Beilun, Ningbo
Arti është shumëngjyrësh falë morisë së shkëmbimeve ndërkohë që kultura pasurohet nga të mësuarit e ndërsjellë. Në qershor të këtij viti, një grupi artistësh të rinj të shquar në fusha të ndryshme nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të vijnë në distriktin Beilun të qytetit Ningbo të provincës Jiansu të Kinës lindore për të marrë pjesë në Javën e Artit të Rinisë në Evropën Qendrore dhe Lindore në Kinë (Ningbo Beilun).
Tema e kësaj jave arti “ Nga lindja në lindje” që është propozuar nga arstisti bullgar Asadul Maklov përfshin procesin e shkëmbimeve të artit dhe të kultuturës mes Lindjes dhe Perëndimit. Java e Artit do të mbledhë fuqinë e të rinjve në të gjitha drejtimet, do të eksplorojë elemente artistike nga perspektivë e plotë dhe do të shfaqë elementet kulturore dhe artistike të vendeve Evropës Qendrore dhe Lindore në një pamje panoramike, duke zgjeruar më tej fushën e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Me këto, distrikti Beilun do të bëhet zonë pionier e kulturës rinore.
Java e Artit të Rinisë në Evropën Qendrore dhe Lindore në Kinë (Ningbo Beilun) do të zhvillohet nga 8 deri më 25 qeshor. Gjatë kësaj periudhe, do të organizohet Ekspozita e dytë Kinë-vende të Europës Qëndrore e Lindore (EQL). Për të promovuar bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Java e Artit integron turizmin kulturor dhe elementët ndërkombëtarë nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" dhe zhvillimin e veprimtarive me rininë dhe artin. Aktivitetet do të zgjerojnë shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe promovojnë shkëmbime më të thella dhe më praktike shumëpalëshe.
Beilun, Ningbo
Në distriktin Beilun, po krijohet “qyteti ideal i të rinjve ”
“Ndërtimi i Distriktit të të Rinjve” u propozua prej vitit 2019 dhe vijon të nxisë ndërtimin e sistemit të politikave të të rinjve, të hartojnë planin e zhvillimit, të nxitë programe rinore etj. Ndërtimi i qytetit të të rinjve synon rritjen e përbashkët të të rinjve dhe të qytetit. Organizimi i kësaj jave të artit do të jetë një ftesë e sinqertë nga Beilun për të githa të rinjtë e botës.
Java e Artit është një pjesë e Festivalit të 3-të Kulturor të të Rinjve të Beilun-it. Java e Artit do të fokusohet në tre elemente si “Kultura, Arti dhe Moda”. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen shfaqjet, ekspozita e shkrimeve, kampi trajnues për të rinjtë. Ceremonia e Hapjes së Javës së Artit do të ketë temën “Arti si medium për të mbledhur botën”.
Në këtë javë të artit, do të shfaqet “mënyra: Shkenca + Arti” që tërheq artistët e rinj nga Kina dhe mbi 10 vende të Europës Qendrore e Lindore si Sllovakia, Rumania, Bullgaria. Nëpërmjet mënyrave virtuale dhe reale, mbi 50 media kineze dhe të huaja do të njoftojnë Javën e Artit dhe artistë to rinj nga Kina dhe vende të EQL-së do të zhvillojnë shkëmbime artistike si dhe do të organizohet ekspozita e artistike për të thelluar bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në fushat e tregtisë dhe të kulturës.
Beilun, Ningbo
Kjo javë e artit është e ndarë në pesë pjesë, duke përfshirë ceremoninë e hapjes, shfaqje, ekspozitë, kampi i studimit dhe grupi i artit.
Në ceremoninë e hapjes, artistët nga Kina dhe vende të EQL-së do të shfaqen së bashku. Në ekspozitën e shkrimeve të të rinive do të planifikohet nga Assadul Maklov, artist i Akademisë Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje të Bullgarisë, dhe në këtë ekspozitë do të shfaqen veprat e dalluara. Kampi i studimit do të ftojë të rinjtë nga vendet e Europës Qendrore e Lindore që jetojnë në zonën e Deltës e lumit Jance të vizitojnë në Beilun për shkëmbimet me tema të ndryshme. Gjatë Javës së Artit do të shpallet po ashtu krijimi i një grupi artistësh të huaj që jetojnë në Ningbo.
Çdo pjesë e Javës së Artit synon të krijojë një platformë shkëmbimesh të artistëve të rinj nga Kina dhe vende të EQL-së për pasuruar kulturën dhe të njohurit të ndërsjellë.
Le ta mirëpresim këtë Javë të Artit.