Yu Yang në punë
Yu Yang, një djalë i ri rreth të tridhjetave, punon si punonjës i thjeshtë në lagjen “Shengpingyuan” të distriktit Licang të qytetit Qingdao të Kinës Lindore. Kur ishte 18-vjeçar, ai u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Pas disa viteve, Yu Yang e kreu detyrën e vet dhe u lirua nga ushtria. Ai zgjodhi të punojë në nivel bazë. Tani le të shikojmë pse e bëri këtë zgjedhje.
Kur ishte ushtar, Yu Yang dëshironte të bëhej paqeruajtës, sepse shpresonte të shkonte jashtë Kinës për të mbrojtur paqen në botë. Por në fakt ai nuk u bë ushtar paqeruajtës. Prandaj , kur u lirua nga ushtria, Yu zgjodhi të shkojë jashtë Kinës për të realizuar dëshirën e tij që të shikonte botën.
Në vitin 2019, Yu Yang filloi turizmin më këmbë jashtë Kinës. Ai shkoi në Nepal, Indi e Egjipt. Kur filloi vizitën në Jordani, i ndodhi një incident.
Atë ditë, Yu Yang mori një taksi për të shkuar në hotel. Në gjysmë të rrugës, pa miratimin e tij, taksisti ndaloi dhe një djalë i gjatë hyri në taksi. Në fillim, Yu mendoi se taksisti thjesht mori edhe një udhëtar tjetër. Por më vonë, ku taksia kishte udhëtuar rreth pesë-gjashtë kilometra në një rrugë të zbrazët, Yu pa në hartën në celularin e tij se po largoheshin gjithnjë e më shumë nga destinacioni. Atëherë, taksisti, me një pamje të vrazhdë në fytyrë, i tregoi taksimetrin, që tregonte se Yu duhet të paguante mbi 500 dinarë jordanezë (afër 770 dollarë amerikanë).
Yu Yang dhe gjyshi i tij
Taksia ndaloi në një fushë të shkretë afër autostradës, ku nuk kishte këmbë njeriu. Yu kishte me vete vetëm 400 dinarë jordanezë. Ai nuk e dinte nëse grabitësit ishin të armatosur apo jo, dhe nuk e dinte qëllimin e tyre. Të dy grabitësit e humbën durimin dhe e kërcënuan me thikë.
Në këtë kohë rreziku, Yu Yang i shkoi ndër mend se në çantë kishte flamurin kombëtar të Kinës. Kina dhe Jordania kanë marrëdhënie miqësore. Prandaj, ai hapi çantën dhe nxori flamurin kinez. Njëkohësisht, Yu Yang tha me zë të lartë: “Jam kinez. Jam nga Kina.”
Të dy grabitësit shtangën për një moment, pastaj shkëmbyen disa fjalë, i thanë Yu-së diçka që ai nuk e kuptoi, dhe pastaj e nxorën Yu nga makina.
Yu, i lehtësuar që ishte jashtë rrezikut, mendoi një fjali nga një film i njohur kinez: “Mos harroni, pas jush ka një Kinë të fortë”.
Yu Yang nuk e di çfarë i thanë të dy grabitësit, por beson se për arsye që është kinez, mundi t’i shpëtojë rrezikut. Yu thotë: “Të them të drejtën, gjatë jetës sime kurrë nuk e kam ndier kaq thellë ‘fuqinë e flamurit të kuq me pesë yje’.”
Një flamur kombëtar tregon historinë që Kina është bërë më e fortë dhe është mbështetja e çdo kinezi.
Një flamur kombëtar tregon historinë e ngritjes në mënyrë paqësore të një vendi të përgjegjshëm. Në vitet e fundit, Kina ka promovuar diplomacinë e vendeve të mëdha me karakteristika kineze, i përmbahet zhvillimit paqësor, promovon bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe nxit ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit. Përmes nismës “Një brez, një rrugë” dhe mbështetjes së fortë ndaj komunitetit ndërkombëtar gjatë epidemisë, Kina ka shfaqur përgjegjësinë e një vendi të madh.
Një flamur kombëtar tregon edhe historinë e lidhjes midis vendit dhe shtetasve të tij. Në vargun e një kënge thuhet: “Unë dhe atdheu jemi të pandarë kurdoherë”. Ajo që i ndodhi Yu Yang e vertetoi më së miri këtë: atdheu e shpëtoi atë. Pas incidentit, Yu Yang vendosi të kthehet në Kinë sa më parë. Së pari, për arsye sigurie, por së dyti, ai dëshironte të bënte diçka për vendin e vet.
Në shkurt të vitit 2020, Yu Yang u kthye në Kinë dhe vendosi të marrë pjesë në punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë në lagjen e tij. Ai punoi mbi 40 ditë, dhe nuk pushoi asnjëherë. Shumë banorë në këtë lagje e vlerësuan lart. Në zemrën e tij, Yu Yang e dinte pse dëshironte t’u shërbente njerëzve.
Qyteti Qingdao
Pas shërbimit si vullnetar, Yu Yang hoqi dorë nga puna në palestër me rrogë të lartë dhe mori pjesë në zgjedhjet e punonjësve të lagjes. Në fund, Yu Yang filloi punë si një punonjës në nivelin bazë për të ofruar shërbime për banorët e thjeshtë. Ai dëshiron të përpiqet për të dhënë kontribut për zhvillimin e Kinës. (Çang Çuo)