Enida Sinanaj
Enida Sinanaj është gazetare në Departamentin e Aktualitetit në Radio Tirana prej disa vitesh. Me përkushtim Enida e shikon profesionin të lidhur shumë ngushtë me jetën. Ka studiuar për Histori e më pas si një arsimdashëse vijoi studimet në Fakutletin e Drejtësisë. Enida bën pjesë tek njerëzit që e duan shumë vendin, jeton dhe vepron shumë e kenaqur duke mos dashur dhe duke mos e pasur në plan të ikë nga Shqipëria.
Çdo ditë e më shumë ajo dëshiron që të formohet profesionalisht, duke i dhënë një kohë shumë të madhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.
CMG:Eni si kanë qenë fillesat tuaja sa i përket dashurisë radiofonike?
Enida Sinanaj: Fillesat e mija në këtë profesion sa të bukur edhe të vështirë, kanë qenë jo të lehta, por gjithçka më vonë u kthye në një pasion. Gazetaria tashmë për mua është mision.
Dua t’i bëj gjërat të dëgjueshme dhe të pranueshme njëkohësisht dhe kjo vjen me pjekuri dhe arritje ndër vite.
CMG: Sa i vështirë tingëllon për ju integrimi?
Enida Sinanaj: Integrimi personal në shoqëri patjetër që është i vështirë dhe të jesh krah të tjerëve gjithashtu. Por nuk është aspak e vështirë kur ti përulesh para punës, kur ti do të mësosh diçka të re dhe kur ti ngre një urë mbi të cilën do të arrish një qëllim apo objektiv.
Mua më kanë dhënë një dorë të gjithë kolegët, por edhe unë kam bërë maksimumin për të plotësuar atë që është një skuadër e vërtetë në fushën mediatike.
Enida në studion e lajmeve
CMG: Eni sa përqind e njihni ju veten?
Enida Sinanaj: Veten nuk e njeh plotësisht sepse sa më shumë maturohesh aq më shumë mëson. Ne duhet të kemi besim dhe për ti thënë vetes “Po, unë mund ta bëj këtë!”.
CMG: Arsimimi, pse dy degë të ndryshme?
Enida Sinanaj: Karakteri im është ky. Unë jam e durueshme dhe nis një punë, duke e çuar deri në fund. Mendoj se durimi dhe rruga e drejtë që ndjek për të arritur qëllimet e mia, më nxjerr të kënaqur.
Arrij të kënaqem nga ajo që i kam vënë qëllim vetes. Unë jam e durueshme deri në konkluzion.
CMG: Eni, cilat kanë qënë lajmet që kanë mbetur në memorien tuaj si gazetare?
Enida Sinanaj: Kanë qënë të shumta, të gëzueshme ose të trishta.
Do ndalem tek anëtarësimi i Shqipërisë në Nato, kur unë kam qënë në shesh duke raportuar shumë e gëzuar. Kur ka mbëritur Papa në Shqipëri, ka qënë shumë moment emocionues. Këto janë ndoshta element, por shumë emocionues për mua.
CMG: Nëse i referohemi momenteve decizive në jetën tuaj profesionale, cilat kanë qenë ato?
Enida Sinanaj: Po, sigurisht që vendimet duan kohë. Prindërit janë të parët që më mbështesin, më japin kurajo dhe madje janë ata më shumë luftëtarë se unë. Ju kam ndenjur pranë dhe kam mësuar nga ata të jem shumë e matur. Mund të them që edhe me të gjithë ata që kam punuar më kanë hapur shumë dyer. Jam njeri që dëgjoj dhe ndihem e lumtur.
Enida në punë
CMG: A bën Eni gabime?
Enida Sinanaj: Po, po e lidh edhe me profesionin. Njeriu duet të jetë tolerant dhe unë kam një natyrë që nuk tërhiqem lehtë. Por ka momente që duhet të hapësh rrugë. Por, nuk mendoj se kam gabuar, jam përmirësuar ndër vite.
CMG: Nëse do e ktheje kohën pas çfarë do bëjë ndryshe?
Enida Sinanaj: Do bëja gjëra ndryshe, por jo se do ndryshoja shumçka. Gjatë gjithë kohës unë jam marrë me shkollim, mirëpo këto të gjitha janë dëshira. Unë nuk kam për ta kthyer kohën për të ndryshuar gjëra.
CMG:Nëse do të duhej të hiqje dorë nga të gjitha, për çfarë do ta bëje?
Enida Sinanaj: Mendoj pa dyshim që ka gjëra më të rëndësishme se profesioni. Më e bukura e të bukurave është “familja”. Nuk mendoj për të lënë asgjë, por nëse do më duhej familjen e kam të shenjtë.