4 prilli është festa tradicionale kineze "Shkëlqimi i Pastër" (Qingming), një ditë e rëndësishme për përkujtimin e paraardhësve. Banorët në krahina të ndryshme të Kinës konsumojnë ushqime të ndryshme gjatë kësaj dite sipas zakoneve vendore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Qingtuan

Një nga traditat më të spikatura gjatë kësaj dite është që banorët në Kinën juglindore hanë "Qingtuan", ëmbëlsirë të gjelbër me oriz, që bëhet për të nderuar paraardhësit. Çdo vit në kët kohë, do të shihni radha të gjata me njerëz që presin të blejnë topthat me ngjyrë “qingtuan”.

Fjalë për fjalë, "Qingtuan" do të thotë toptha të gjelbërt. Ato janë të ëmbël dhe janë gatuar me miell orizi të gjelbër. Brumi është i përzier me lëngun e bimës artemisia që i jep një aromë të freskët.

Mbushje të ndryshme mund të gjenden në Kinën Juglindore, duke përfshirë pastën e fasuleve të kuqe, pastën e gështenjës dhe mish të thatë. Tradita e bërjes së "qingtuan" daton mijëra vjet në Kinë. "Qingtuan" ka qenë ushqimi që njerëzit hanin gjatë të ashtuquajturit "Festivali i Ushqimit të Ftohtë", i cili ishte zakonisht bie një ditë para Festës Qingming. Sidoqoftë, me kalimin e viteve këto dy festa u bashkuan në një, megjithëse disa zona ende i festojnë ato veç e veç.

"Në të kaluarën kishim 'Festivali i Ushqimit të Ftohtë', njerëzit zakonisht hanin 'Qingtuan' në atë ditë. Ata me familjet e tyre sollën topthat e ftohtë të orizit në periferi,” tha Zhao Xiaoyu, zëvendësmenaxher i dyqanit të ushqimeve të vogla në Shangai.

Vitet e fundit, për të mos humbur traditën një markë ushqimore vendore e Shangait, Xinghualou, mbushi pjesën e brendshme me mish, në vend të mbushjes tradicionale të ëmbël. Ndryshimi i ri tërhoqi shumë klientë të cilët mbajtën radhën për të blerë këtë “Qingtuan” të ndryshëm.

Megjithëse kjo kuti Qingtuan u shit madje gati 50 dollarë amerikanë, 5-fish të çmimit të zakonshëm prej tetë dollarësh amerikanë, ende tërheq shumë njerëz dhe mund të shihni radhë të gjata në rrugë për topthat e gjelbër gjatë DItës Qingming të Kinës.

Në fakt, përveç “Qingtuan”, edhe edhe ushqime të tjera që mund të hahen në këtë ditë të veçant.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sanzi

Në Kinën veriore ka një traditë të lashtë ku hahet sanzi, ose pite brumi të skuqura, në Festën Qingming. Sidoqoftë, sanzi në veri dhe jug të Kinës janë të ndryshëm nga njëri-tjetri për nga madhësia dhe përbërja. Njerëzit në veri preferojnë ato më të mëdha të bëra nga gruri, ndërsa njerëzit në jug kënaqen me ato më të vogla të bëra nga orizi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Pitet

Pitet janë një ushqim popullor për njerëzit në Xiamen të provincës Fujian të Kinës juglindore në Festën Qingming. Për ta bërë më të shijshëm, ata zakonisht shtojnë alga të thata, omëletë, perime dhe salcë djegëse.

foto nga VCG

Qepë dhe omëletë pranverore (përgatitet me vezë dhe miell).

Në Qingdao të provincës Shandong të Kinës lindore, njerëzit hanë pothuajse çdo ditë qepë dhe omëletë pranverore. Ata besojnë se qepa dhe omëletë pranverore që hahen së bashku mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe i bëjnë sytë më të ndritshëm. Në lashtësi, nxënësit shpesh u dhuruan vezë mësuesve të tyre në shenjë respekti.

foto nga VCG

foto nga VCG

Oriz në avull me mustardë gjethe

Në shumë zona të provincës Fujian të Kinës juglindore, njerëzit mendojnë se ngrënia e orizit në avull me gjethe mustarde në Festën Qingming mund të ndihmojë në parandalimin e zgjebes dhe të sëmundjeve të tjera të lëkurës në mbarë vitin.

foto nga VCG

foto nga VCG

Buka Zitui

Kjo bukë në avull e ka marrë emrin nga Jie Zitui, i njohur në Periudhën e Pranverës dhe Vjeshtës (770-476 para Krishtit). Njerëzit në Provincën Shanxi kanë traditë të hanë bukë Zitui në Festën Qingming. Kafshët dhe lulet shumëngjyrëshe janë zbukurime të shpeshta, ndërsa vezët dhe xinxifet shtohen brenda për ta ëmbëltuar.

foto nga VCG

foto nga VCG

Aiban

Për njerëzit Hakka në Kinë jiaozi e bëra nga pelini dhe orizi, janë një veprimtari e domosdoshme që bëhet duke përzier pastën e pelinit me pluhurin e orizit glutinoz së bashku. Ato gjithashtu hedhin kikirikë dhe fasule për një aromë më të larmishme. Pas gatimit në avull të tyre për 15-20 minuta, ushqimi është gati për t’u shërbyer.

foto nga VCG

foto nga VCG

Përveç ushqimeve, në Festën Qingming ka edhe pije për të nderuar paraardhësit.

Zakoni i vajtimit për paraardhësit dhe pastrimi i varreve të tyre filloi që në Dinastinë Zhou Perëndimore (1045-771 para erës sonë). Perandori Xuanzong (685-762) i Dinastisë Tang urdhëroi pastrimin e varreve si një nga "pesë ritet", duke e bërë atë një zakon vjetor.

Në një poezi të poetit kinez të Dinastisë Tang, Du Mu, "ofrimi i verës paraardhësve" u përmend si pjesë e ritualeve të ditës.

Përveç pastrimit të varreve dhe heqjes së barërave, pjesa më e rëndësishme e ritualit është dollia e paraardhësve në atë ditë. Ndryshe nga ritualet e tjera të zisë, adhurimi i paraardhësve është një ceremoni familjare e flijimit që mbahet në shtëpi. Pas ceremonisë, e gjithë familja mblidhet së bashku për të ngrënë dhe pirë.

Rakia Qingming mori emrin e saj nga fakti që ajo ishte prodhuar gjatë Festës Qingming. Sipas të dhënave historike, rakia ka histori prej 3000 vjetësh. Gjatë periudhës Zhenguan të Dinastisë Tang (627-649), Li Shimin, Perandori i Taizong, bëri një turne në jug për të vlerësuar rakinë Qingming dhe e quajti atë si rakia haraç.

Në lashtësi, para Festës Qingming, kishte një festë tjetër të quajtur Festivali Hanshi, një festë tradicionale kineze e cila evoluoi nga përkujtimi i vdekjes së fisnikut Jie Zitui. Hanshi zgjat për tre ditë dhe përfshin ngrënien e ushqimit të ftohtë dhe pirjen e rakisë.

Sot, Hanshi dhe Festa Qingming janë bashkuar, megjithëse tradita e të ngrënit dhe pirjes së bashku ka mbetur. (Çang Çuo)