Këtë vit, Festa e Pranverës ose Viti i Ri kinez bie më 12 shkurt. Kjo është festa më e rëndësishme për të gjithë banorët kinezë kudo që ndodhen. Sipas traditës, qytetarët kinezë kthehen në vendlindje për t’iu bashkuar anëtarëve të tjerë të familjes dhe për të mirëpritur ardhjen e vitit të ri sipas kalendarit bujqësor kinez.
Por për shkak të koronavirusit, ritmi i shumë banorëve për të shkuar në vendlindje është çoerientuar. Disa njerëz kanë ndryshuar planet e tyre, ndërsa disa janë ende duke pritur.
Për përgatitjen e migrimit më të madh njerëzor në botë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, Hekurudhat e Kinës dhe Administrata e Aviacionit Civil janë organizuar për të përballuar fluksin e ardhshëm të udhëtimeve.
Deri tani, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës ka krijuar ekipin e ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë COVID-19 dhe ka trajnuar mbi 2.95 milionë staf, përfshi mjekë, në 32 rajone të nivelit provincial.
Komisioni ka udhëzuar gjithashtu spitalet e nivelit të qytetit dhe të qytezës të shërbimit shëndetësor të komunitetit të krijojnë klinika për pacientët me ethe si dhe bëri thirrje që të regjistrohen informacione për të gjithë pacientët me temperaturë në mënyrë që ata të gjurmohen shpejt nëse diagnostikohen me COVID-19.
Për më tepër, institucioneve mjekësore të nivelit parësor u kërkohet të kryejnë teste të acidit nukleik dhe analiza rutinë të gjakut për të gjithë pacientët me temperaturë. Institucionet që nuk kanë aftësinë e duhur për testime do të sigurojnë shërbim duke bashkëpunuar me institucione të tjera testimi.
Për transportin hekurudhor dhe të aviacionit, meqënëse ka pasur gjurmë virusi tek ushqimet e ngrira, është forcuar mbrojtja e punonjësve, dezinfektimi i automjeteve të transportit dhe regjistrimin e informacionit në logjistikën e zinxhirit të ftohtë.
Ministria e Transportit e Kinës kërkon që kompanitë logjistike të zinxhirit të ftohtë të kontrollojnë rreptësisht dokumentet e zhdoganimit dhe certifikatat e inspektimit dhe karantinës për ushqime të importuara me zinxhir të ftohtë dhe ndalon që këto kompani të transportojnë ushqime të importuara me zinxhir të ftohtë pa një burim të qartë blerjeje.
Kohët e fundit, mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të Këshillit të Shtetit mbajti një konferencë shtyp. Zhu Wenzhong, zv-drejtori i Departamentit të Transportit të Pasagjerëve të Grupit Kombëtar të Hekurudhave të Kinës, tha se periudha e transportit hekurudhor e transportit të Festës së Pranverës 2021 është 40 ditë nga 28 janari deri më 8 mars. Parashikohet se 407 milionë pasagjerë do të dërgohen në të gjithë vendin, me një mesatare prej 10.18 milionë pasagjerë në ditë, një rritje 93.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ose e ngjashme me vëllimin e transportit të Festës së Pranverës në vitin 2019.
Në fund të vitit 2020, Ministria e Arsimit e Kinës publikoi "Njoftimin për punët e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në shkollat e larta para dhe pas pushimeve të dimrit", i cili theksoi se është e nevojshme të rregullohet koha e pushimeve të dimrit dhe nxënësit të largohen nga shkolla sipas planit. Përveç kësaj, duhet të rregullohet koha e kthimit të nxënësve në shkollë. Duhet të shmanget kulmi i transportit të Festës së Pranverës dhe që nxënësit të kthehen në shkolla sipas planit.
"Shkolla është e mbyllur dhe unë arrita në shtëpi herët, duke pritur festimin e Vitit të Ri kinez me nënën time," tha Wang Miao, student i vitit të parë në Baotou, të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, i cili u kthye në shtëpi herët për të parë prindërit e tij. Këto ditë ai ka ndihmuar familje të përgatisë gjërat për festën përfshi ushqime, rrobat e reja të vitit të ri etj.
