Fondacioni Qemal Stafa, Teuta Vodo

Fondacioni Qemal Stafa, Teuta Vodo

Teuta Vodo ësht drejtore ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”. Ajo u lind më 26 Gusht 1984, në Divjakë. Teuta mban titullin Doktore Shkencash në Shkencat Politike dhe Sociale nga “Universite libre de Bruxelles” në Bruksel, Belgjikë. Gjithashtu në të njëjtin universitet, ka përfunduar “Master në Studimet e Avancuara” mbi Metodat Kërkimore. Në kuadër të studimeve doktorale, në vitin 2012 ka qënë hulumtuese në Qendrën për Studime Socio-Ligjore në Universitetin e Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, ajo ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin “Sapienza” të Romës, në Itali.

Znj. Vodo ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare si hulumtuese dhe këshilltare mbi politikat e BE-së, e specializuar në gjykatat ndërkombëtare si institucione politikbërëse.

Prej vitit 2014 ajo ka punuar si hulumtuese dhe këshilltare në Parlamentin Europian, në Bruksel në disa komitete të ndryshme ku ka kontribuar kryesisht mbi raporte mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Barazia Gjinore, Reformat Kushtetuese etj.,

Nga 2010 deri në 2013, ajo ka punuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të lirë të Brukselit si Lektore për Metodat Kërkimore në Shkencat Politike dhe si hulumtuese në qendrën kerkimore “Centre d’Etude de la Vie Politike”.

Zj. Vodo është autore e një sërë artikujsh dhe ka prezantuar kërkimet në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi rolin e gjykatave ndërkombëtare në politikat publike, korrupsionin gjyqësor, reformat gjyqësore etj. Ajo ka kontribuar në një sërë projektesh ndër të cilat, trajnimi i gjyqtarëve dhe reformat gjyqësore në BE (Menu for Justice), Evidencat Sekrete (Oxford Pro Bono Publico), Kufizimet Gjyqësore në Legjislatura (HAS CSS), etj.

Ajo është anëtare e disa shoqatave kërkimore si Fondacioni i Ligjit, Drejtësisë dhe Shoqërisë (FLJS), e Shoqatës së Shkencave Politike Europiane (ECPR), e Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike (APSA), etj

Teuta Vodo

Teuta Vodo

CMG: Cilat kanë qenë angazhimet tuaja të para dhe më të rëndësishme,

për të cilat mund të thoni me të drejtë që kanë ndikuar në formimin tuaj intelektual?

Teuta Vodo: Angazhimet e para janë vërtet të rëndësishme dhe unë do të përmend si ato politike dhe ato jashtë kësaj sfere. Mbaj mend që kam qenë në një kamp veror në një provincë të Romës. Ishte vera e vitit 2003 dhe ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, pasi ka qënë trajnimi im i parë. Trajnimet kanë vijuar, por nuk kam qënë kurrë e prononcuar, sepse kam dashur të mbaj profil asnjanës.

Më pas që kam dalë hapur ka qënë kur nisa të punoj si hulumtuese për grupin e konservatorëve në parlamentin Europian.

Këtu mund të them që ka qënë angazhimi im i parë tepër i rëndësishëm që nisi dhe karriera ime ku unë nxorra në pah

aftësitë e mia. Në 2017 aty ku ndodhi ndryshimi, më bëhej një ofertë nga vendi im. Ishte një ftesë që lidhej me profilin tim dhe që patjetër unë pranova me dëshirë.

CMG: Arrini sot të bëni një dallim me kulturën e punës së të huajve dhe atë shqiptare duke qënë që keni punuar në shumë

vende?

Teuta Vodo: Po tashmë është tepër e thjeshtë për të bërë një dallim. Shqipëria bën shumë gjëra, është vendi i mundësive dhe shumë

gjëra realizohen shumë shpejt, por disa të tjera ti kupton që nuk shkojnë siç duhet. Duke qenë që tek ne oraret nuk janë shumë të qarta ndikon edhe në shëndetin mendor. Ndaj kemi nevojë që të

rregullojmë pak kulturën e punës sepse duke qënë të strukturuar ne planifikojmë më mirë edhe punën edhe jetën private.

Megjithatë edhe ne gradualisht po shkojmë drejt një kulture

pune europiane.

Teuta Vodo

Teuta Vodo

CMG:U bënë disa vite që ju punoni dhe veproni në Shqipëri. Si ju duket klisheja e të rinjve “Do iki të punoj jashtë vendit” ?

