuar si artiste e lirë, në zhanrin e pikturës, si dhe me mësimdhënie artin figurativ. Prej disa vitesh është specialiste Arti ( Dega Pikture) në Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Pjesëmarrëse në shumë ekspozita si brenda dhe jashtë vendit Ruzimira ka qënë pjesë e ekspozitave të shumta të qëndrës ASA (Art-Stilim-Arkitekturë). Ajo në ekspozitën "Emigracioni" është vlerësuar me çmimin “Best Artist”.
CMG: Ruzi të qenit grua në karrierë, nënë e një fëmije dhe bashkëshorte, cila nga misionet të merr më tepër kohë?
Ruzimira Beqiraj: E vërteta është që profesioni na merr më tepër nga koha jonë gjatë ditës, ndërsa të qenit nënë është diçka e përhershme por dhe e bukur, që ngjason me mision të palodhur.
Çdo ditë me këtë mision është thjesht të jetosh për veten dhe për dikë tjetër. Edhe të qenit bashkëshorte kërkon impenjimin e duhur, por s’di pse këto dy të fundit janë më pranë jetës së përditshme, ndërsa fokusin më të madh dhe kohën apo oraret e caktuara i nevojiten profesionit.
CMG :Si ka qenë Ruzimira si një fëmijë që pikturonte dhe a ia keni trashëguar vajzës suaj këtë talent?
Ruzimira Beqiraj : Ndihem vërtet mirë kur më bëhet kjo pyetje sepse unë tek vajza shoh veten time dhe shoh disa gjëra të cilat unë i kam pasur kur kam qenë fëmijë.
Nuk është që unë po merrem për t'ia trashëguar apo për t'ia imponuar sepse ka diçka të dukshme që ajo di të piktiroje njësoj si unë fëmijë.
Kam një ditë të ngarkuar sepse koha për pikturën është e shenjtë dhe përpiqem që ta gjej atë dhe ta ndaj bashkë me profesionin e mësimdhënies.
CMG :Fillesat tuaja, piktura juaj e parë, mësuesja juaj e parë apo gjithçka që shënon kujtimet e para, cilat janë?
Ruzimira Beqiraj: Fillesat e para nuk mbahen mend të gjitha sepse kalon shumë kohë, por mund të them që çdo fëmijë kur nis të zbulojë këtë talent të parë e nis nga një set mjetesh të thjeshta shkolle, pa u ndërlikuar shumë. Dora ime vihej re kudo edhe në shtëpi. Në dallim nga vëllai apo motra unë arrija të spikasja për talentin tim.
Nuk merresha vetëm me ngjyrën, por merresha me gjjthçka. Unë merresha me letra apo gjethe etj. I merrja këto dhe ju jepja jetë.
Pengu im është që nuk i kam ruajtur këto kujtime, por është e pamundur sepse koha bën punën e saj.
Ruzmira Beqiraj (Facebook)
CMG : Cilat janë këshillat më të vlefshme që ke marrë në jetë dhe nga kush?
Ruzimira Beqiraj: Absolutisht prindërit. Ata janë busull dhe e dinë shumë mirë se çfarë më duhej mua. Ka qenë dëshira e tyre që unë të isha një artiste. Ata e njohën talentin tim bashkë me mësuesit e mi.
CMG: Ruzimira, sa ua vlerësojnë punën? Cila është piktura që nuk e harrojnë dot dhe që ka bërë bujë?
Ruzimira Beqiraj :Unë si artiste jam shumë komplekse në tërësi. Jam ai lloj artisti që nëse nuk më pëlqen dega, hidhem në një tjetër.
Jam një fanse e portreteve dhe aty jap maksimumin. Në portret e mia fokus dhe hapësirë gjen gruaja. Më pëlqen të punoj me të sepse femra është delikate dhe njëkohësisht shumë e fortë dhe këtë qëllim kam të përcjell.
CMG:Luhateni me ngjyrat?
