foto nga VCG
Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE e nënshkruar nga Kina dhe BE-ja hyri zyrtarisht në fuqi në 1 mars 2021. Në shtojcën e marrëveshjes përfshihen gjithsej 275 produkte me tregues gjeografikë nga secila anë, duke përfshirë alkoolin, çajin, produktet bujqësore, ushqimin, etj. Sipas specialistëve, marrëveshja do të krijojë më shumë mundësi investimi për kompanitë kineze dhe evropiane dhe do të promovojë shkëmbime ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Evropës. Në të njëjtën kohë, ajo do të sjellë mirëqenie për popujt e dy palëve dhe do të përmbushë më tej kërkesat e e konsumatorëve për produkte importi me cilësi të lartë.
Në pesë vjetët e ardhshëm, Kina planifikon të importojë mbi 170 miliardë dollarë mallra dhe të dyfishojë importin e mallrave bujqësore nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore.
Ky lajm u njoftua nga vetë presidenti Xi Jinping në Samitin e Liderëve Kinë-vende të Europës Qendrore e Lindore më 9 shkurt. Këto produkte do të pasurojnë më tej karrocat e blerjes të kinezëve.
Por pjesa dërrmuese e banorëve kinezë nuk i njohin produktet nga vendet e EQL-së, ose edhe nëse i njohin nuk janë përshtatur me shijet. Lind pyetja, cilat janë produktet që mund të jenë tërheqëse për konsumatorin kinez?
foto nga VCG
Në fakt, shkëmbimet ekonomiko-tregtare midis Kinës e vendeve të EQL-së janë ngushtuar edhe më tej. Në nëntë vitet e fundit, vëllimi tregtar i Kinës me vende të EQL-së u rrit 85%. Shkalla e rritjes së importeve të Kinës ishte 22% më e lartë se ajo e eksporteve. Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore gjithashtu tejkaloi 100 miliardë dollarë për herë të parë në vitin 2020.
A është qumështi një nga këto produkte? Le ta shohim...
Tani konsumatorët kinezë që pëlqejnë të pinë qumësht e njohin markën polake “VICI”. Kjo markë ka hyrë në tregun kinez nëpërmjet Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Tani në shumë supermarket kineze gjendet kjo lloj marke e cila u bë e famshme sapo hyri në tregun kinez.
Në vitin 2020, para Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, një tren Kinë-Europë transportoi mbi 1100 tonë qumësht që u nis nga Maraseviçi i Polonisë për në Wuhan me trenin e posaçëm të produkteve të qumshtit midis Kinës e Europës. Produktet polake të qumështit u transportuan në Kinë me tren dhe nëpërmjet platformës së tregtisë elektronike, ato vendosen në tryezën e konsumatorëve kinezë.
foto nga VCG
Jo shumë kohë më parë, qeveria polake publikoi të dhëna që tregojnë se në vitin 2020, shitjet e qumështit polak, qumështit pluhur dhe djathit në tregun kinez do të rriten me 70% dhe Kina është bërë tregu me rritje më të shpejtë për eksportet polake të qumështit!
Qumështi polak është vetëm një prej produkteve të pëlqyera nga Europa Qendrore e Lindore.
Kosi bullgar, vera hungareze, peshku i konservuar i Letonisë, stolitë e Serbisë, kristalet çeke dhe ëmbëlsira me mjaltë ... këto produkte nga vende të Europës Qendore e Lindore njihen nga konsumatori kinez përmes platformave të tilla si Panairi i Investimeve dhe Tregtisë Kinë- vende të EQL-së dhe Ekspozita Ndërkombëtare e importit të Kinës.
Ditët e fundit, në Samitin e Liderëve Kinë- vendeve të EQL-së, pala kineze paraqiti se në pesë vjetët e ardhshëm, Kina planifikon të importojë mbi 170 miliardë dollarë mallra dhe të dyfishojë importin e mallrave bujqësore nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Pra gjithnjë e më shumë produkte bujqësore nga me vendet e EQL-së do të hyjnë në Kinë.
Yao Ling, drejtorja e Institutit të Studimeve Evropiane të Ministrisë së Tregtisë, tha se me fuqizimin e Marrëveshjes së Treguesve Gjeografikë Kinë-BE këtë vit, produktet më karakteristike bujqësore do të përfshihen në fushën e mbrojtjes së marrëveshjes , e cila do të ofrojë shanse të mira për eksportin e vendeve të EQL-së në Kinës. Vendet e EQL-së do të shtojnë eksportin e produkteve të mishit, produkteve të qumështit, mjaltit me cilësi të lartë që mund të përmbushin më mirë nevojat e konsumatorëve kinezë për jetë më të mirë.
foto nga VCG
Produktet e mira kërkojnë rrugën e lehtë të blerjes. Në këtë samit, pala kineze propozoi krijimin e sistemit të dialogut të tregtisë elektronike midis Kinës e vendeve të EQL-së. Mund të themi se nëpërmjet tregtisë elektronike, më shumë mallrat nga vendet e EQL-së do të trasportohen shpejt në shtëpitë e qytetarëve kinezë.
Sigurisht, produktet e mira të Europës Qendrore e Lindore nuk përfshijnë vetëm ushqime, por edhe produkte tekstili, lëndë të para minerale, automjete etj. Nëpërmjet importit, konsumatori kinez mund të blejë mallrat me kosto të ulët duke ndihmuar në zhvillimin e industrive përkatëse.
Zgjerimi i importeve të Kinës nga bota po rritet shumë. Edhe në kontekstin e përhapjes globale të epidemisë së koronavirusit të ri, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës në vitin e kaluar, Kina shpalli se vlera e importit të mallrave në 10 vitet e ardhshme pritet të tejkalojë 22 trilion dollarë amerikanë.
Këto shifra burojnë nga 1.4 miliardë banorët e Kinës përfshi mbi 400 milionë banorë me të ardhura të mesme në tregun më të madh në botë, dhe gjithashtu nga vendosmëria dhe sinqeriteti i Kinës për t'u hapur dhe bashkëpunuar me botën.
Duke zgjeruar hapjen dhe duke arritur përfitime të ndërsjella si dhe rezultate të favorshme, Kina do të injektojë vrull të fortë në rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore dhe gjithashtu do të zgjerojë hapësirën për bashkëpunimin e saj me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Tani duhet të zbulojmë se cilat produkte nga vendet e EQL-së do të preferohen nga konsumatori kinez.