Rigers Rusi

Rigers Rusi

Rigers Rusi është drejtues i kompanisë “Albpastrim” në Shqipëri. E ka nisur rrugëtimin e tij në shtetin grek, ku ka studiuar e më pas punuar në një kompani ndërtimi. Me të njejtën ide erdhi në Shqipëri, por gjithçka ndryshoi kur kuptoi se sa e nevojshme ishte një kompani pastrimi.

Ai e ushtron këtë profesion tashmë prej 10 vitesh.

CMG: Rigers, për çfarë e njihni veten dhe për çfarë ju njohin të tjerët?

Rigers Rusi: Jam rritur dhe jam shkolluar në Selanik, do ta nis kështu përshkrimin e vetes. E njoh veten si një njeri me shume ambicie dhe shumë kërkesa për jetën e vet.

Një djalë që ka pasur ëndrra për të cilat ka punuar gjithnjë në Shqipëri.

Sot unë i shoh gjërat pak më ndryshe se ëndrrat e dikurshme, sepse tashmë janë dhe realitet.

CMG: Çfarë ju ka motivuar për të mos u ndaluar?

Rigers Rusi: Të punësoj njerëz, kjo është për mua kënaqësia më e madhe. T'ju jap kënaqësinë që në fund të muajit ata të kenë një rrogë.

Ky duhet të jetë qëllimi primar i një drejtuesi.

Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh njerëz që janë të lumtur, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.


Rigers Rusi

Rigers Rusi

CMG: Si nisën themelet e kompanisë suaj?

Rigers Rusi : Kompania ime është “Alb Grup”, e cila ka 4 kompani brenda saj.

CMG: Për të ardhur në drejtimin e një kompanie me 500 punonjës ka një rrugëtim tuajin... Si ka nisur, cila ka qenë puna juaj e parë?

Rigers Rusi : Tani do të kthehem shumë vite pas. Unë jetoja në Greqi dhe aty kam punuar shumë. Paralel me shkollën une isha inxhinier ndërtimi. E adhuroja punën time atje dhe në atë lloj fryme erdha edhe në Shqipëri që të mund të hapja diçka të tillë këtu.

Duke parë tregun, nuk arrita të gjykoj që ka përshtatje njësoj si në Greqi dhe ndryshova drejtim.

CMG: Mardhënia që ndërtoni me punonjësit tuaj, sa i rëndësishëm është komunikimi?

Rigers Rusi: Baza sot është komunikimi në dy rrafshe si për të marrë por edhe për të dhënë një punë. E sigurt që nëse ti nuk ke një komunikim të mirë me gjithë stafin gjithçka bie poshtë.

Diçka kam vënë re tek të rinjtë sot që nuk shohin pak më lart, nuk arrijnë të perceptojnë që komunikimi është gjithçka dhe me të zgjidhet çdo gjë. Të rinjtë duhet të jenë më shumë "elastikë" në komunikim.

Asgjë nuk nis me gjëra lart e të mëdha, por duhet të nisesh me gjëra shumë të vogla. T’i marrin gjërat pak më shtruar dhe ta duan atë që bëjnë.


Rigers Rusi

Rigers Rusi

CMG : Pse njerëzit ju besojnë juve?

Rigers Rusi : Po të flisnim vite më parë e sigurt që nuk do të besonin kaq fort, por tani gjithçka ka ndryshuar, të gjithë e njohin punën time dhe se çfarë bëj unë.

Pra, kur unë shkoj në një hotel, apo shkoj diku për të ushtruar punën bashkë me stafin tim, ata e njohin se sa me dashuri e bej unë punën time.

Ne, unë dhe stafi nuk shohim as orë dhe as kohë kur shkojmë për të punuar. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi rezultat në fund.

10 vite punë janë 10 vite besim.

CMG: Si e menaxhoni kohën?

Rigers Rusi : Më pëlqen kjo pyetje. Në fakt njerëzit duhet të ecin me një plan dhe unë gjithmonë e kam një plan. E di mirë se çfarë duhet të bëj ditën tjetër. Unë personalisht kam një ditë të ngjeshur por këtu nis menaxhimi që unë të bëj dhe marr përsipër gjërat kryesore gjatë ditës.

Si rregull jemi ne që duhet ta menaxhojmë kohën. Koha përkthehet në shumë përfitime!

CMG :Kujt ja vjedh më tepër kohën?

Rigers Rusi : Unë e ndaj kohën në mëngjes me stafin tim.

Gjithçka që ka lidhje me punën unë e mbyll që mos t’i vjedh kohë familjes, e cila ka gjithë vëmendjen pas pune, pasdite. Kam aq shumë njerëz rreth vetes dhe mund të them që për të gjithë e gjej kohën!

CMG : Cilat janë tiparet tuaja në punë?

Rigers Rusi: Tiparet e mia kanë ndryshuar me kohën, sepse në fillim nuk kam qenë kaq i qetë sa sot. Kam qenë shumë nevrik sepse u përballa me dy vende dhe kultura të ndryshme nga Greqia në Shqipëri.

Sot që kanë kaluar kaq vite e shoh veten time të ndryshuar dhe e menaxhoj sjelljen.


Rigers Rusi

Rigers Rusi

CMG: Të menaxhosh një staf me mbi 500 punonjës, sa e vështirë është?

Rigers Rusi : Ne jemi një staf i madh i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. E vërteta është që unë nuk shkoj çdo ditë për t’i vizituar ata, por njëherë në muaj patjetër që po.

Duhet patjetër që të kemi një marëdhënie të afërt dhe unë duhet t’i takoj që të krijojmë besim. Kemi një grup të mirë!

CMG : Si i motivon punonjësit për të marrë maksimumin?

Rigers Rusi : Stafi im ka dy forma motivi. E para përkthehet në bonus.

E dyta, nëse arrijmë një gjë të madhe në grup ikim jashtë Shqipërisë apo Tiranës. Është një formë bashkëpunimi që më rezulton shumë pozitive.

Ne jemi një grup që të gjjthe ecim përpara nuk jemi individualë!

CMG : Cili është mesazhi juaj për të rinjtë?

Rigers Rusi : Shume pyetje e bukur!

Idea është që unë të rinjtë nuk i shoh të motivuar. Nuk do doja që të rinjtë të rrinë kot, apo të ikin jashtë.

Kjo do doja të ndryshonte. Shqipëria ka gjëra të mëdha për të bërë.

Mjafton të keni pasion dhe çohet deri në fund. Kështu mendoja edhe unë dikur që nuk bëhet sukses në vendin tone, por doli e kundërta.

I thoni vetes dy fjalë " Çfarë ka dikush tjetër që ja del, që nuk e kam unë? "


Intervistoi: Megi Latifi