Nga viti 1935 deri në vitin 1948, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës u mbajt në Yanan të Kinës perëdimore. Gjatë kësaj periudhe, politikat diplomatike të PKK-së ishin që në bazën e mbështetjes tek vetja përdorej ndihma e jashtme, në bazë të respektimit të sovraniteteve lejohej që të huajt të vizitonin Yanan-in.

Drejtoria e shkëmbimeve të qeverisë së zonës kufitare Shanxi- Gansu- Ningxia është drjetoria e parë e PKK-së për mirëpritje. Nga viti 1935 deri në vitin 1948, mbi 50 gazetarë të huaj kanë qënë në Kinë, ku spikaten gazetarët amerikanë Edgar Snow dhe Helen Foster Snow, gazetari anglez James Bertram, shkrimtarja amerikane Agnes Smedley, gazetarja amerikane Anna Louise Strong etj. Ata vizituan Yanan-in dhe raportuan në mënyrë objektive gjendjen e luftës në Kinën e atëkohshme duke treguar krimet e Japonisë dhe të Partisë Kuomintang. Njoftimet e e tyre përhrahën luftë kundër Japonisë.

Edgar Snow dhe Ye Ting

Edgar Snow dhe Ye Ting

Gazetari i parë i huaj që vizitoi Yanan është gazetari amerikan Edgar Snow. Në qershorin e vitit 1936, Edgar Snow hyri në zonën kufitare Shanxi-Gansu-Ningxia, për të njohur ushtarët e Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve kineze. Në Yanan, Edgar Snow pa rrobat e arnuara të Mao Ce Dun; pa që Zhou Enlai flinte në tokë; furça e dhëmbëve e Zhu De ishte bërë nga qimet e bishtit të kalit; jeleku i Peng Dehuai i bërë me leckë parashute. Ai tha se pa forcë të veçantë dhe e quajti atë “Magjia e Lindjes ”.

Njëkohësisht, marrëdhëniet midis PKK-së dhe banorëve të thjeshtë i bënë shumë përshtypje Snow-t. Atje pati shkolla ku mund të mësonin fëmijët nga familjet e varfëra. Atje kishte radio, me anë të së cilës banorët e thjeshtë mund të njihnin botën e jashtme. Në 4 muaj, Edgar Snow i mori përgjigjet që kërkonte dhe më pas shkroi librin "Yjet e Kuq Shkëlqejnë në Kinë", ku pasqyrohen intervista dhe biografi të personaliteteve të asaj kohe.

 Agnes Smedley

Agnes Smedley

Në fund të janarit të vitit 1937, shkrimtarja amerikane Agnes Smedley vizitoi Yanan-in. Gjatë periudhës së qëndrimit të saj, ajo intervistoi Zhou Enlai-n dhe Peng Dehuai. Punët më e rëndësishme të saj ishin të mblidhte materialet për shkrimin e biografisë së Zhu De-së. Në vitin 1956, 6 vjet pas vdekjes së Smedley, u botua biografia e Zhu De-së “Rruga madhështore” ku përfshiheshin materiale shumë të rëndësishme për të njohur liderin e Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve kinezë Zhu De dhe zhvillimin e Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve kinezë.

Evans Fordyce Carlson

Evans Fordyce Carlson

Evans Fordyce Carlson është ushtari i parë amerikan që vizitoi Yanan-in. Ai ishte funksionari i Korpusit Detar të ShBA-së. Ai nuk ishte gazetar, por ishte shumë i interesuar për ushtrinë . Pas fillimit të Luftës kundër Japonisë, si vëzhguesi i Ushtrisë Detare të ShBA-së, ai u bë ushtari i parë i huaj që pa ushtrinë e PKK-së dhe luftën Guerile.

Shafick George Hatem(Ma Haide)

Shafick George Hatem(Ma Haide)

Mjeku amerikan Shafick George Hatem është mjeku i parë i huaj që ka hyrë në Yanan. Në vitin 1936, ai së bashku me Edgar Snow-n vizituan Baoan. Pas vizitës, ai zgjodhi të marrë pjesë në Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve kineze dhe ka mori emrin kinez Ma Haide. Më pas, ai u bë këshilltari i Shëndetësisë i degës së 8-të të Ushtrisë Revolucionare Kombëtare duke filluar ndërtimin e Spitalit Ushtarak të Degës së 8-të. Ma Haide është i huaji i parë që ka marrë pjesë në PKK. Në vitin 1950, ai mori nënshtetësinë kineze.

Përveç Ma-së, kirurgu kanadez Henry Norman Bethune, mjeku rus Miller Alof, mjeku austriak Richard Stein dhe të tjerë kanë shkuar në Yanan.

 Richard Stein

Richard Stein

Si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë të Rajonit Ushtarak të Kinës Veriore, mjeku austriak Richard Stein studioi me sukses penicilinën e papërpunuar në Yanan, e cila lehtësoi vështirësinë e vijës së frontit kundër Japonisë për shkak të mungesës së ilaçeve në ushtri dhe shpëtoi jetën e shumë të plagosurve.

Në vitet ‘30 dhe ‘40 të shekullit të kaluar, Edgar Snow, Agnes Smedley, Ma Haide etj. kaluan bllokimin për vizitën në Yanan për të marrë pjesë në luftë kundër Japonisë dhe për të ndihmuar çështjen e çlirimit të popullit kinez. Ata ndërtuan një urë miqësore midis Yanan-it dhe vendeve të ndryshme të botës.

Lidhur me PKK-në, shumë të huaj kanë dhënë vlerësime të larta. Gazetarja amerikane Anna Louise Strong shkroi në ditarin e saj se kuadrot e PKK-së banojnë në shtëpi të ftohtë dhe punuan gjithnjë nën drita të dobëta. Brenda dhomave të tyre nuk pati zbukurime dhe nuk kishte shumë orendi apo rehati, por kishte njerëz mendjemprehtë, mendime të thella dhe largpamësi. (Çang Çuo)