Anisa Subashi
Anisa Subashi është një emër i lakuar në Tiranë. Ajo ka dhe vijon të ketë ngushtësisht marëdhënie me publikun, duke qenë një punonjëse sociale. E dashur dhe e çiltër, ajo ofron njëkohesisht edhe leksion në auditor arsimi. Anisa, ka vite në profesion dhe pavaresisht uljeve dhe ngritjeve ka arritur të gjejë një formë për t’ia dalë e për të qëndruar pranë atyre që kanë nevojë. Puna sociale është padiskutim një ndër punët më të bukura që mund të bëjë dikush. Por çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe sa e vështirë është të kanalizosh punën me njerezit dhe të kalosh urat sfiduese.
CMG: Përvoja juaj, çfarë na ofron dhe meson ?
Anisa Subashi: Kur unë kam filluar punë tek shërbimi social në bashki ishtë një periudhë goxha e vështirë, sepse sapo kishte ndodhur ngjarja e rëndë e tërmetit. Të gjitha ndoshta ato planifiket apo dëshirat, të cilat ti vjen në një punë të re dhe ke dëshire t’i zbatosh patjetër që u vunë në plan të dytë, pasi plani i parë ishin gjetja e një strehe për banorët. E gjithë bashkia në plane mori tjetër rrjedhë.
CMG: A mund t’i referohemi një rasti social i cili gjen zgjidhje ? Çfarë satisfaksioni merrni?
Anisa Subashi: E gjithë lodhja në atë moment, kur ti arrin të finalizosh zgjidhjen me një qytetar, unë mendoj se ikën. Pra, kjo lodhje dhe dhënia e zgjidhjes na bën ne të vijmë serish nesër në punë dhe të angazhohemi më shumë, në mënyrë që të kemi qytetarë që t’u plotësohen nevojat.
Kjo drejtori është e tillë ku ti përballesh me shumë probleme sociale dhe kemi ngarkesë emocionale.
Nevojat janë të ndryshme ekonomike, sociale apo shëndetësore. Ne përpiqemi të gjejmë dritën jeshile në fund të tunelit, që patjeter kur ja hapim atë dritë ky është edhe motivimi ynë më i madh.
Anisa Subashi
CMG: Të qenit punonjëse sociale a ju ka afruar më shumë me jetën dhe problemet e qytetarëve?
Anisa Subashi: Fakulteti i Shkencave Sociale është një nga ato fakultete që të ndihmon shumë të njohësh veten limitet dhe aspiratat ky fakultet t’i nxjerr në pah. Edhe pikat e tua të forta! Puna sociale në vetvete ka të bëjë me komunikimin, vendosja në marëdhënie me të tjerët etj.
Ne duke e vendosur individin në mes dhe duke bërë një lidhje me gjithë institucionet e tjera, arrijmë të krijojmë diçka pozitive. Individi është në qender të vëmendjes. Lidhja me këtë drejtori është ideale, sepse kur ne jemi studentë, ideale e jona është të punojmë këtu dhe unë e gjej veten shumë ngushtë me atë program studimi që kam ndjekur.
CMG: Si nis dita juaj?
Anisa Subashi: Që në orën 08:00 të mëngjesit. Ne kemi në përbërje drejtorinë e nxitjes së punësimit, atë të politikave arsimore, mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, të strehimit dhe rindërtimit. Në drejtorinë e përgjithsme ne kemi në kujdesje edhe qëndrat komunitare që ka qyteti i Tiranës. Pra, larmishmëria që ka kjo drejtori është shumë e madhe, kështu që unë kam një agjendë që më ndjek. Ardhja në zyrë, hapja e shkresave. Firmosja. delegimi i postës janë një rutinë e përditshme.
Më pas janë takimet dhe me prioritetet e ndryshme në bazë të detyrave.
Vendosim objektivat, marrja pjesë në takime apo konferenca tek të gjitha OJF-të që ne kemi lidhje. Patjeter që ne rakordohemi për qytetarët që të marrin shumë shërbime. Rutina ime nuk ka orar zyrtar.
Anisa Subashi
CMG: Në gjithë këtë mori gjërash familja çfarë vendi zë?
Anisa Subashi: Për të pasur një karrierë të mire, patjeter që do i hysh në hak dikujt tjeter dhe patjeter që do konsumohesh dhe unë i kam hyrë në hak familjes dhe këtë unë e kam pranuar. Gjithmonë kemi kërkuar ndihmë tek familja dhe une i falenderoj familjarët që më qëndrojnë pranë dhe më mbështesin. Ata janë aty për të më ndihmuar.
Koha cilësore është koha më e mirë që mund të japim për njerëzit e dashur.
CMG: Cila është motoja juaj?
Anisa Subashi: Unë e dua shumë frymën pozitive dhe ajo më ka ndihmuar në marëdhëniet e mia me kolegët dhe stafin. Të qenit pozitiv dhe sjellja pozitive, pa mllefe e inate, unë mendoj që kjo ka qenë arma ime e fortë. Dëshira dhe besnikëria e plotë në marëdhënie, këto duhet të jenë elementet që çdo individ duhet të punojë dhe të japë kontributin e tij.