Ningbo (foto nga VCG)

Ningbo (foto nga VCG)

Qumësht, verë e kuqe, mish viçi ... në Pavijonin Polak të Qendrës Mallrave të Importit në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës perëndimore, mallrat me karakteristikat polake tërheqin shumë klientë. Duke dalë nga Pavijoni i Polonisë, mund të vizitoni gjithashtu pavijone speciale të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore si Pavijoni i Hungarisë, ai i Sllovakisë, i Bosnjë-Hercegovinës etj. Vetëm nga kjo Qendër e Mallrave të Importit, mund të shikojmë se Ningbo, një qytet i madh i tregtisë së jashtme dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë shkëmbime relativisht të shpeshta tregtare në bazën e fortë të bashkëpunimit.

Në vitin 2020, vëllimi i përgjithshëm i importit dhe eksportit midis Ningbos dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ishte 29.52 miliardë juanë, duke u rritur 3.7% në krahasim me vitin 2019. Deri në fund të vitit 2020, Ningbo numëroi 160 projekte investimi në të dy drejtimet me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me investim të përgjithshëm prej 560 milionë dollarë amerikanë.

Tani, Ningbo po futet edhe një herë në "daljen e erës" të bashkëpunimit të thelluar me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore: Këtë vit, Samiti i Udhëheqësve midis Kinës e vendeve të EQL-së publikoi "Planin e Ngjarjes së Pekinit të Bashkëpunimit 2021 midis Kinës e vendeve të EQL-së ", duke mbështetur që Ningbo të organizojë Konferencën e 4-t Ministrore të Nxitjes Ekonomike dhe Tregtisë, midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe Ekspozitën e 2-të midis Kinës e vendeve të EQL-së si dhe Forumin e Kryetarëve të Bashkive 2021 midis Kinës e vendeve të EQL-së. Pas kësaj, më shumë ndërmarrje Ningbo kanë gjetur mundësi të mëdha biznesi në tregtinë dypalëshe midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Ningbo (foto nga VCG)

Ningbo (foto nga VCG)

Lidhur me këtë, Chen Yi, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Dijia Vida, operatori i Pavijonit Polak ka shumë mendime. Që nga themelimi i saj në vitin 2013, kjo kompani kryesisht importon dhe shet ushqime, verë dhe gjëra të domosdoshme ditore nga Polonia, Rumania, Bullgaria dhe vendet e tjera, ka vazhduar të zhvillohet.

"Kur sapo ishte krijuar kompania, ne kryesisht importonim qumësht nga Polonia, me vetëm disa kontejnerë në vit. Tani importojmë dhjetëra kontejnerë për çdo vit dhe shitjet vjetore tejkaluan 20 milion juanë," tha Chen Yi.

Më shumë mallra të vendeve të Europës Qendrore e Lindore kanë hyrë në tregun e Kinës. Njëkohësisht, tregu i madh i vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka tërhequr më shumë ndërmarrje të qytetit Ningbo që dëshirojnë të zhvillohen atje.

Kompania e Mjeteve Hanpu është një prej këtyre ndërmarrjeve. Hanpu fokusohet te prodhimi i mjeteve elektronike dhe vitet e fundit, ajo ka nisur të zhvillohet në tregjet e vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Shi Yi, menaxheri i sektorit të kërkesave të kësaj kompani, tha se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë një themel të fortë ekonomik dhe karakteristika të dukshme industriale, dhe ato janë një pjesë e rëndësishme e tregjeve globale në zhvillim. Produktet e kësaj kompani shesin kreyesisht në Sllovani, Çeki, Poloni etj. dhe vëllimi i shitjes është rritur më shumë vitet e fundit. Në janarin dhe shkurtin e sivjetshëm, vëllimi i eksportit të mjeteve elektronike të kësaj kompani në tregun e Europës Qendrore e Lindore arriti afro 37 milionë juanë, një rritje 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ningbo (foto nga VCG)

Ningbo (foto nga VCG)

Duke u mbështetur në avantazhet e saj të prodhimit, Ningbo ka gjithnjë e më shumë bashkëpunim të ngushtë me Republikën Çeke, Rumaninë etj., që kanë epërsi në fushën e prodhimit të makinerive.

Sipas të dhënave nga Dogana e Ningbos, nga janari deri në shkurtin e vitit 2021, eksportet e qytetit për produkte mekanike dhe elektrike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore arritën në 3.38 miliardë juanë, duke u rritur 53.12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ritmi i "sjelljes" dhe "daljes" së ndërmarrjeve gjithmonë lidhet me logjistikën dhe zhdoganimin.

Kur nisi kërkesat për importin e ushqimeve me cilësi të lartë nga vende të Europës Qendrore e Lindore, Chen Yi, menaxher i përgjithshëm i kompanisë “Dijia Vida”, u shqetësua se produktet ushqimore bujqësore, veçanërisht produktet e qumështit, kanë kërkesa të larta për kohën e logjistikës dhe të zhdoganimit. Transporti në distancë të gjatë a mos do të ndikojë në cilësinë e produktit?

Ningbo (foto nga VCG)

Ningbo (foto nga VCG)

Ningbo iu përgjigj se përsa i përket logjistikës, Porti Ningbo Zhoushan, i cili lidh më shumë se 600 porte në më shumë se 100 vende dhe rajone në botë, siguron mbështetje të fortë për logjistikën e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore; për sa i përket zhdoganimit, Dogana e Ningbo ka zbatuar një seri masash të reformës lehtësuese si “pa letër”, deklarata paraprake, inspektimi inteligjent i makinës etj.

Rruga e logjistikës midis qytetit Ningbo dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore do të jetë më e lehtë. Me formën e re të logjistikës “Treni midis Kinës e Europës”+ “Transpoti detar lidhet me transporti tokësor”, biznesmenët nuk do të harxhojnë shumë kohë për zhdoganimin. Të gjitha këto masa do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. (Çang Çuo)