Më 11 korrikun e çdo viti, organizohet Dita Botërore e Popullsisë. Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë, sidomos për vendet në zhvillim. Tani plakja e popullsisë është kthyer në një problem shoqëror serioz.

Sipas rezultatit të censusit të 7-të në Kinë janë 264.02 milionë të moshar mbi 60 vjeç, 190.64 milionë e të cilëve janë mbi 65 vjeç, përkatësisht 18.7% dhe 13.5%. Sipas standardeve ndërkombëtare të klasifikimit për plakjen, kur popullsia e një vendi ose rajoni prej 65 vjet e lart përbën më shumë se 7%, kjo do të thotë që vendi po hyn në një shoqëri të moshuar. Prandaj sipas të dhënave zyrtare, Kina ka hyrë në fazën e popullsisë së plakur.

Komteti Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës, Ministria e Çështjeve Civile dhe Komiteti Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës publikuan së bashku "Planin e 14-të Pesëvjeçar" për t'iu përgjigjur në mënyrë aktive projektit të plakjes së popullsisë dhe planit të zbatimit të ndërtimit arsimor për fëmijë. Në krahina të ndryshme të Kinës u publikuan gjithashtu masa përkatëse mbi shërbimet për të moshuarit.

Stacioni i shërbimit të vullnetarëve “Banka e Kohës”në Qiongshan

Stacioni i shërbimit të vullnetarëve “Banka e Kohës”në Qiongshan

Në distriktin Qiongshan të qytetit Haikou të provincës Hainan, stacioni i shërbimit të vullnetarëve “Banka e Kohës” ditët e fundit filloi punën, gjë që tregon se projekti pilot “Banka e Kohës” në portin e tregtisë së lirë të provincës Hainan ka hyrë në fazën e qarkullimit.

Për të plotësuar kërkesat e ndryshme të shërbimeve për të moshuarit, për të rritur pjesëmarrjen e shoqërisë në shërbimet ndaj të moshuarve, Drejtoria e Çështjeve Civile e provincës Hainan dhe Banka e Kinës filluan projektin e provës “Banka e Kohës”.

Stacioni i shërbimit të vullnetarëve “Banka e Kohës”në Qiongshan

Stacioni i shërbimit të vullnetarëve “Banka e Kohës”në Qiongshan

Tani platforma “Banka e Kohës” u ndërtua në internet dhe po zhvillohet trajtimi i vullnetarëve dhe nisi zbatimi i projektit dhe po zhvillohen veprimtari të ndryshme mbi shërbimet ndaj të moshuarve.

Një përgjegjës i stacionit të shërbimeve tha: “Vullnetarët mund t'u japin mësime të moshuarve leksione vallëzimi, këndimi, kaligrafie, shahu dhe të shoqërojnë të moshuarit të shkojnë në spital etj.” Kjo bazë inkurajon më shumë vullnetarë të ofrojnë shërbime ndaj të moshuarve. Nëpërmjet platformës “Banka e Kohës”, qeveria e distriktit Qiongshan inkurajon më shumë vullnetarë të marrin pjesë në shërbimet për të moshuarit për të zgjidhur mungesën e stafit në sektorin e shërbimit për të moshuarit.

Në distriktin Heixi të qytetit Tianjin, për të inkuraruar banorët sidomos të moshuarit që nuk janë në moshë të thyer dhe për ata që paraqiten me një gjendje të mirë shëndësore, distrikti Hexi krijoi “Bankën e kohës” dhe sistemin e shkëmbimeve.

Zhou Rongxi

Zhou Rongxi

Qysh nga viti 2019, 70-vjeçari Zhou Rongxi ka marrë pjesë në grupin e vullnetarëve. Çdo mesditë, ai shkoi në qendrën e shërbimit të kujdesit shtëpiak në rrugën Yuexiu për të dërguar porositë e drekës. Nëpërmjet aplikalcionit “Youaizhilin” ai e di kush ka porositur. Çdo mesditë, ai dërgon 30-40 pako me gatime të përgatitura. Për Zhou Rongxi, shërbimet e dërgimit të drekës kanë rëndësi të madhe pasi jo vetëm që sjell lehtësi për të moshuarit, por gjithashtu lejon që banorët të ndiejnë kujdesin e shoqërisë. Banorët janë shprehur se shërbimi vullnetarëve i ka bërë ata të ndiejnë kujdesin e vërtetë të të gjithë shoqërisë për të moshuarit.

Në këtë mënyrë “Banka e Kohës”, çdo vullnetar bëhet “depozitues”, njëkohësisht realizohet e drejta e shërbimeve për të moshuarit. Kjo mënyrë ndihmon integrimin e qeverisjes shoqërore bazë dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të shërbimeve të kujdesit shtëpiak

Qëndra e Shërbimeve të Kujdesit Shtëpiak Lishanzhen

Qëndra e Shërbimeve të Kujdesit Shtëpiak Lishanzhen

Në qytetin Hangzhou të provincës Zhejiang, Qëndra e Shërbimeve të Kujdesit Shtëpiak Lishanzhen shfrytëzon rripin e zgjuar të dorës dhe tavolinën e zgjuar të ngrënies. Kjo qendër zhvillon gjithashtu bashkëpunim me qendrën e shërbimeve të shëndetësisë për pajisjet e kontrollit shëndetësor të ofrojnë shërbime të mjekimit si konsultimi i centralizuar, kontrolli shëndetësor, konsultimi në distancë, trajtimi mjekësor online, menaxhimi i sëmundjes kronike etj.

Baza e kujdesit për të moshuarit është garantimi i sigurisë së të moshuarve. Qëndra instalon pajisje inteligjente që paralajmërojnë gaz dhe tym, rripin e zgjuar të dorës etj. në shtëpitë e të moshuarve që jetojnë vetëm. Gjithashtu ka punonjës në qendër që janë 24 orë në detyrë për të siguruar fillimin e sistemit të paralajmërimit dhe për të forcuar mbrojtjen e sigurimet nëpërmjet pajisjeve të zgjuar.

Me shërbime të kujdesit shtëpiak, të moshuarit mund të jetojnë në mjedisin e mësuar, ndërsa shërbimet online të kujdesit ofrojnë infermieri në distancë, menaxhim të shëndetit, shpëtim emergjent etj. Në të ardhmen, qendra do t’i kushtojë më shumë rëndësi jetës dhe shëndetit nëpërmjet digjitalizimit për të zgjidhur problemet konkrete në fushën e kujdesit të moshës së tretë.(Çang Çuo)