Iva Kalemi

Iva Kalemi

Iva Kalemi është një gazetare e dashur e ekranit shqiptar, e cila ndiqet nga publiku teksa përcjell edicione informative. Duke pasur një karakter unik dhe një eksperiencë të gjatë Iva ka arritur të ndërthurë elementë të ndryshëm në profesion. Nga puna në administratë, ajo pranë fëmijëve me spektrin autik etj. e ka rritur atë në profesion dhe i ka dhënë dritare të shumta mundësish. Iva, ndaloi jo pa arsye tek media duke e parë si profeisonin e përmbushjes.

CMG: Iva dje dhe sot, cilat janë tiparet që nuk janë tjetërsuar kurrë tek ju?

Iva Kalemi:Mendoj që tipari kryesor ka qenë sinqeriteti.

CMG: Kush ka qenë Iva dje dhe kush është sot?

Iva Kalemi: Mendoj që jam po i njëjti njeri, por kam pasur gjithmonë dëshirën për t’u përmirësuar, por thelbi është i njejti. Mund të kemi bërë regres në ca gjëra që nuk duhet.

CMG:Nga çfarë ja mbath, nëse të duhet të ikësh?

Iva Kalemi: Në periferi të Tiranës, në Petrelë të ulem në sheshin Mamica, ndoshta ora mund të jetë 8 e mëngjesit edhe unë që qëndroj vetëm aty bashkë me banorët atje.


Iva Kalemi

Iva Kalemi

CMG: A ndryshon destinacioni kur jeni e lumtur?

Iva Kalemi: Kur je e lumtur nuk ka destinacion, mjafton të jesh me njerezit që ti do!

CMG: Cilat degë mund të jene thyer gjatë karrierës dhe ku jeni mbajtur më pas?

Iva Kalemi: Në punë ka shumë vështirësi, fillimisht do përballesh me njerëz që nuk i njeh, pastaj që i njeh dhe dalin ndryshe. Kjo është pjesa më ë vëshitrë në jetë. Komunikimi. Në gjithë këto vite në punë unë kam kuptuar që duhet të ndryshojë qasja ime dhe jo qasja e të tjerëve. Unë duhet të mendoj më me largpamësi, duhet të mirëkuptoj!

Kam kaluar shumë vështirësi. Eksperiencën e kam të konsiderueshme sepse kam punuar që në 2005.

CMG: Kush është Iva përpara pasqyrës?

Iva Kalemi: Ndonjëherë i kemi idetë shumë të qarta, unë jam natyrë shumë emocioanle!Vjen një moment që ti e arrin gjithçka që ke dëshiruar në jetë dhe e pyet veten, pse nuk ndihesh e plotësuar.

Nuk mendoj që e kam arritur këtë dhe kam gjetur çelësin.

Ne jetojmë gjithë kohës sin ë përralla. Gjithmonë presim dhe harrojmë të jetojmë momentin. Të gjitha gjërat duhen përjetuar si moment lumturie. Asgjë nuk shkon sipas planeve. Kur ti bën plane zoti qesh me ne.

Foksui duhet të jetë tek vetja për të jetuar momentin , jot ë shpresojmë tek e ardhmja por duke punuar për të.


Iva Kalemi

Iva Kalemi

CMG: Sa herë i keni thënë vetes sikur të kisha vepruar ndryshe?

Iva Kalemi: Ajo që kam kuptuar që në një moment që ty të ka lënduar në ato momente I thua vetes sikur të kisha vepruar ndryshe por ama kur kalojnë disa vite ti kupton që do të kishe vepruar po njësoj. Unë nuk do të kisha vepruar ndryshe kurrë. Ndoshta disa njerëz nuk kanë merituar të kenë qënë në jetën time.

CMG: Jeta është një process. Në cilin proces ndodheni tani?

Iva Kalemi: Jam në procesion që duhet të jem e qetë.Kam mësuar të ruaj qetësinë.Më duket se më erdhi pjekuria…

CMG:Muzika që te pëlqen më teper?

Iva Kalemi: Pa muzikë dita për mua nuk është e bukur dhe unë i dëgjoj të gjitha nga muzika e huaj deri tek ajo popullore shqiptare.

CMG: Arsyeja e buzëqeshjes?

Iva Kalemi: Gjithmonë duhet gjetur një arsye për të buzëqeshur.

Duhet të dalim para pasqyrës dhe duhet të themi unë duhet të buzëqesh sot!

CMG:Çfarë po mendon tani, a e kap veten mat?

Iva Kalemi: Sa mirë që pranova intervistën. Gjatë kohës që flas në pavetedije më vjen në mendje gjithcka që kam kaluar dhe është e rëndësishme në jetën time.

CMG:Kë do doje të përmendje tani?

Iva Kalemi: Adelën, shoqen time cila nuk jeton më fizikisht, por është cdo ditë të jetës sonë me ne. Është aty me mua për të më mbështetur.


Iva Kalemi

Iva Kalemi

CMG: Kë do doje të përqafoje?

Iva Kalemi: Mamin!

CMG: Kujt do t’i thoje më fal?

Iva Kalemi: Hmmm, duhet ta mendoj. Më fal … Jam natyrë që them më fal dhe nuk e pres nga njerëzit.

CMG: Nëse s’do të ishe këtu, ku do të ishe?

Iva Kalemi:Fizikisht në Spanjë.Shpirtërisht në shtëpi, duke larë enët…

CMG:Iva në vitet e ardhshme, vizioni juaj?

Iva Kalemi: Sa i përket karrieres do doja ta mbyllja si një folëse lajmesh.Ndërsa sa i përket anës shpirtëroe një shtëpi në fshat por edhe në det!

CMG: Nëse flasim për mënyren se si e menaxhoni kohën?

Iva Kalemi: Dua ta nis fillimisht per ta theksuar që unë jam rastësisht në TV nuk ëhstë see kam menduar këtë gjë. Ka qenë një mik i babit tim që më orientoi. Kam qenë vetem 22-vjeç . Nisa këtë rrugëtim për disa vite rreth 6-vite punë. Pastaj mu desh ta ndërprisja për tu future pak më thellë. Kam ndryshuar disa punë të natyrave të ndryshme. Më e rëndësishme ka qënë si kordiantore e qëndrës së autizmit kjo ka qënë puna me e bukur sepse kam punuar 5 vite me profesionistë. Kam marrë një kënaqësi shuëm të madhe dhe aty kam njohur veten.

Intervistoi: Megi Latifi