Teuta Vodo: Eshtë e vërtetë që të rinjtë duan të largohen, por mendoj që ka ardhur momenti të themi edhe të kundërtën.Nuk mund të

them që ka ndryshuar kjo ide në formë të menjëhershme, por shoh që ka një interes të të rinjve shqiptarë për të punuar dhe vepruar në Shqipëri .

Duke qënë në kontakt me ta arrij të kuptoj që e duan të panjohurën. Ka të rinj në Shqipëri që edhe punojnë edhe studiojnë dhe këto janë gjëra shumë të mira .

CMG: Qasja që keni mbi komunikimin dhe sa punojnë të rinjtë për ta pasur cilësisht më mirë?

Teuta Vodo: Komunikimi në Shqipëri nuk i lejon njerëzit të jenë të

drejpërdrejtë në atë që thuhet, ose janë shumë të ekzagjeruar.

Mendoj që kjo gjë do vijoje të jetë prezente edhe për pak kohë. Të rinjtë ndjekin shembujt e atyre që kanë vite dhe janë më të rritur dhe unë nuk jam pro kësaj nuk dua që të rinjtë të jenë shembuj jo të mirë.

Duhet bërë më shumë për të komunikuar. Duhet të nisë nga institucionet publike dhe private për të nxitur nje komunikim më të mirë dhe konstruktiv.

Mendoj që aq kohë sa ka të rinj që shkojnë në aktivitete dhe trajnime ata janë në kërkim të komunikimit më të mirë.

CMG: Cilët kanë qenë për ju shembujt e mirë në rrugëtimin tuaj të gjatë të punës?

Teuta Vodo: Prindërit e mi gjithmonë janë kthyer në burim frymezimi. Ata janë kthyer nga nje familje e thjeshtë dhe të rritur në nje provincë shumë të vogël të Fierit dhe unë habitem që kanë qasje kaq feministe sepse ata kanë dashur gjithmonë që ne të jemi vajza të pavarura.

Ata kanë dashur gjithmonë që unë dhe motra të kemi pavarësi. Na kanë rritur me detaje si “ Thuaj faleminderit” për çdo të mirë apo ndihmë. Janë ata që na kanë formuar .

Teuta Vodo

Teuta Vodo

CMG: Duke qenë që keni jetuar jashtë vendit, sa ju ka munguar kultura

shqiptare?

Teuta Vodo: Në fakt duke qënë që jetoja në një vend ku mendoj që shkrihej çdo gjë. Kishte njerëz që i përkisnin kulturave të ndryshme kishte njerëz që nuk bënin dallime. Ishte i pamundur evidentimi e sidoqoftë patjetër që ia ndieja mungesën kulturës shqiptare.

Madje mbaj mend që kur bëheshin organzime të tipit “Kulinar” unë

gjithmonë përfaqësoja Shqipërinë edhe pse mund të them që nuk e

bëja më së miri, sepse nuk ja them për të gatuar por gjithsesi idea eshtë t’u jepja pak nga kulutra jonë.

CMG: Cili është sporti juaj i preferuar, nëse do të përzgjidhnit një?

Teuta Vodo: Yoga, unë mendoj që është një sport që duhet ta praktikojnë të gjithë dhe ua rekomandoj sepse nuk bën mirë vetem për shëndetin fizik, por është një sport që të ndikon mbi të gjitha në shëndetin mental, gjë që është edhe më i rëndëishëm.

CMG: Të jetoni në Shqipëri për ju do të thotë që...?

Teuta Vodo: Eshtë nder shumë i madh që kam mundësinë që të komunikoj dhe punoj për Shqipërinë. Eshtë vertet privilegj sepse unë kam dëshirë të punoj për vendin. Pavarësisht se si kapitujt e jetës vijnë jeta është e bukur dhe realisht kam dashur të vij në Shqipëri dhe të punoj nga afër. Këtu ka energji të mirë për të punuar dhe realisht ja vlen të jetoj dhe të punoj këtu.

Kur unë njoh çdo ditë qytetarë nga afër që kanë probleme të ndryshme dhe të mundohesh dhe punosh që disa prej tyre të zgjidhen mund të thuash që “ Vertet ja vlen”.

CMG: Fondacioni “Qemal Stafa”, si e organzoni punën?

Teuta Vodo: Ka shumë të rinj që mund të kene gjithçka që duhet, por thjesht rrethanat nuk i kanë nxjerrë në dritë.

Ndaj, ju duhet nje dorë e mirë për t’i ndihmuar dhe këndoj që nëpërmjet trajnimeve apo aktivteve të rinjtë gjejnë aty një hapësirë.

Në fokus nuk ka vetëm trajnimet sepse janë edhe gjëra të tjera .