Foto:VCG

Foto:VCG

Ditët e fundit, punëtorët nga Kompania e Shërbimeve të Zinxhirit të Furnizimit “Yufei” të qytetit Shenzhen kanë transportuar ekrane me kristal të lëngshëm (LCD) në port për t’i transportuar në Sllovaki.

Mësohet se në shtatë muajt e parë të vitit 2021, vëllimi i importit dhe i eksportit i kompanisë “Yufei” arriti 690 milionë dollarë amerikanë, duke u rritur 333.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Sipas statistikave të Doganës, në shtatë muajt e parë të këtij viti, vëllimi i import-eksportit midis qytetit Shenzhen dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ishte 34 miliardë e 700 milionë juanë, duke u rritur 27.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Polonia, Hungaria dhe Çekia janë tre partneret më të mëdha të qytetit Shenzhen në Europën Qendrore e Lindore. Vëllimi i importit dhe i eksportit midis Shenzhen-it dhe Sllovakisë u rrit shpejt, me 233.6 %, duke treguar prirjen e mirë të zhvillimit.

“ Yufei” është një nga kompanitë e reja në Zonën e Tregtisë së Lirë të Futian-it. Me thellimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë”, sivjet kompania “Yufei” e zgjeroi tregun në Sllovaki, Poloni etj. dhe kërkesat janë rritur shumë.

Për ta ndihmuar kompaninë “Yufei” të përballohet me kulmin e eksportit dhe për një zhdoganim pa probleme, dogana e distriktit Futian të Shenzhen-it përmirësoi shërbimet dhe ka marrë masa për lehtësimin e zhdoganimit.

Tregtia midis Shenzhen-it dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është kryesisht tregti me vlerë të shtuar të lartë. Në korrik, vlera e import-eksportit të qytetit Shenzhen me vendet e EQL-së arriti në 3 miliardë e 210 milionë juanë, duke u rritur 7.2 % dhe duke zënë 63.2 % të vëllimit të përgjithshëm të importit dhe eksportit midis Shenzhen-it dhe vendeve të EQL-së. Mallrat kryesore të eksportit janë kryesisht pajisje elektronike, ndërsa eksporti i materialeve mjekësore dhe barnave u rrit ndjeshëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

Para disa ditëve, në fabrikën e kompanisë së xhamave të makinave “Xinyi” po prodhoheshin xhama që do të eskportoheshin në Poloni. Me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me vendet e Europës Qendrore e Lindore, kompania “Xinyi” po zhvillohet mirë në tregun e Europës Qendrore e Lindore.

Menaxheri i kësaj kompanie Liu Wanfen u shpreh se, me ndihmën e nismës “Një brez, një rrugë”, vitet e fundit kompania e tij po vazhdon të zgjerohet në tregun e Europës Qendrore e Lindore dhe kapacitetet e saj prodhuese janë forcuar, duke shtuar konkurrueshmërinë e produkteve të saj.

Në mars u hap në Shenzhen Pika e Koordinimit dhe Konsultimit të Zhdoganimit për Vendet përgjatë Linjës Tokësore e Detare Kinë-Europë. Dogana e Shenzhen-it ka bërë shumë punë për hapjen e kësaj pike. Më e rëndësishmja është që Dogana e Shenzhen-it krijoi platformën në internet për të ofruar shërbimet e konsultimit për doganat e ndërmarrjet nga vendet përgjatë Linjës Tokësore e Detare Kinë-Europë.

Linja Tokësore e Detare Kinë-Europë nga porti i Pireut në Greqi në jug, te Budapesti i Hungarisë në veri, duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është "kanali i tretë tregtar" përtej rrugës tradicionale të transportit detar në det dhe Kinën me bazë tokësore- Hekurudha e Europës. Kjo linjë e shpejtë ofron një kanal më të shpejtë logjistik për burimin e mallrave nga Lindja e Largët në brendësi të Evropës Qendrore, dhe kohëzgjatja e importit dhe eksportit të mallrave përmes këtij kanali është 7-10 ditë më e shkurtër se me linjën tradicionale të transportit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dogana e Shenzhen-it është përfshirë plotësisht në ndërtimin e “doganës inteligjente” duke përdorur teknologji si 5G etj., për të nxitur shndërrimin e terminalit tradicional të kontejnerëve në një “terminal të zgjuar” për të ndihmuar për shpejtimin e zhvillimit të Linjës Tokësore e Detare Kinë-Europë.

Në këtë prill u organizua në Shenzhen Konferenca e 6-të e Bashkëpunimit për Lehtësimin e Zhdoganimit përgjatë Linjës Tokësore e Detare Kinë-Europë, në të cilën Kina, Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia shkëmbyen mendime të thella për nxitjen e bashkërendimit në fushën e zhdoganimit. Katër palët u shprehën se do të bashkëpunojnë për të ngritur efikasitetin e konsultimeve për shkëmbimin e informacionit dhe për të ndihmuar lehtësimin e zhdoganimit të mallrave në Linjën Tokësore e Detare Kinë-Europë.

Pas konferencës, dogana e Shenzhen-it publikoi 16 masa të rëndësishme për të nxitur projektin e bashkëpunimit me Greqinë dhe për të forcuar konceptin e “doganës së zgjuar”. Këto masa kanë nxitur bashkëpunimin e doganave të portit Yantian të Shenzhen-it dhe të portit grek të Pireut dhe kanë zgjeruar lidhjen midis qytetit Shenzhen dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Para disa viteve, Shenzhen ndërtoi edhe pavijonet e vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe dogana e Shenzhen-it përkrah me të gjitha forcat zhvillimin e këtyre pavijoneve. Deri tani 52 marka nga Sllovenia, Hungaria, Bullgaria etj., kanë hyrë në pavijone, duke përfshirë 600 lloje mallrash, si verë, produkte për kujdesin e lëkurës, lëng frutash, mjaltë etj. Banorët e Shenzhen-it kanë rastin të shijojnë produktet e mira nga Europa Qendrore e Lindore. (Çang Çuo)