Ruzimira Beqiraj : E shoh veten në zhanre të ndryshëm dhe të luhatem edhe në ngjyra, por dua të theksoj që gjithçka varet edhe nga gjendja emocionale.
CMG : E dhuron shpesh pikturën?
Ruzimira Beqiraj: Jo, sepse është shumë personale. Në pikturë ne japim nga vetja dhe kjo nuk mund të jetë për të gjithë. E kam më të thjeshtë të shkoj te blej një dhuratë për dikë se sa të pikturoj.
CMG :Si është përditshmeria juaj?
Ruzimira Beqiraj : E kufizuar dhe e lirë njëkohësisht. E nis ditën me mësimdhënien dhe kjo më merr kohë. Më vjen keq që nuk gjej shumë kohë për krijimtarinë time, por duhet të përshtatemi.
Kam një qëllim të përhershëm "Duhet ta gjej kohën" sepse krijimi im vdes, nëse unë nuk e ushqej.
CMG : Çfarë përmbush jeta bashkëshortore që e ka lënë në gjysmë ajo familjare.
Ruzimira Beqiraj : Në jetë ne kemi një familje të madhe, e cila kujdeset për ne ndërsa duke u rritur ndërtojmë një bërthamë që është familja nga e para. Ne ndërtojmë vetë një familje. Kjo është të gjesh veten tek njeriu që ke në krah. Të ndihesh e plotësuar e vlerësuar mbi të gjitha e përkrahur. Mos të ndryshosh për të, por të pranohemi për atë që jemi.
Ruzmira Beqiraj (Facebook)
CMG : Reflektoni shpesh me veten dhe për çfarë?
Ruzimira Beqiraj : Po çdo ditë i kemi të përhershme me veten këto dhe nuk mendoj që kalon një ditë pa bërë plus minuse me veten.
Për çdo gjë ndoshta dhe në këto momente reflektojmë për gjërat tona.
Sot që jetojmë në një situatë kaq të vështirë nga Covid-19, janë shumë gjëra që na bëjnë të jetojmë me dilema dhe reflektime.
Mbi të gjjtha është jeta ajo që është në pikëpyetje dhe duhet ta jetojmë në maksimum sepse sot e kemi nesër jo më.
CMG :Nga 1 në 10 sa e lumtur ndiheni?
Ruzimira Beqiraj : Nuk matet me shifra sepse ka momente të lumtura por ka edhe momente të trishtuara dhe asgjë nuk arrin ta masë me shifra lumturinë.
Ruzmira Beqiraj me pikturën e saj (Facebook)
CMG :Cilat janë disa nga ekspozitat më të suksesshme tuajat?
Ruzimira Beqiraj :Kam pasur në fakt dhe brenda por edhe jashtë vendit Më e fundit ka qenë për festat e Nëntorit aty ku unë arrita të realizoj një picture, e cila ka mbetur gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve sepse ishte një grua zemra e së cilës tregonte venat dhe ngjyrën e kuqe të vazhdimesise se jetës dhe që tregon dashurinë e nënës për bijtë e saj kudo.
Kam pasur edhe një punim tjetër në një ekspozitë në fakt ka qenë punim grafik dhe jo në picture, e cila me fokus ishte kundrejt emigracionit edhe kjo është pritur shumë mirë.
CMG : Çfarë mendon për ndjekjen e pasionit?
Ruzimira Beqiraj : Gjithmonë shihet me pikëpyetje për artin. Ata që zgjedhin të jenë artistit luftojnë për këtë gjë. Piktura nuk të jep të ardhura menjëherë, por çdo gjë nis për të përfunduar diku dhe fillimi është nisje e vështirë, por e bukur.
CMG: Piktorët e tu të preferuar?
Ruzimira Beqiraj: E rëndësishme është që një piktor të riprodhojë veten dhe jo të jetë kopje e dikujt tjetër.
Intervistoi Megi Latifi