Kohët e fundit u zhvillua në qytetin Ningbo të Kinës Lindore Ekspozita e 2-të Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore. Në këtë ekspozitë, kompanitë shqiptare sollën produkte si verë, birrë, vaj ulliri, ujë mineral, mjaltë etj. me cilësi të lartë, duke u zgjeruar më tej në tregun kinez.
Pavijoni i Shqipërisë tërhoqi shumë kosumatorë kinezë. Të moshuarit pëlqejnë verën, rakinë, ndërsa të rinjtë pëlqejnë çajin e malit dhe mjaltin etj.
Një 73 vjeçar u shpreh se ka qenë marinar dhe e ka vizituar Shqipërinë si përfaqësues i ushtarëve detarë kinezë. Ai ka dashuri të madhe për Shqipërinë dhe ruan kujtime miqësore për shqiptarët. Ai jeton në Ningbo. Me rastin e zhvillimit të Ekspozitës së 2-të Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore, ai vizitoi pavijonin e Shqipërisë për të kujtuar kohën e rinisë së tij.
Një vajzë kineze ka blerë disa herë çaj shqiptar gjatë 4 ditëve të eskpozitës. Ajo tha se kur provoi për herë të parë e pëlqeu shumë, prandaj u kthye përsëri në pavijonin e Shqipërisë për të blerë këtë pije. Ajo është e mendimit që kjo shije është shumë e përshtatshme për të rinjtë kinezë.
73 vjeçari dhe e reja janë përfaqësues të konsumatorëve kinezë që pëlqejnë mallrat shqiptare.
Në fakt, qysh nga viti 2016, qyteti Ningbo nisi të organizonte Ekspozitën e Investimeve dhe të Tregtisë Kinë-vende të EQL-së. Në vitin 2019, kjo ekspozitë u ngrit deri në nivelin shtetëror dhe quhet Ekspozita Kinë- Vende të EQL-së. Prandaj mund të themi se Ningbo ka lidhje të thellë me vende të EQL-së duke përfshirë Shqipërinë dhe banorët e Ningbo-s i njohin mirë mallrat shqiptare.
Gong Li, menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Tregtisë Ndërkombëtare Banzhao të Shangait, ka lidhje të ngushta me Shqipërinë. Qysh nga viti 2018, ai nisi biznesin me Shqipërinë dhe ka marrë pjesë me mallrat shqiptare në Ekspozitën e parë Kinë-Vende të EQL-së, Ekspozitën Ndërkombëtare e Importit të Kinës.
Gong ka jetuar disa vite në Shqipëri dhe e njeh shumë mirë mjedisin e Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria nuk ka ndotje dhe se produktet bujqësore janë me cilësi të lartë. Prandaj, kur ai u kthye nga Shqipëri në Kinë, nisi importin e mallrave shqiptare në Kinë, sepse ai dëshiron që më shumë kosumatorë kinezë të shijojnë produkte ushqimore me ciliësi të lartë.
Me këtë dëshirë, Gong ka sjellë mjaltë, çaj mali dhe turshi shqiptare. Gong tha se shumë banorë në Ningbo dinë që në këtë ekspozitë mund të blejnë vetëm mjaltë shqiptar në këtë ekspozitë, por ata panë që kishte edhe shumë produkte të tjera.
Gjatë samitit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore të zhvilluar në shkurt të këtij viti, Kina e Shqipëria nënshkruan protokollet e inspektimit e të karantinës të mjaltit e bulmetit shqiptar të eksportuar në Kinë, duke hapur rrugën për hyrjen në tregun kinez të produkteve përkatëse bujqësore shqiptare. Besojmë se në të ardhmen, produktet bujqësore shqiptare do të hyjnë në familjet kineze, dhe jo t’i blejnë mallrat shqiptare vetëm nëpërmjet ekspozitës.
Është parë që shumë banorë nga pjesa jugore e Kinës pëlqejnë turshitë shqiptare.
Një familje kineze vizitoi Pavijonin e Shqipërisë. Kur provoi turshitë, djali që jeton në Ningbo por që ka lindur në provincën Anhui, tha se kjo shije i kujtoi vendlindjen. Ai tha se shija e turshisë është shumë e ngjashme me shijen e turshive të të përgatitura nga nëna e tij, por më e freskët. Ndërsa në anën e tjetër, menaxheri Fang nga një kompani të Ningbo-s që zhvillon tregti me Shqipërisë, ka sjellë pije kremi me fruta. Fang tha se në këtë ekspozitë shumë të rinj e kanë pëlqyer këtë pije, sidomos femrrat, sepse kjo pije ka shije të ëmbël frutash.
Një vajzë nga provinca Hubei e bleu këtë pije menjëherë sapo e provoi. Ajo tha se kjo pije nuk gjendet në tregin kinez prandaj vendosi ta blejë menjëherë në ekspozitë. Këtë herë, kompania "Beijing World Trade" është agjente e garantimit të furnizimit të produkteve shqiptare. Kjo kompani ka sjellë verë, raki, birrë, vaj ullriri dhe ujë mineral. Zv.kryemenaxheri i kompanisë, Sun Dong, tha se në afro 4 ditë të ekspozitës, vera shqiptare ishte produkti që tërhoqi më shumë konsumatorin kinez.
Sun tha se një gjysh bleu 3 shishe pasi ai mendon se vera shqiptare është me cilësi të lartë dhe me çmimin e ulët.
Deri tani shumë biznesmenë kinezë kanë shprehur shpresën të marrin pjesë në sjelljen e verës shqiptare në Kinë. Specialistja kineze e verës Xia tha se vera e Shqipërisë ka shije të veçantë dhe ajo shpreson që vera shqiptare do të hyjë në tregun kinez në sasi të madhe në mënyrë që më shumë kinezë ta shijojnë këtë shije të veçantë.
Për perspektivën e hyrjen e mallrave shqiptare , sipërmarrësit kinezë shprehen optimistë.
Gong Li tha se furnitorët shqiptarë të kompanisë së tij shprehën interesim të madh për tregun kinez dhe besojnë që produktet e tyre me cilësi të lartë pa tjetër do të tërheqin konsumatorët kinezë.
Zv.kryemenaxheri i kompanisë"Beijing World Trade", Sun Dong, u shpreh:“Produktet shqiptare janë bio, të pandotura dhe shumë tërheqëse për konsumatorët. Prandaj, u përpoqëm të marrim pjesë në ekspozitën e përhershme në Ningbo, duke krijuar një pavijon me produktet origjinale shqiptare.”
Krahas produkteve shqiptare, edhe qumështi polak, mjalti kroat, trëndafili bullgar etj. do të "takohen" me konsumatorët kinezë.
Kjo tregon shkallën e hapjes së tregut kinez të konsumit. Jo vetëm produktet me marka të famshme dhe teknologji të lartë, por edhe produktet me cilësi të lartë të kompanive të vogla mirëpriten nga konsumatorët kinezë.
Tregu kinez u ka sjellë kompanive të vendeve të Europës Qendrore e Lindore mundësi të reja, dhe njëkohësisht këto kompani janë bërë pjesë përbërëse e historisë së zhvillimit ekonomik kinez. (Çang Çuo)