Besnik Fishta ne studion e tij te koleksionit te pullave
Besnik Fishta është marrë me filateli që në moshë feminore, duke e marrë këtë pasion nga babai i tij, i cili bën pjesë në brezin e parë të filatelistëve shqiptarë. Babai i tij ishte anëtar i disa klubeve filatelike evropiane që në vitet '30 dhe në vitin 1947 ishte inisiatori i të parit klub filatelik ne Shqiperi në qytetin e Shkodrës, duke qenë në drejtimin e tij për 40 vite. Në Shkodër janë organizuar ekspozitat dhe konferencat e para shkencore filatelike, ku babai i tij kishte koleksione të plota të shteteve te botës, por shquhej dhe ai kinez që nga fillimi i shekullit 20-të deri ne kohët e reja, si dhe ka patur korespondencë të dendur me filatelistët kinezë. Besnik Fishta shprehet që dhe shkëmbimet mes filatelistëve shqiptarë dhe kinezë ndihmojnë në rritjen e ndjenjave miqësore reciproke. Në një intervistë për Radio Ejani ai na tegon për historinë e koleksionit të pullave postare midis Shqipërisë dhe Kinës.
Besnik Fishta ne interviste per CMG
CMG: Z.Fishta faleminderit që pranove ftesën për të qenë i ftuar në Radio Ejani
Besnik Fishta: Unë jam i gëzuar që më jepni mundësinë që të flas për këtë pasion, të cilin unë e kam prej shumë vitesh dhe që e trashëgoj nga babai im.
Pulle
CMG: Mund të themi se filatelia në familjen tuaj është ushtruar prej shumë vitesh?
Besnik Fishta: Eshtë e vërtetë sepse në familjen time bëhen 90 vite që në kohën kur babai im ka filluar të koleksionojë pullat postare. Pasioni im është pikërisht nga ky ambient familjar dhe që nga mosha fëminore dhe deri në adoleshencë gjithmonë shikoja me vëmendje se çfarë shfletonte babai im. Në veçanti ishin korrespondencat që ai zhvillonte me gjithë botën dhe punonte deri në orët e vona të mbrëmjes, duke shkruar letra me një dëshirë të madhe. Edhe unë më vonë e fillova koleksionimin e pullave postare.
Pulle
CMG: Sa të larmishëm e keni koleksionin tuaj të pullave postare?
Besnik Fishta: Koleksioni im i pullave është i pasur duke përmbledhur të gjithë koleksionimin që ka bërë im atë, por që e kam vazhduar unë pothuajse 35 vite mbas tij.
Pas vitit 1990 një rëndësie të veçantë ju kushtua prej meje dhe koleksionistëve të tjerë dhe dëshira për të perfeksionuar në veçanti filatelinë shqiptare. Kjo ishte një veçanti e koleksionimit pas viti 1990, sepse deri në vitet 90 për vetë mënyrën si ishte vendi jonë i mbyllur, filatelistët kishin një mundësi të njiheshin me botën nëpërmjet pullës postare. Një pullë e vogël tregonte shumë gjëra sepse kishte sport, faunë dhe florë. Pra pulla nuk është thejsht një tarifë e marrë, por pulla të cilën koleksionistët e kalojnë nëpër duar, duke sjellë mjaft të dhëna për shtetin të cilin e ka emetuar.
CMG: Ndalemi pak te filatelia midis Shqipërisë dhe Kinës, ku ka pasur një koleksion të pullave prej vitesh.
Besnik Fishta: Koleksioni ka qenë për të mbledhur pulla nga të gjitha shtetet e botës dhe një nga këto shtete, i cili ishte shumë i dëshiruar për t’u vendosur në albumet e shqiptarëve ishte edhe Kina. Babai im ka pasur shumë korrespondencë me filatelistët kinezë. Vit pas viti vinin emetimet e fundit kineze prej të cilave unë kam plot prej tyre. Megjithatë në Shkodër koleksionimi i pullave pati një zhvillim të madh sidomos pas vitit 1947 kur u krijua klubi i parë filatelik dhe brenda këtij klubi janë bërë shumë aktivitete si dhe për herë të parë janë mbajtur sesione shkencore filatelike, janë hapur ekspozitat e para filatelike në Shqipëri, që ndiqeshin nga mijëra qytetarë shkodranë.
