Në ditën e 15-të të Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez është Festa e Fenerëve, nata e parë me hënë të plotë e Vitit të Ri, pra deri në këtë ditë veprimtaritë festive të Festës së Pranverës arrijnë kulmin. Në këtë periudhë organizohen verpimtari të ndryshme festive, si vallja e luanit dhe e dragoit, shëtitje nëpër parqe duke soditur fenerët e larmishëm.

Festa e Fenerëve quhet gjithashtu Festa Yuanxiao dhe bie natën e parë me hënë të plotë pas vitit të ri kinez e konsiderohet gjerësisht si vazhdimi i Festës së Pranverës. Festa e Fenerëve është festa e bashkimit për qytetarët kinezët. Sipas traditave, me rastin e kësaj feste njerëzit mblidhen për të parë hënën e plotë si dhe fenerët, ndërsa shijojnë Yuanxiao, ëmbëlsirën karakteristike, të mbështjellë me miell orizi mushtullor, që simbolizon bashkimin dhe jetën e ëmbël. Kjo ëmbëlsirë pasi zihet në ujë të valuar, hahet nga e gjithë familja. Por meqenese disa njerëzve nuk u pëlqen sheqeri, tani kjo ëmbëlsirë është shndërruar edhe në të kripur, pra e mbështjellë me mish të grirë. Kjo festë shënon edhe fundin e kremtimit të Festës së Pranverës.

Megjithëse jemi në një kohë epidemie, krahina të ndryshme kineze ende organizojnë aktivitete të larmishme për të kremtuar Festën e Fenerëve, po u kushtojnë shumë rëndësi masave për parandalimin e kontrollin e epidemisë dhe do të organizojnë aktivitete online e offline dhe njerëzit mund të shijojnë atmosferën e bukur të Festës së Fenerëve për bashkimin familiar.

Guanzhou

Vizitat në Tempullin Guangfu 2021 organizohet në mënyrë të re dhe do të jetë një aktivitet i larmishëm që mbahet nga 26 shkurt deri më 4 mars (nga 15 janar deri më 21 sipas kalendarit bujqësor kinez).

Vizita në tempull Guangfu janë një pjesë e kulturës tradicionale të provincës Guangdong. Çdo vit në distriktin Yuexiu të qytetit Guangzhou organizohet vizita në tempull Guangfu. Guangfu është kultura e zonave ku flitet dialekti kantonez. Sipas traditës, ky aktivitet nis më 15 janar sipas kalendarit bujqësor kinez dhe do të zgjase 7 ditë. Këtë vit, ky panair do të organizohet në mënyrë online dhe offline.

Panairi Guangfu 2021 do të jetë me temën “Panairi i Tempullit Guangfu Takimi me lumturinë”. Këtu do të shijojmë kultura tradicionale dhe transmentojnë energjinë pozitive. Gjatë epidemisë, në këtë panair do të nxitet përhapjen kulturën Guangfu.

Këtë herë do të hapet uebsajti i këtij panairi duke përfshirë ekspozitën artistike, burime animacioni, informacion zbritje për anijet turistike, aktivitete bamirësie, shfaqje e trashëgimisë kulturore jomateriale etj.

Ndërsa nëse marrim pjesë offline, mund të vizitojmë ndërtesa të lashtë e pikat tradicionale turistike. Por për të parandaluar dhe të kontrolluar epideminë dhe për të garancuar sigurinë e shëndetit dhe të jetës nhjerëzit që do të marrin pjesë në aktivitete offline duhet të kontrollojnë temperaturën.

Gjatë aktiviteteve do të ketë një kufizim në numrin e vizitorëve dhe të gjithë duhet të mbajnë maska.

Pekin

Ngjitja në male është një nga aktivitetet e shumta që banorët në Kinë pëlqejnë gjatë Festës së Fenerëve për të tretur kaloritë e marra gjatë vakteve të mëdha të festës. Ky lloj aktiviteti është edhe për mbarësi në vitin e ri. Në Pekin, Kodra e Parfumosur është ndër destinacionet kryesore për alpinizëm.

Qyteti Jinmen i provincës Hubei

Bie nata dhe në kupshtin bujqësor Qunyi të qytetit Jinzhou të provincës Hubei shfaqet atmosfara e festës. Shumë fenerë të larmishëm tregojnë kulturën kineze. Për shkak të epidemisë janë marrë masat e kufizimit të numrit të vizitorëve dhe kjo shfaqje fenerësh do të organizohet nga 1 shkurt deri më 30 qershor. Sipas kërkesave të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, vizitorët duhet të japin dëshminë e shëndetit, matet temperatura pastaj mund të futemi në vendin e veprimtarisë.

Në Festën e Fenerëve më 15 janar sipas kalendarit bujqësor kinez, kopshti do të mbajë gjithashtu aktivitete të ndryshme tradicionale kulturore dhe popullore të tilla si enigmat e fenerëve dhe shfaqjet e daulles së ujit.

Qyteti Zigong i provincës Sichuan

Festa e 27-të Ndërkombëtare e Fenerëve "Dinosaur" e Zigong-ut, një veprimtari popullore në qytetin Zigong të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, është duke u zhvilluar virtualisht për herë të parë këtë vit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Njerëzit në mbarë vendin shijuan një shfaqje dritash përmes TV dhe platformave të reja mediatike në shtëpi të premten - dita e parë e Vitit të Ri Kinez.

Zigong, i njohur si "Shtëpia e Dinosaurëve" për shkak të koleksionit të tij të madh të fosileve të dinosaurëve, është gjithashtu i famshëm për prodhimin e fenerëve shumëngjyrësh. Festa e fenerëve në qytet, e cila daton që nga dinastia Tang (618-907), zakonisht tërheq mijëra veta çdo vit.

Veprimtaria vjetore gradualisht ka evoluar sa u përket përmasave dhe famës. Sot, fenerët e bërë në Zigong zbukurojnë shumë pika të famshme dhe të zakonshme në të gjithë botën.

Hong Kong

Drejtoria e zhvillimit turistik e Hong-Kongut zhvilloi aktivitete të kremtimit të Festës së Pranverës që do të zgjasin deri më 15 janar sipas kalendarit buqjësor kinez, në të cilat “Tregu i Festës i Hong Kongut në internet ” është më tërheqesi.

“Tregu i Festës i Hong-Kongut në internet ” organizohet nga Drejtoria e Zhvillimit Turistik e rajonit dhe qarku i industrisë së ushqimeve të Hong Kongut. Në këtë treg në internet do të eksportohen produkte ushqimore nga mbi 70 marka hongkongase, përfshi markat e modës. Në internet, banorët mund të marrin pjesë në lojëra të ndryshme dhe mund të fitojnë dhurata si dhe zbritje të çmimit të produkteve.

Hongkongasit mund të përdorin kartat e tyre elektronike me temën e Vitit të Kaut që ofrohet në uebsajtin e Drejtorisë së Zhvillimit Turistik të Hong-Kongut për të dërguar urime të zgjuara për të afërmit dhe miqtë në Vitin e Kaut. (Çang Çuo)