Ndërkohë që shumë kinezë kanë vendosur ta festojnë Vitin e Ri në qytetin ku punojnë.
"Kam shumë vite që nuk kam kthyer në vendlindje për të kremtuar vitin e ri. Unë do ta kaloj Festën e Pranverës këtu edhe këtë vit," tha Cui Chuandong, i cili ka lindur në rajonin e Mongolisë së Brendshme e që tani punon në Hainan. Kthimi në vendlindje nuk është zgjedhja e tij e vetme për Festën e Pranverës. "Sidomos këtë vit, në kohën e epidemisë, qëndrimi në zonën lokale është një zgjedhje e mirë si për ju ashtu edhe për të tjerët."
"Kam pasur raste të jem me prindërit e mi që është Viti i Ri." Bao Sharina është një infermiere në Spitalin Mjekësor Ndërkombëtar të rajonit të Mongolisë së Brendshme dhe një nga anëtaret e ekipit të Ndihmës Mjekësore të këtij rajoni për Hubei-n. Në 10 vitet e fundit, ajo pati pak raste për t’u kthyer në qytetin e saj të lindjes për të festuar Festën e Pranverës. "Megjithëse shpresoj shumë që të kthehem në vendlidhje te prindërit e mi, për të parë Gala-n e Festës së Pranverës siç bëja kur isha fëmijë dhe duke shijuar ushqimet tradicionale. Por, nëse gjendja e epidemisë është e rëndë ose duhet të jem në detyrë, do të zgjedh të qëndroj në vendin tim të punës."
Për të inkurajuar punonjësit që ta kremtojnë Vitin e Ri në vendet e punës së tyre dhe mos të kthehen në vendlindje, shumë sipërmarrës kanë marrë masa për të ndihmuar qeverinë të lehtësojë presionin për parandalimin e epidemisë.
Zhou Jianwei, kreu i kompanisë së këpucëve Wenzhou Zhejiang, u kërkoi punonjësve nga zonat me rrezik të lartë të qëndrojnë në Wenzhou për të festuar Vitin e Ri kinez, dhe rregulloi ushqim dhe akomodim si dhe ofroi një bonus prej 3,000 juanësh për ta.
Zhou Jianwei tha: "Malli i punonjësve për vendlindjen është plotësisht i kuptueshëm. Nëse qëndrojnë, do t'i shoqëroj ata të festojmë Vitin e Ri. Në këtë mënyrë nuk do të shtohet presioni ndaj shoqërisë."
Kompania Sumida (Taiping) në Dongguan të provincës Guangdong ka prezantuar masa stimuluese duke rritur promovimin e njohurive për parandalimin e epidemive. Punonjësit që qëndrojnë në fabrikë për të festuar Festën e Pranverës do të marrin një shpërblim prej 900 juanë për njeri. Kompania u kërkoi punonjësve të qëndrojnë në fabrikë gjaë periudhës së pushimit, të zvogëlojnë lëvizjen dhe grumbullimet e personelit.
Në zemrën e çdo njeriu ka një rrugë drejt vendlindjes. Sivjet, një pjesë e banorëve kinezë zbatojnë rregullat e parandalimit të epidemisë gjatë kthimit në vendlindje për t’u mbledhur me anëtarët e tjerë të familjes. Disa qytetarë të tjerë zgjodhën të qëndrojnë në vendin e punës dhe të lidhen me familjen nëpërmjet internetit. Një pjesë tjetër zgjodhën të vazhdojnë punën për t’u ofruar të tjerëve një mjedis të qetë e të lumtur.
Shpresojmë që epidemia të përfundojë sa më shpejt me qëllim që vitin e ardhëm çdo banor kinez të ketë mundësi të kthehet në vendlindje për të festuar Festën e Pranverës. (Çang Çuo)