Pastaj nën shembullin e Shkodrës në vitin 1949 u krijua klubi i filatelistëve në Korçë dhe në vitin 1956 u krijua në Tiranë. Babai im hapi një ekspozitë shumë interesante filatelike në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, i cili ishte në ndërtim në vitin 1972. Kjo ekspozitë ishte me pulla të Republikës Popullore të Kinës dhe i gjithë personeli punëtor inxhiniero-teknik dhe specialistët kinezë u kënaqën duke parë këto ekspozita të pullave kineze.
Pulle
CMG: Të dyja vendet kanë pasur dhe emisione të veçanta të pullave postare në vite të caktuara.
Besnik Fishta: Janë shumë interesante emisionet e dala nga vendi ynë që tregojnë Kinën, apo emisionet kineze që tregojnë Shqipërinë. Ne kemi nxjerrë 6 emisione për Kinën, duke filluar nga viti 1964 me rastin e përvjetorit të Republikës Popullore të Kinës kemi emetuar dy pulla. Në vitin 1968 me rastin e 75 vjetorit të lindjes së udhëheqësit kinez Mao Ce Dun dy pulla. Në vitin 1971 ishte një sukses teknologjik i Kinës, hedhja e satelitit kinez dhe ne emetuam tre pulla dhe një bllok e cila është një pullë më e madhe.
Pulle
Në vitin 1971 përsëri me rastin e përvjetorit të Republikës Popullore të Kinës, tre pulla. Në vitin 1983 në 80 vjetorin e lindjes së Mao Ce Dunit emetuam dy pulla dhe emetimi i fundit me dy pulla ka qenë në vitin 1974, me rastin e shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Pullat kineze janë shumë të kërkuara për koleksionistët shqiptarë dhe të gjithë dëshirojnë t’i kenë në koleksionet e tyre.
Pulle
Kina nxorri më përpara nga ne pulla që tregojnë Shqipërinë, që në vitin 1962 me rastin e 50
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dy pulla. Në vitin 1964 20 vjetori i çlirimit të Shqipërisë dy pulla, në vitin 1974 në 50 vjeorin e çlirimit të Shqipërisë dy pulla postare. Kemi dhe një emision tjetër të dalë në vitin 2009 me rastin e 60 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.
Po kështu Ministria e Punëve të Jashtme në vitin 2014 zhvilloi një konferencë me rastin e 65 vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike dhe gjatë punimeve të konferencës u shpërndanë tre kart maksimume i quajmë ne me tre pulla të vitit 1971, të cilat janë të bukura për t’u parë dhe shumë të rralla. Ne e konsiderojmë koleksionimin e pullës si një tregues historik për kohën kur kanë dalë. Tregojnë gjithashtu një miqësi të ngushtë nëpërmjet popullit shqiptar dhe atij kinez.
CMG: Ndërkohë që botohet dhe një revistë periodike në lidhje me filatelinë, duke informuar publikun në lidhje me koleksionimin e pullave.
Besnik Fishta: Në vitin 1991 u krijua Federata e koleksionistëve shqiptarë e cila sot quhet Shoqata e koleksionistëve shqiptarë. Kjo shoqatë ka revistën e vet, “Koleksionisti” që botohet në shqip dhe anglisht dhe ka shumë shkrime interesante, analiza për pullat shqiptare dhe ato të huaja. Është anëtare e shoqatës filatelike botërore dhe asaj evropiane.
Pulle
CMG: Keni ndonjë gjë tjetër interesante nga kujtimet tuaja në lidhje me koleksionimin e pullave?
Besnik Fishta: Një kuriozitet tjetër ishte që në mesin e viteve 90-të shumë agjentë pullash të cilët kërkojnë pulla qofshin dhe nga Kina, erdhën në Shqipëri dhe kërkonin pulla në veçanti kineze. Duke ditur miqësinë që kemi pasur në vitet 60-70 me kinezët, menduan se në Shqipëri do të gjenin pulla kineze të cilat sot në botë nuk po gjinden lehtë dhe ato erdhën për t’i kërkuar në Shqipëri.
CMG: Faleminderit për këtë intervistë të këndshme me mjaft kuriozitete për filatelinë.
Besnik Fishta: Faleminderit shumë dhe suksese.
Intervistoi: Gazmend Agaj
Redaktorja: Çang Çuo