Ekspozita e dytë Kinë-vende të Europës Qëndrore e Lindore (EQL) do të mbahet nga 8-11 qershor në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang në Kinën lindore. Nën organizimin e përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe qeveria e provincës Zhejiang, ekspozita është një aktivitet për të gjetur më shumë mundësi bashkëpunimi në tregtinë e mallrave të konsumit dhe shërbimeve me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Me temë “Ndërtojmë model të ri dhe ndajmë mundësi të reja”, kjo ekspozitë do të organizojë shkëmbime midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në fushat e tregtisë, të investimeve, të bujqësisë, të shëndetësisë, të arsimit, të turizmit etj.
Ekspozita do të ndahet tre zona paraqitjeje: ekspozita e vendeve të EQL-së, ekspozita ndërkombëtare e mallrave të konsumit dhe ekspozita e përhershme të mallrave të importuara, me një sipërfaqje të përgjithshme prej 200 mijë metrash katrorë.
Në fushat e shkëmbimeve dhe të forumit ekonomiko-tregtar, do të organizohet mbi 20 veprimtari të ndryshme, duke përfshirë Forumin e Kryebashkiakëve të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Forumin e Samitit të Zhvillimit "Tregtia elektronike në Rrugën e Mëndafshit", Dialogun e Inspektimit Kombëtar të Doganave etj.
Në të njëjtën kohë, provinca Zhejiang planifikon të vijojë organizmin e Panairit të 23-të të Investimeve dhe Tregtisë të Zhejiangut për të promovuar Ekspozitën midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së.
Ekspozita e dytë Kinë-EQL do të paraqesë kryesisht shtatë kategori produktesh, duke përfshirë pije dhe ushqime, produkte kozmetike, të kujdesit personal, të nevojave të përditshme, pajisje arti, teknologji inteligjente etj.
Gjatë ekspozitës do të mbahet dhe veprimtaria e ushqimeve të shijshme nga Evropa Qendroree Lindore. Me këtë veprimtari kulturore jepet mundësia për të shijuar ushqime nga vende të ndryshme.
Po cilat janë gjashtë pika më tërheqëse në këtë ekspozitë?
Së pari, niveli është më i lartë. Ekspozita midis Kinës e vendeve të EQL-së është ekspozita e vetme e mekanizmit të Kinës për Evropën Qendrore dhe Lindore. Prandaj kjo ekspozitë tërheq vëmendjen e të gjitha vendeve të botë. Njëkohësisht do të organizohen shumë aktivitete të rëndësishme si Forumin e Kryebashkiakëve të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Dialogun e Inspektimit Kombëtar të Doganave etj.
Së dyti, përmasa e ekspozitës do të jetë më e madhe. Parashikohet se në ekspozitën e kësaj here do të marrin pjsë mbi 2000 ekspozues të vendeve të EQL-së dhe mbi 6000 blerës kinezë. Njëkohësisht, shumë kompani kineze dhe përfaqësues nga provincat e ndryshme të Kinës do të marrin gjithashtu pjesë në këtë ekspozitë.
Së treti, produktet e paraqitura do të jenë më novative. Në këtë ekspozitë shumë ndërmarrje të dalluara të vendeve të Europës Qendrore e Lindore do të ekspozitojnë produkte të shkëlqyera. P.sh. Ndërmarrja “SPH” nga Letonia është zhvilluese e softuerit të sistemit pa pilot dhe ofruese e shërbimit të integruar që do të sjellë produkte të reja teknologjike. Aeroplani Bat nga Sllovenia do të zbulohet për herë të parë në ekspozitë. Lazeri i Lituanisë, i cili përbën 50% të tregut global, do të shfaqet me teknologjinë më të fundit në këtë ekspozitë.
E katërta, tërheqja e më shumë investimeve. Burimi i blerësve profesionistë është më i gjerë. Para ekspozitës, në 11 qytete dhe provinca si Pekin, Nanjing, Chongqing, Chengdu u zhvilluan aktivitete të promovimit për të ftuar ekspozuesit për të marrë pjesë në ekspozitë; fusha e aktiviteteve të shkëmbimeve është më e gjerë, nga fillimi i prillit, 20 aktivitete të furnizimit dhe të blerjes janë organizuar nga mbarë vendin për të siguruar mundësi më të sakta për të dy palët.
Së pesti, do të ketë ndikim më të fortë. Gjatë kësaj ekspozite, do të organizohen mbi 20 veprimtari. Masat e bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së do të realizohen në Ningbo. Njëkohësisht, Panairi i 23-të i Provincës Zhejiang do të mbahet po në Ningbo. Ekspozita dhe qyteti Ningbo-s do të bëhen fokusi i botës.
Së gjati, punët e organizimit të ekspozitës do të jenë më të hollësishme. I gjithë qyteti i Ningbo-s do të jetë në gatishmëri të plotë për këtë ekspozitë, pasi do të mirëpresë të gjithë mysafirët sipas planit për të garantuar shërbime gjithëpërfshirëse. Gjithashtu do të zbatohen me rigorozitet masat e parandalimit të kontrollit të epidemisë duke hartuar përmirësimin e metodës për të garantuar sigurinë publike gjatë ekspozitës. Mjedisi i qytetit do të zbukurohet duke ngritur imazhin e tij dhe duke krijuar një atmosferë të këndshme të qytetërimit. (Çang Çuo)