Rozana Bela
Rozana Bela është pedagoge e gjuhës angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja prej 15-vitesh.
Me një eksperiencë tashmë të gjatë në botën akademike,
Rozana i mëshon mbi të gjitha formimit akademik, formim i cili vjen nëpërjet trajnimeve apo kualifikimeve të herëpashershme të cilat ajo i ndjek si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Ndjenja e atdhedashurisë e ka rritur dhe i ka krijuar bindjen se vetëm në tokën e lindjes mund të jetohet në lumturi.
CMG: Rozana si mund ta përshkruani ditën tuaj?
Rozan Bela: Prej 15 vitesh unë punoj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në degën e gjuhën Angleze dhe është vërtet kënaqësi sepse çdo ditë është e ndryshme nga një ditë tjetër. Studentët ma bëjnë ditën shumë të veçantë sepse për mua është një punë që e dashuroj. Është një mision për mua!
Rozana Bela
CMG: Në këto 15 vite punë sa herë keni menduar të ndryshoni profesion?
Rozan Bela: Realisht, në këto 15 vite unë kam punuar si pedagoge e jashtme për dy vite që më pas të filloja full time, ndaj them që këto dy vite më dhanë një dorë të mirë në eksperiencë .
Më shërbyen për të hedhur hapat. Prej 2008 jam e brendshme si pedagoge. Më e bukura është që kam aplikuar ditën e fundit kur do mbylleshin aplikimet dhe gara ishte vërtet shumë e fortë.
Ju më pyetët a kam menduar të largohem... Gjatë këtij rrugëtimi kam pasur edhe oferta të tjera që ta prishin mendjen brenda dhe jashtë vendit, por unë këtë profesion e dua me shpirt.
“Një njeri largohet nga profesioni vetem kur nuk ka çfarë të japë më”.
CMG: Arsyeja që ju nuk keni bërë kompromis me largimin nga vendi?
Rozan Bela: Profesioni ynë është i tillë që na mban gjithnjë në kontakt me jetën shkencore, për t’u rritur në profesion. Duke qënë këto oferta ndërkombetare sigurisht që të josh ftesa.Vendi i huaj të josh sepse sheh një disipline dhe tundohesh pak por jam me atë që thotë Konica “Kur ikën njeriu ne vend të huaj joshet, bukuritë ja marrin mendjen, por vjen një moment që shpirti të rreh për vendin ku ke lindur dhe rritur”. Ky shkrim më ka rritur mua.
Rozana Bela
CMG: Sa përgjegjësi mbajmë ne për veprimet tona?
Rozan Bela:Unë mendoj që ne i detyrohemi këtij vendi. Mendoj dhe e them me bindje që secili nga ne duhet të mendojë për të dhënë një kontribut sado të vogël në këtë vend. Unë kur marr përsipër të bëj diçka e çoj deri në fund. Ne i bëjmë gjërat jo vetëm për vete, por për të bërë krenarë edhe familjen. Shqipëria është në gjakun tim dhe çdo arritje sado e vogël ja dedikoj edhe vendit.
CMG:Cila ka qenë kthesa juaj më e vështirë?
Rozan Bela: Këto janë fillimet e mia. Dua të ndaj me ju një histori. Kam qenë studente. Sapo isha diplomuar dhe pasi dal nga dera e fakultetit, në një cep shoh profesoreshën time të dashur. Të gjithe e njihnim si një zysh që mbante distancë nga ne, por atë ditë ajo nuk u soll kështu. Përkundrazi, ajo me dashamirësi mu afrua dhe më pyeti : Po tani Rozana çfarë ke në plan të bësh? Unë i thasëh me sinqeritet se “Kam në plan të iki nga këtu”. Kisha vendosur të jetoja në Angli. Ja thashë me bindje, por bindja ime u mbyt kur mora një replikë të saj.
Pse?! Më tha ajo mua... Ne kemi nevojë për studentë si ty.
Kush do të na zëvëndësojë ne, ishte përgjigja e saj. Jeta dhe profesioni janë cikël dhe Shqipëria ka nevojë për punonjës si ju që janë ekselentë. Vijoi duke me thënë pse nuk e provoj njëherë që të aplikoj. Kjo ishte kthesa ime dhe që atë ditë unë jetova me të tjera qëllime dhe e shijova jetën ndryshe!
Rozana Bela
CMG: Sot që ktheni sytë pas, çfarë mesazhi u jepni të rinjve?
Rozan Bela: Megi, jo të gjithë njerëzit kanë mundësi të shkollohen, por nëse doni të bëni një ndryshim në jetën tuaj të vijoni të arsimoheni është mundësia më ë mirë për ta parë botën me ngjyra.
CMG: Cilët janë elementët që në ditën tuaj zënë vend dhe ju përmbushin?
Rozan Bela: Për nga natyra unë jam shumë aktive dhe nuk kam qëndruar kurrë në një vend .”Ku më ke mbjellë, nuk më ke korrur” është një shprehje. E plote është një ditë kur unë zgjohen dhe familja ime është mirë me shëndet, kjo është pikënisja. Më pas, puna. Ka qënë një sfidë kjo periudhë e covid-19 sepse gjithë bota po kalon në këtë proces që e goditi edhe arsimin, por mua auditori dhe nxënësit më përmbushin.
Jeta dhurohet njëherë por mund të rrezikohet në çdo moment dhe për këtë duhet ta çmojmë fort çdo ditë.