4 prilli është Dita e Rinisë në Kinë. Disa të rinj vullnetarë kinezë ofruan shërbime për vaksinimin e të huajve në Kinë.
Në një mëngjes të muajit prillit, Qi Yan, i cili jeton në Zonën e Zhvillimit Ekonomik të Pekinit, u ngrit herët, pasi atë ditë ai kishte një punë shumë të rëndësishme. Si vullnetar i Shoqatës Vullnetare të Zonës së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik të Pekinit, ai do të ishte përkthyes në pikën e vaksinimit kundër COVID-19.
Rreth orës 10 të mëngjesit, Qi Yan doli nga shtëpia dhe u drejtua për në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve Aiyuhua, një pikë e vaksinimit për të huajt në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik të Pekinit. Ai pa se disa të huaj ishin tashmë në radhë për t'u regjistruar në këtë spital.
Me të mbërritur përkthyesi vullnetar nisi menjëherë misionin e tij, duke ndihmuar dy të huaj të me përkthimin e disa problemet e hasura gjatë procesit të plotësimit të formularit të regjistrimit. Ai përshëndeti miqtë e huaj në anglisht, mori formularin dhe përktheu me saktësi nga gjuha kineze në atë angleze. Niveli i tij i përkthimit profesional u përshëndet nga të pranishmit.
Qi Yan kishte studiuar dhe punuar në Australi për dhjetë vjet dhe pasi u kthye në Pekin gjeti një punë në Institutin e Edukimit Great Wall në Pekin. Falë kohës së gjatë të studimit dhe banimit në Australi, ai mund të flasë mirë anglisht dhe kështu vendosi të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, që u sugjerua nga shefi i tij.
Në pikën e vaksinimit, ka shumë vullnetarë nga universitete të tjera që ndihmojnë të huajtë me shërbime përkthimi shumëgjuhëshe. Në procesin e vullnetarizmit, vullnetarët jo vetëm që përdorin ekspertizën e tyre profesionale për të ofruar shërbime përkthimi për të huajt, por gjithashtu përpiqen të përmirësojnë metodat e punës, të rrisin efikasitetin e punës dhe të garantojnë mbarëvajtjen në këtë pikë vaksinimi.
Para se të huajt të regjistrohen zyrtarisht, vullnetarët i informojnë se duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të bëjnë disa përgatitje. Kështu mund të shkurtojë kohën e pritjes për të gjithë dhe të përshpejtohet regjistrimin dhe vaksinimin.
Si banor i Zonës së Zhvillimit Ekonomik të Pekinit dhe vullnetar në pikën e vaksinimit, Qi Yan u vaksinua mars. Gjatë kohës së tij të lirë në punë, Qi Yan gjithashtu bisedonte dhe bënte shaka me të huajt që prisnin në radhë. U tregonte atyre përvojën e vaksinimit dhe i ndihmonte të huajt për të lehtësuar tensionin.
Në dhomën e vëzhgimit, Qi Yan i pyeti të huajt që sapo kishin përfunduar vaksinimin për gjendjen e tyre fizike dhe nëse kishin ndonjë nevojë tjetër. Gjatë ditëve fundit të punës vullnetare, Qi Yan punoi në zona të ndryshme të pikës së vaksinimit. I gjithë stafi mjekësor dhe të huajt pohojnë aftësinë e punës së Qi Yan, por pak njerëz vunë re se ai qëndroi në pjesën e pasme të karriges me duart e tij. Jo shumë kohë më parë, Qi Yan ndrydhi mesin ndërsa bënte fiskulturë. Gjatë ditëve të fundit, ai vijoi punën vullnetare me dhimbje. Ditën që punonte si vullnetar ishte 35-vjetori i tij i lindjes. Pasi mbaroi të gjitha detyrat, stafi mjekësor dhe miqtë vullnetarë të Spitalit të Grave dhe Fëmijëve Aiyuhua e rrethuan Qi Yan-in dhe kënduan këngën e ditëlindjes për të festuar këtë ditë të veçantë për të. Ai tha: “Është një përvojë e veçantë festimi i ditëlindjes në pikën e vaksinimit. Ndoshta nuk do të ketë herë të dytë,” tha i riu, i cili mbante ëmbëlsirën e ditëlindjes në dorë shumë i lumtur.
Gui Shuling është një nga vullnetarët studentë në Spitalin e Grave dhe Fëmijëve Aiyuhua që studion për japonisht dhe flet gjithashtu shumë mirë anglisht.
"Kur nuk ka shumë të huaj nga Japonia që vaksinohen, atëherë ndihmoj të huajt që flasin anglisht," tha Gui Shuling.
Kur Gui Shuling mori pjesë në punë vullnetare, ajo udhëtonte përditë për 35 km me metro nga Universiteti Normal i Kryeqytetit deri në vendin e vaksinimit Aiyuhua.
"Pika e vaksinimit hapej në orën 8:30 çdo ditë, por duhet të shkonte një orë më herët për punën përgatitore. Duheshin rreth dy orë për të ardhur me metro nga shkolla, kështu që më duhej të ngrihesha në orën 5 të mëngjesit."
Puna e pikës së vaksinimit është relativisht e rëndësishme. Për të garantuar që të kishte mbarëvajtje, Gui Shuling shpesh transferohej në zona të ndryshme dhe gjithmonë vraponte për punë.
"Duke parë që të huajt mund të vaksinohen normalisht me ndihmën time, ndihem shumë e lumtur. Aktivitetet vullnetare mund të pasurojnë gjithashtu përvojën time, e cila do të jetë një ndihmë e madhe për rritjen time në të ardhmen," tha Gui Shuling.
Në pikën e vaksimit të Spitalit Tongren pranë Universitetit Jiaotong të Shangait ka 25 vullnetarë që ndihmojnë të huaj gjatë vaksimit kundër koronavirusit të ri. Ata flasin shumë gjuhë të ndryshme.
Li Honghao, është një prej tyre. Detyra e tij kryesore është që të shohë nëse të huajt që janë vaksinuar janë pajisur me barkodin e rezervimit të vaksinimit apo jo dhe t'i drejtojë ata në sportelin e regjistrimit për të plotësuar formularin etj.
"Kam studiuar në Japoni dhe në ShBA, prandaj mund të flas anglisht dhe japonisht. U regjistrova sapo pashë njoftimin e rekrutimit vullnetar," tha Li Zonghao. Ai tha se është shumë i lumtur që mund të japë kontributin e tij kundër epidemisë.(Çang Çuo)