Blerina Hoxha ka përfunduar studimet për Ekonomi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Bashkëideatore e projektit "40 under 40", ajo aktualisht është lektore në Universitetin “Marin Barleti”, koordinatore e projektit në BarletiHub dhe në TripleCity. Me një përvojë të gjatë në ekosistemin Startups në Shqipëri si organizatore, mentore, anëtare bordi dhe trajnere, ekspertiza e pedagoges Hoxha konsiston në zgjerimin e modelit të biznesit, realizimin e planeve financiare dhe planeve të biznesit.

Blerina Hoxha ne intervistë për CMG

Blerina Hoxha ne intervistë për CMG

CMG: Blerina, për çfarë ju njohin të tjerët?

Blerina Hoxha : Blerina është një vajzë që jep mësim në universitet prej 8 vitesh. Ekspertiza ime lidhet me ekonominë dhe sipërmarrjen. Dua të prek vetëm këtë pjesë të vetes, por patjetër që më njohin edhe në këndvështrime të tjera.

CMG: Si ka qenë fëmijëria juaj ? E keni projektuar atë kështu si gjendeni tani?

Blerina Hoxha : Unë kam një parim në jetë. Nëse nuk funksionon plani A, duhet të kesh gati planin B. Kam qenë nga ata fëmijë, më pas të rinj të cilët nuk e pëlqejnë ekonominë. As e kisha menduar që do ishte pjesë e jetës sime profesionale. Gjërat ndodhin për një arsye kështu që unë tashmë jam e lumtur për ariitjet e mia dhe mënyrën se si jeta ka rrjedhur.

Shifrat nuk kanë qenë të preferuarat e mia, ama duhet të them që :" Jeta nuk ka kuptim, nëse na ndodhin gjëra që i presim ". Të papriturat janë më të bukura. Ato të bëjnë të jetosh.


Pedagogia Blerina Hoxha në auditor

Pedagogia Blerina Hoxha në auditor

CMG : Blerina në auditor, çfarë natyre mësimdhënie ka?

Blerina Hoxha : Në parimet e mia, dy janë format e të sjellurit. Nëse na ka ndodhur një ngjarje, ose do ta përsërisim atë tek të tjerët, ose do ta ndryshojmë sepse e kemi përjetuar vetë. Këto parime i përkasin jetës së përditshme, por njëkohësisht edhe asaj profesionale.

Nuk e krijoj kurrë distancën me studentët e mi, madje është një formë e gabuar. E vërteta është që mësimdhënien ne nuk e mësojmë në asnjë kurrikulë, por e përcjellim atë sipas shembullit për ne ideal.

Blerina është lloji i pedagogut që mund t’i shkruash ne çdo orë dhe do të të kthejë përgjigje sepse mundohet që t'u qëndrojë pranë studentëve. Të paktën për mua ky është modeli i mirë.

CMG : Cilët janë modelet më të mira që keni ndjekur?

Blerina Hoxha : Gjatë rrugës secili nga ne ka 5 deri në 7 modele, por duke ju afruar modeleve, kupton që është më e rëndësishme të kesh më pak. Kam mësuar shumë nga mësuesit e mi në Fakultetin e Ekonomisë në UT, aty ku unë u ktheva më pas për të dhënë mësim, por patjetër që ndjek edhe shembuj të huaj, të cilët shkruajnë shumë mire. Sepse mua më pëlqen shumë të shkruaj për ekonominë.

CMG : A jeni e plotësuar dhe në zonë konforti?

Blerina Hoxha :Blerina është larg zonës së konfortit. Unë kam nevojë gjithmonë për gjëra të reja, të cilat më nxjerrin jashtë rutinës dhe më japin tjetër energji. A jam e plotësuar?! Po jam, sepse kam bërë gjithmonë gjërat që kam dashur. Kur ne i shohim gjërat nga larg nuk i duam aq shumë. Është në natyrën e njeriut që të kërkojë sa më shumë. Në ekonomi ka një teori " Ne kemi burime të fundme dhe kërkesa të pafundme ".

CMG : A jeni penduar për gjërat që nuk i keni bërë me kohën?

Blerina Hoxha : Po jam penduar dhe nuk i numëroj, por mendoj t’i bëj në të ardhmen apo momente të caktuara.

CMG : Si ja keni dalë në rrugëtimin tuaj?

Blerina Hoxha : Unë jam një minimodel për të tjerët dhe patjetër që frymëzimi nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por duhet të vijë nga faktorë të brendshëm. Pasionin që ke për gjërat duhet ta ngresh në piedestal dhe ta mbash energjinë brenda vetes.

Gjithmonë unë vetë mundohem të gjej faktorë të brendshëm dhe jo të jashtëm.


Nisma 40 under 40

Nisma 40 under 40

CMG :Çfarë është "40 under 40"

Blerina Hoxha : Eshtë një nismë që ne kemi ndërmarrë "40 nën 40". Jemi përpjekur të sjellim në fokus një sërë biznesesh në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të nxjerrë në pah të rinjtë, të cilët bëjnë biznes nën moshën 40 vjeç. Ata në fund do të kenë një renditje të 40-të.

CMG : Në çfarë fazë jeni?

Blerina Hoxha :Sapo kemi hapur në fakt nominimet dhe kërkojmë që biznesi që do të nominohet, të ketë një qëllim konkret. Të ketë një motiv për të qenë pjesë. Mbi të gjitha ta ketë prekur suksesin në biznes, sepse është tepër e rëndësishme të ketë feedback. Pra, jemi në fazë nominimesh.

CMG : “40 under 40”, çfarë përfitimi i sjell biznesit?

Blerina Hoxha : Bizneset dhe drejtuesit e tyre patjetër që marrin shumë. Idea jonë është t’i bejme bashkë të rinjtë në biznes nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kështu, ata do të kenë më shumë mundësi për të zgjeruar aktivitetin e tyre, duke qenë më pranë njëri -tjetrit. Rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm, ndaj ky është edhe qëllimi primar.

Intervistoi : Megi Latifi