Foto: VCG
Në linjën e prodhimit punonjësit janë shumë të zënë, po ashtu edhe nëpër laboratorë......Kompania Jingwang në Shenzhen, ndërmarrja më e rëndësishme në fushën e qarkut elektrik që mbështetet në teknologji të nivelit të lartë dhe produkte cilësore, filloi të zhvillojë tregun në vendet e Europës Qendrore e Lindore ku janë bërë porositë për qershorin.
Në metropolin kinez Shenzhen, në jug të Kinës, ka shumë ndëmarrje si Jingwang që mbështeten në tregjet përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” dhe linja e re “Treni Kinë-Europë” ka forcuar zhvillimin e tregut të EQL-së.
Në fillim të prillit, në fabrikën e kompanisë “Weijia” që merret me pajisjet shtëpiake në Shenzhen punëtorët punojnë me zell për prodhimin e shumë makinerive të kafesë. Një përgjegjës i kompanisë tha: “Me thellimin e bashkëpunimit ekonomik-tregtar midis Kinës e vendeve të EQL-së, ndërmarrjet në Shenzhen kanë hapësirë të madhe për zhvillimin e tregjeve të reja ndërkombëtare. Kompania jonë është në gatishmëri.”
Kompania Weijia eksporton kryesisht pajisje kuzhine dhe produkte të kujdesit vetjak, përfshi ekspres kafeje, tharëse flokësh, etj. Produktet shiten në vendet e EQL-së si Hungari, Sllovaki etj. Në tre muajt e parë të këtij viti, kompania Weijia eksportuan 16 milion 604 mijë juanë në vendet e EQL-së, ose një rritje 143% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Si një kompani e rëndësishme kineze për pajisjet shtëpiake, “Skyworth” po forcon zhvillimin në tregjet e reja. Një përgjegjës i kësaj kompanie tha se në 3 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i shitjes së grupit “Skyworth” në Serbi u rrit 287% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vëllimi i shitjes në vendet e EQL-së u rrit 61.51%. Sipas statistikave doganore, në 2 muajt e parë të këti viti, eksportet e Shenzhen-it drejt vendeve të EQL-së arritën mbi 10 miliardë juanë ose një rritje 71.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa importi arriti 9 miliardë dhe 48 milionë juanë, duke u rritur 76.4%.
Prej vitit të kaluar, për shkak të pandemisë, çmimi i transportit detar u rrit shumë. Kështu, hapja e linjës “Wanquhao” midis Kinës e Europës do të ndihmojë në përmirësimin e transportit nga Shenzheni drejt vendeve të EQL-së.
Linja hekurudhore “Wanquhao” u hap më 18 gushtin e vitit 2020. Në fillim kishte vetëm një tren në javë, por sot ka 2 trena në javë që bëjnë linjën Kinë-Europë. “Wanquhao” është po ashtu një kanal ndërkombëtar i logjistikës tokësore midis Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao dhe Europës.
Me trenin “Wanquhao” midis Kinës e Europës, produktet "Made in Shenzhen" dhe "Made in Kina" të tilla si makineri dhe pajisje, materiale anti-epidemike, pajisje shtëpiake, veshje dhe këpucë në Shenzhen dhe Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao transportohen në vendet në Evropë dhe Azi. Një përgjegjës i grupit “Lenovo” tha se grupi i tij ka eksportuar një pjesë të biznesit të tij evropian përmes trenit “Wanquhao” midis Kinës e Europës.
Një përgjegjës i Doganave në Shenzhen tha se që nga fillimi në gushtin e kaluar, mallrat e transportuara nga Shenzhen "Wanquhao" janë dërguar në 29 vende evropiane, duke ndihmuar ndërmarrjet e Shenzhen-it të zgjerohen në tregjet e Hungarisë, Polonisë dhe vendet e tjera të EQL-së. Sipas të dhënave doganore, në dy muajt e parë të këtij viti, vëllimi i importit dhe eksportit të transportit hekurudhor midis Shenzhen dhe vendeve të EQL-së ishte 1.27 miliardë juanë, duke u rritur 169% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u bërë rritja më e shpejtë mes mënyrave kryesore të transportit. Kjo zuri 12.3% të vlerës së përgjithshme të importit dhe eksportit në të njëjtën periudhë, duke u rritur 4.5 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Foto: VCG
Mësohet se lidhur me kërkesat e qarkullimit të shpejt të zinxhirit të furnizimit të ndërmarrjeve, dogana e Shenzhen-it është angazhuar që kompani të ndryshme të kenë politika të ndryshme, me qëllim që t’i ndihmojë ndërmarrjet të përdorin mirë politikat e favorshme dhe ndërmarrjet mund të gëzojnë lehtësira të zhdoganimit për të mundësuar që produktet me cilësi të lartë nga Shenzhen të shiten në tregun e vendeve të EQL-së.
Një përgjigjes i doganës së Shenzhen-it u shpreh se treni “Wanquhao” ka zhvilluar gjithashtu mënyrën e transportit ndërkufitar tokësor e detar duke krijuar një kanal të logjistikës “Europë-Shenzhen-Japoni dhe Kore e Jugut”.
“Në të kaluarën, transporti tregtar nga Koreja e Jugut dhe nga Shenzhen-i mbështetej në transportin detar, proces që kërkon 45 ditë” tha një përgjegjës i kompanisë Sinotrans, “Nëpërmjet trenit Kinë-Europë dhe transportit ndërkufitar tokësor e detar, ngarkesat mbërrijnë për 22 ditë duke u përgjysmuar në kohë.”
Mësohet se për të përkrahur zhvillimin e linjës hekurudhore Kinë-Europë “Wanquhao”, Dogana e Shenzhen-it me epërsinë “internet + doganë”, nëpërmjet regjistrimit pa letër, ka lehtësuar proceset tregtare duke bërë që të nxitet lidhja me sektorët e portit dhe të hekurudhës për të krijuar kanalin e ri efektiv të logjistikës.
Hapja e suksesshme “Europë-Shenzhen-Japoni dhe Kore e Jugut” do të zgjidhë problemet e efikasitetit të ulët, të kostos së lartë etj. Transporti ndërkufitar tokësor e detar është një nga masat e hapjes ndaj botës. Ky kanal zhbllokoi me të vërtetë shkëmbimet dypalëshe ekonomike dhe tregtare midis lindjes dhe perëndimit, përmirësoi efikasitetin e funksionimit të trenit, uli koston e funksionimit të trenit, plotësoi nevojat e transportit ndërkombëtar euroaziatik. Me këtë kanal, Shenzhen shërben si një zonë pilot dhe një qendër e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Treni “Wanquhao” Kinë- Europë do të rrisë gjithashtu forcën konkurruese të ndërmarrjeve të Zonës së Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao në tregun ndërkombëtar. (Çang Çuo)