Megi Kurti studente ne univeristetin Metropolitian Tirana
Megi Kurti është e reja nga Shqipëria, e cila punon tashmë në Bankën Botërore. Ajo ka ndjekur studimet në Universitetin Metropolitan Tirana, por dhe në Univeristetin Politeknik në Bari, të Italisë.
Pas një praktike 3mujore në Bankën Botërore Megit iu ofrua aty kontrata e një punësimi aftagjatë. Ndërkohë Megi është duke u marrë me një projekt, i cili ka në fokus gratë në biznes, duke ju ofruar atyre konsulencë.
Megi Kurti burimi facebook
CMG: Megi për cfarë duhet t’ju njohim më tepër?
Megi Kurti: Po e nis nga ajo që jam, një vajzë e lindur dhe e rritur në qytetin e Vlorës. Studimet i kam kryer në Tiranë pranë Univeristietit Metropolitan Tirana. Gjithashtu kam aplikuar jashtë Shqipërisë për të fituar eksperienca të ndryshme. Kam udhëtuar tepër dhe këto lëvizje të janë të financuara nga shteti amerikan, nëpërmjet bursave të ndryshme.
Kam kryer studime edhe në Kaliforni dhe më pas zgjodha që të aplikoj për një Erasmus dhe e fitova për në Bari. Aty aplikova për një intership pranë Bankës Botërore dhe e fitova. Isha e vetmja që e fitova në universitetin Politeknik të Barit. Pas tre muajsh praktikë mua mu ofrua kontrata e punës dhe prej tre vitesh punoj në Bankën Botërore.
CMG: Si është kjo eksperiencë? Si e shihni ju dhe të tjerët rreth jush?
Megi Kurti: Është një eksperiencë vërtet e bukur. Në këtë gjë që po bëj të duhet detyrimisht të jesh konfidente dhe shumë e nxitur për të realizuar veten kohë pas kohe. Pra, të mos vetëmjaftohesh.
Këtu duhet të merret parasysh që do hysh në një ambient me shumë kultura. Të gjitha kulturat janë aq të veçanta dhe duhet absolutisht të përshtatesh.
Ajo që kam arritur është që kam ofruar nga kultura ime, por kam pranuar dhe të tjerët sepse duhet të jesh një njeri vërtet shumë i hapur. Të arrish të pranosh që duhet të përmirësohesh
CMG: Gjendur përballë këtyre multi-kulturave, çfarë keni përmirësuar dhe jeni përmirësuar?
Megi Kurti: Personalisht nuk kam pasur probleme të mëdha, të cilat të më kenë vështirësuar punën. Kam qenë e gatshme dhe si natyrë për të pranuar të tjerët qoftë në aspektin kulturor apo edhe kombësi.
Në fillim unë isha vetëm 21-vjeç dhe më e vogla e stafit. Të gjithë të tjerët ishin në moshë dhe pjekuri madhore. Vijoj dhe sot të jem më e vogla e departamentit. Të gjithë kolegët janë absolutisht shumë herë më të aftë pasi janë në moshën e prindërve të mi, por mua më kanë pritur mirë dhe më kanë trajtuar si të barabrtë. Mua më shtynte dhe vijon ende edhe sot të më shtyjë dëshira për të mësuar prej tyre, nxitur nga mosha dhe vitet që kanë mbi supe. Ndërtova një konfiedencë në punë dhe ja dola!
CMG: Si e shohin prindërit, miqtë apo të njohurit këtë eksperiencë tuajën në Bankën Botërore?
Megi Kurti: Nëse flasim për prindërit, ata janë aty për mua në çdo moment siç edhe kanë qenë duke më mbështetur. E them me bindje që nëse nuk do të ishin ata unë gjithashtu s’do të isha këtu sot.
Jam përpjekur që t’i bëj krenarë dhe ata janë krenarë për mua absolutisht.
CMG: Si nis dhe mbyllet dita juaj?
Megi Kurti: Aktualisht ne jemi ende në situatën e post Covid dhe shumicën e kohës punojmë nga shtëpia dhe e përjetoj jo mirë këtë gjë.
Dita ime nis në orën 7 të mëngjesit për të bërë palestër.
Më pas vij në shtëpi skeduloj se çfarë do bëj dhe gjithashtu aktivtitet e mia persoanle. Një ditë e zakonshme me aktivitete të ndryshme.
Megi Kurti
CMG: A e kishit menduar jetën tuaj kështu?
Megi Kurti: Nëse do kthehesha pas në kohë dhe do më pyesnin “Hej Megi, e mendon që do punosh në Bankën Botërore”? Jo, nuk do ta besoja! Por asgjë nuk është e pamundur. Unë vij nga një familje shumë e thjeshtë shqiptare, por fati më ka ndjekur gjithashtu edhe puna. Kam fituar bursa studimi, kjo falë afësisë sime për të studiuar.
Unë e kam parë Amerikën si diçka të pararritshme, por e preka atë dhe u përballa me një situatë shumë shumë herë më ndryshe. Njerëzit jane më mendjehapur seç mendon ti.
Asgjë nuk të pengon nëse i do gjërat. Mos ndaloni së ëndërruari dhe së provuari. Pas çdo sfide dhe rrëzimi vjen një oportunitet gati për ju.
“Nëse ju refuzojnë dy herë , hera e tretë është e juaja”!
CMG: Cili është projekti me të cilin ju po mereni dhe cfarë mendoni të sillni në të ardhmen?
Megi Kurti: Aktualisht jam duke implementuar dy biznese. Njëri sjell konsulencë për gratë në bzines. Ato kanë shumë nevojë për këshilla dhe orientim. Unë dua të lë një impakt tek gratë shqiptare, të cilat duan të arrijnë. Konsulenca do të vijë nga unë. Jam shumë e surprizuar nga zonjat, të cilat duan të bëhen pjesë e rrugëtimit në biznes.
Gabimet që të gjithë bëjnë në Shqipëri është se mendojnë më shumë seç duhet. Shembull: nëse fillon gjithë kohës të thuash, po filloj por s’do ja dal, do kem pengesa, do kem vështirësi, asnjë rrugë nuk mund ta çosh dot deri në fund. Mos merrni gjëra përsipër nëse keni ide të tilla.
Hapi i parë është të jeni të qartë mbi atë që dëshironi në jetë.
Megi Kurti ne Banken Boterore
CMG: Duke qenë se po punoni tani për rolin e gruas, si ju duket figura e gruas shqiptare?
Megi Kurti: Jemi gra shumë të forta! Gjithashtu dhe shumë të zgjuara.
Nëse gratë në Amerikë mendojnë ndryshe dhe që ne nuk na bëjnë sens, ne mendojmë për gjëra jetike! Jemi të forta në përballimin e çdo gjëje.
Ne i kemi bërë ballë shumë gjërave ndaj jemi mësuar dhe kjo na ka bërë më të veçanta.
CMG: Cila është fraza që ja thua shpesh vetes kur ke nevojë?
Megi Kurti: Asgjë nuk është e pamundur dhe gjithçka mund të arrihet nëpërmjet vullnetit. Mendoni kështu: “Nëse një mundësi nuk ju jepet aty është gati një tjetër, që ju të aplikoni”.
Intervistoi: Megi Latifi