“Çdo kombësi dëshiron që ta përdorë gjuhën e vet edhe në komputer. Nëse gjuhët e pakicave kombëtare nuk janë në kompjuter, atëherë ato s’mund të hyjnë në shoqërinë e informatizimit,” tha Yu Hongzhi, drejtore e Institutit Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit të Kinës.
Yu Hongzhi, e emëruar si “Krijuese e studimit kompjuterik të gjuhës tibetiane”, ka drejtuar grupin e saj për krijimin e Platformës së parë të gjuhës tibetiane në botë, softueri i parë i përpunimit të gjuhës tibetiane dhe uebsajti i parë i gjuhës tibetiane në botë.
Yu ishte një pedagoge matematike dhe ka kombësi Han. Nëpërmjet punës 37 vjeçare, ajo përfundoi studimet për produktet e softuerve të gjuhëve të pakicave kombëtare që kanë të drejtat e pavarura të pronës intelektuale dhe gjuhët e pakicave kombëtare kanë të gjithë funksione si gjuhë kineze në komputer duke realizuar lidhjen nga sistemi operativ kompjuterik deri në fushën AI. Ajo ka dhënë kontribut të madh në teknologjinë e informacionit.
Në fakt, përveç rezultateve në fushën e informatizimit, pavarësisht se ajo është në moshë të thyer, e ruan ende pasionin e madh për punën.
Ajo tha se në vitet 1990, ekipi i saj arriti funksione të njohjes së tekstit kompjuterik. Për shembull, një tekst i pakicës mund të kthehet në tekst të redaktueshëm duke e skanuar atë në një skaner. Në vitet e fundit, ajo po udhëheq ekipin e saj për të zhvilluar përkthimin automatik në gjuhët e pakicave, të tilla si një tekst tibetian që mund të kthehet në kinezisht ose anglisht me një klik të vetëm të tasteve.
"Për shumicën e njerëzve, ky aplikacion është shumë i përshtatshëm."
Tani ajo po studion softuerin për sintezën e të folurit të pakicave kombëtare, Për shembull, tekstet e gjuhës tibetiane që janë futur në një kompjuter, i cili mund t’i lexojë ato, dhe ky lexim nuk duket si përkthim automatik, por shumë i natyrshëm.
Yu tha se: “Studiojmë gjuhë, por njëkohësisht përpiqemi të zhvillojmë rrugë të reja për pakicat kombëtare në fushën e teknologjisë së lartë.” Ajo shtoi se tani zhvillimi i teknologjisë së informacionit është i shpejt, nëse jemi të ngadaltë, të gjithë softuerët e zhvilluar nga ne do të eliminohen. Prandaj duhet të ndjekim teknologjinë më të zhvilluar, si “cloud computing and big data” etj.
Programi i mësimit online për gjuhët e pakicave të tilla si arsimi i detyrueshëm, arsimi për të rritur dhe arsimi i shkencës popullore është lëshuar përmes platformës “cloud” të zhvilluar nga ekipi i Yu Hongzhi. Midis tyre, "Rrjeti i Gjuhës Tibetane i Edukimit në Distancë" është përdorur nga mbi 300 mijë herë prej shtatorit 2012.
Gjithashtu janë krijuar biblioteka digjitale në gjuhët tibetiane, mongole dhe koreane. Përveç këtyre, ajo gjithashtu ka zhvilluar sisteme mbrojtëse për librat e lashtë në tibetisht, mongolisht, në gjuhët ujgure dhe koreane.
Lidhur me këto, Yu tha se vitet e fundit, qeveria kineze investoi shumë për të krijuar kabllo optike në zonat e banorëve të pakicave kombëtare. Në fushën e harduerit, zonat e banorëve të pakicave kombëtare nuk kanë divergjenca me zonat e tjera. Por “Ka rrugë, ndërsa nuk ka makinë”. Rezultatet e studimit tonë janë “makina” të përgatitur nga ne për këtë rrugë. Ajo tha: “Shpresojmë se mund të bëjmë shërbime për zonat e pakicave kombëtare, dhe të ofrojmë mënyrat e modernizimit për masat popullore të pakicave kombëtare të hyjnë në epokën e informatizimit.”
Në vitin 2012, Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit i Kinës u miratua si një qendër kombëtare demonstruese e mësimdhënies për teknologjinë e informacionit. Pas më shumë se 30 vjetësh, instituti është rritur në një ekip shumë-etnik dhe shumë-disiplinor që ndërthur teorinë me praktikën. 16 anëtarët e Institutit të Kolegjit përfshijnë tibetianë, mongolë, ujgurë, huitë, kazakë dhe tus përveç anëtarëve të pakicës hane. Fushat e tyre profesionale përfshijnë matematikë, automatizim etj. Me shtimin e studentëve nga krahina të ndryshme të Kinës, instituti është si një familje harmonike e bashkuar.
Profesorja Yu tha se ka studiuar mbi 30 vite informatizimin e gjuhëve të pakicave kombëtare. Ajo shtoi se Kina i kushton rëndësi zhvillimit të teknologjisë për pakicat kombëtare. Ne jemi pedagogë në universitetet e pakicave kombëtare dhe duhet të përpiqemi për zhvillimin e kulturës dhe të teknologjisë. Nuk do të ndalojmë.
Me mençuri, Yu Hongzhi si një pedagoge arriti rezultate të larmishme në punët e saj. Me përpjekje të palodhur, ajo si një udhëheqese e lëndës mbaroi shumë studime të rëndësishme.
Zbatimi është lumturia e shkencëtares Yu Hongzhi. (Çang Çuo)