Foto: VCG
Ekspozita e 4-t Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) u mbajt në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor.
Afro 3 000 ekspozues nga 127 vende dhe rajone morën pjesë në ekspozitën e kompanive, dhe numri i vendeve dhe kompanive pjesëmarrëse i tejkaloi ato të mëparshmet. Si mund të vazhdojnë shërbimet e mira me rritjen e numrit të kompanive? Përgjigjja e Shangait është: e gjelbër, e përshtatshme dhe e zgjuar.
Gu Honghui, zv.sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë të Shangait, tha se Shangai "ruan gjithmonë entuziazmin dhe mendësinë e vitit të parë të organizimit të ekspozitës" , duke përmbushur standardet më të larta dhe duke ndjekur kërkesa të rrepta, dhe përpiqet të bëjë një punë të mirë për garantimin e shërbimeve urbane për Ekspozitën e 4-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës.
Foto: VCG
E gjelbër
E gjelbër është "fjala e nxehtë" e këtij edicioni të CIIE. Lu Zhou, kreu i qendrës së regjistrimit dhe menaxhimit të certifikatave të edicionit të 4-t të CIIE-së, tha se për herë të parë, ky edicion mbështet ripërdorimin e certifikatave të edicioneve të mëparshme të CIIE-së, duke ulur koston e prodhimit dhe duke përmirësuar gjithashtu efikasitetin e pranimit.
Gjatë ekspozitës, sektori i logjistikës i kompanisë ajrore “China Eastern” hapi një kanal të gjelbër për mallrat e kësaj ekspozite, krijoi dritare shërbimi të posaçëm dhe vende të veçanta magazinimi të përkohshëm, organizoi një personel të posaçëm të merrte në dorëzim dhe gjurmonte mallrat e kësaj ekspozite dhe bëri një punë të mirë për parandalimin dhe eliminimin e epidemisë në përputhje me rregulloret.
"Të gjitha produktet ushqimore frigoriferike të importuara që do të ekspozohen, do të dezinfektohen deri në paketimin më të vogël dhe ato mund të hyjnë në zonën e ekspozitës vetëm pasi të kenë kaluar testin e acidit nukleik."
Xu Liang, zv.menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Zinxhirit të Furnizimit “Huachen Youan” të Shangait, bëri të ditur se sipërfaqja e përgjithshme e zonës së ushqimeve të importuara frigoriferike e edicionit të 4-t të CIIE-së është 30 000 metra katrorë, dhe inventari i projektimit është 12,000 ton, i cili është izoluar me zonën e punës së zakoshme të kompanisë. Do të garantohet siguria e punëtorëve të ngarkim-shkarkimit, mbikëqyrësve etj.
Chen Yan, zv.drejtorja e Njësisë së Koordinimit të Sigurisë Ushqimore në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregut të Bashkisë së Shangait tha se, pasi produktet ushqimore të ripaketohen, do të paraqitet "Lista e gjurmueshmërisë së produkteve të jashtme të zinxhirit të ushqimit të importuar", duke treguar emrin e ekspozuesit, këndin e ekspozimit, njësinë e testimit të acidit nukleik, dhe do të bashkëngjitet një kod QR për të lehtësuar gjurmueshmërinë.
Për njerëzit që kanë nevojë, Shanghai ka caktuar 37 pika të testimit të acidit nukleik, ka hapur një kanal të shpejtë për testimin e acidit nukleik dhe ka ofruar shërbime testimi 24-orëshe. Shangai ka hapur gjithashtu një vend të madh të përkohshëm të marrjes së mostrave të acidit nukleik pranë Qendrës Kombëtare të Ekspozitave, duke organizuar 300 punonjës mjekësorë për të ofruar shërbime të marrjes së mostrave, për të siguruar që rezultatet e testimit të ngarkohen në sistemin shëndetësor cloud në kohën e duhur. Wu Jinglei, drejtor i Komisionit të Shëndetit të Shangait, deklaroi se Shangai ka zbatuar masa për parandalimin dhe kontrollin efektiv të epidemisë, duke garantuar në mënyrë efektive zhvillimin e suksesshëm të edicionit të 4-t të CIIE.
Foto: VCG
E përshtatshme
Para hapjes së Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës, treni Kinë-Europë “Jinbohao” arriti në stacionin Minhang të hekurudhës së Shangait nga Hamburgu i Gjermanisë. Afër këtij stacioni është Qendra Kombëtare e Ekspozitave (Shangai). Atje kishte një ekip doganor prej 15 vetash për të ndërtuar një kanal të posaçëm për kontrollin e këtyre mallrave.
Mallrat nga porti shkuan drejtpërdrejt në sallën e ekspozitës, gjë që është një masë lehtësuese. Me këto masa lehtësuese, mallrat që marrin pjesë në këtë ekspozitë u zhdoganuan shumë shpejt. Dogana e Shangait përmirësoi funksionin e “Platformës së administrimit të të dhënave të mëdha të tregtisë ndërkufitare”, duke optimizuar hyrjen e informacioneve në sistem dhe modelin e kontrollit.
Shangai nxit aktivisht zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë duke përdorur rezultatet e transformimit digjital në Ekspozitën e 4-t të Importit. Nëpërmjet administrimit me pajisjet digjitale, shërbimet për këtë ekspozitë u realizuan efektivisht. Me mjedisin digjital pjesëmarrja në këtë ekspozitë është më e lehtë dhe më e përshtatshme.
Njëkohësisht, në këtë ekspozitë u shfaqën shumë rezultate digjitale. P. sh., të drejtat e certifikatave të pjesëmarrëve dhe informacionet e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë janë administruar me këto pajisje digjitale.
Foto: VCG
E zgjuar
Qendra e të Dhënave të Mëdha e Shangait çdo ditë publikon disa herë informacionet e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, si kodi shëndetësor, testimi i acidit nukleik, vaksinimi etj., dhe këto informacione u lidhën me të drejtat e certifikatave. Kur pjesëmarrësit kalojnë në pikat e kontrollit, mund të kryejnë kontrollimin e temperaturës etj. Në platformën e shërbimeve qeveritare, u ofruan shërbimet për pjesëmarrësit e ekspozitës dhe vizitorët.
Ekspozita e 4-t Ndërkombëtare e Importit realizoi edhe pagesën digjitale me RMB. Banka e Importit dhe e Eksportit ofroi planin e shërbimit elektronik global, duke publikuar mbi 30 produkte financiare që ofrojnë sistemin e mbështetjes financiare.
4746 vullnetarë ofruan shërbimet e tyre në këtë ekspozitë, e njëkohësisht 600 qendra vullnetarësh dhe 220 grupe ofruan shërbime jashtë ekspozitës. Rreth zonës së ekspozitës ka 2100 vendparkime fikse dhe 4000 vende parkimi të përbashkëta. Zona e ekspozitës është e pajisur me pesë pika mjekësore dhe një ekip sigurie prej 500 vetash.(Çang Çuo)