Më 18 nëntor të vitit 2013 u përurua zyrtarisht në Tiranë Instituti i parë “Konfuci” në Shqipëri, i themeluar nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit.
Në ceremoninë e hapjes, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se forcimi i bashkëpunimit arsimor do të ndihmojë në rritjen e miqësisë midis dy popujve. Ai shprehu shpresën që populli shqiptar të njohë më thellë nëpërmjet Institutit “Konfuci” gjuhën e kulturën kineze, duke promovuar zhvillimin dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Në vitin 2017, Instituti “Konfuci” i Universitetit të Tiranës krijoi Qendrën e Testit të Gjuhës Kineze HSK dhe zhvilloi Testin e Aftësisë së Gjuhës Kineze HSK tri herë atë vit. Erion Maraj, dekan i Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, tha se shkëmbimet dhe bashkëpunimi aktual në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe shkencave humane midis Shqipërisë dhe Kinës po zhvillohen më tej, dhe entuziazmi i studentëve shqiptarë për gjuhën kineze po rritet. Ai falënderoi ambasadën kineze në Shqipëri për mbështetjen e saj të fortë lidhur me punën e Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës dhe inkurajoi studentët të studiojnë me zell dhe të përmbushin pritshmëritë e larta.
Ambasada kineze në Shqipëri kujdeset shumë për zhvillimin e Institutit “Konfuci” në Tiranë. Ambasadori i tanishëm i Kinës në Tiranë Zhou Ding e ka vizituar shumë herë këtë institut. Ai i vlerëson lart punët e institutit për përhapjen e mësimdhënies së gjuhës kineze.
Ambasadori Zhou tha se mësimi i gjuhës së huaj mund të hapë një dritare drejt një bote tjetër. Kina ka një territor të gjerë, kulturë të gjerë e të thellë dhe miqësi të thellë tradicionale me Shqipërinë. E ardhmja e miqësisë kino-shqiptare i takon brezit të ri. Ai shprehu shpresën që studentët e Institutit “Konfuci” të Tiranës t'i shërbejnë më mirë zhvillimit të vendit duke mësuar gjuhën kineze dhe të kontribuojnë në kauzën e miqësisë Kinë-Shqipëri. Ambasada kineze do të mbështesë plotësisht punën mësimdhënëse të Institutit “Konfuci” dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin kulturor, arsimor e rinor kino-shqiptar, dhe për të pasuruar më tej përmbajtjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Numri i studentëve në Institutin “Konfuci” të Tiranës është rritur nga disa dhjetëra në qindra, dhe mësimdhënia vazhdon të zgjerohet dhe thellohet. Studentët e Institutit “Konfuci” shprehën interesin e tyre të madh për kulturën kineze dhe shpresën që të mësojnë mirë gjuhën kineze dhe të shkojnë në Kinë për studime dhe shkëmbime të mëtejshme në të ardhmen, për të promovuar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për të rritur miqësinë mes dy popujve.
Qeveria kineze jep bursa për studentët shqiptarë çdo vit. Në ceremoninë e ndarjes së bursave në shtator të këtij viti, ambasadori Zhou Ding tha se studentet jane si dielli në mëngjes, plot me shpresë dhe energji!
Ambasadori Zhou u takua me studentët që fituan bursat e qeverisë kineze, dhe zhvilluan një shkëmbim të këndshëm. Zhou u uroi studentëve suksese në studim, dhe u shpreh se, pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, miqësia e popujve gjithmonë mbetet e ngushtë. Ai se është shumë i kënaqur që më shumë të rinj studiojnë në universitetet kineze dhe shprehu shpresën që në të ardhmen, këta student do të luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, si dhe për forcimin e miqësisë mes dy vendeve.
Si një dritare e njohjes së Kinës, Instituti “Konfuci” në Tiranë do të forcojë më tej mësimdhënien e gjuhës kineze në Shqipëri, do të ndërthuret me testin HSK dhe do të përmirësojë në mënyrë të qëndrueshme nivelin e mësimdhënies së gjuhës kineze. Instituti “Konfuci” do të rritë gradualisht vendet e mësimdhënies së gjuhës kineze në qytetet kryesore në Shqipëri, do të përhapë kulturën kineze dhe do të inkurajojë studentët nëpërmjet testit HSK të marrin bursa të niveleve të ndryshme. Instituti “Konfuci” do të përpiqet edhe të përgatitë mësuesit shqiptarë që japin gjuhën kineze.
Në të ardhmen Instituti “Konfuci” i Tiranës do të forcojë lidhjen me ndërmarrjet e financuara nga Kina në Shqipëri, do të marrë pjesë aktivisht në aktivitetet e tyre, do të ofrojë shërbime të transferimit të talenteve dhe konsulencës për këto ndërmarrje dhe do të japë kontribut për nismën “Një brez, një rrugë" dhe mekanizmin e ”Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”. (Çang Çuo)