Viti 2020 ishte një vit kur Kolegji Teknik Veshje dhe Tekstil Zhejiang forcoi lidhjet me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Më 27 korrik e vjetshëm nisi në Kolegjin Teknik Veshje dhe Tekstil seria e veprimtarive të transmetimit të drejtpërdrejtë në internet "Udhëtimi Kulturor dhe Tregtar i Evropës Qendrore dhe Lindore 17 + 1 " .
Më 6 shtator 2020 u mbajt Forumi i Samitit "17 + 1 Ndërtimi për të Ardhmen". Pas Forumit, u përcaktua që baza e qendrës së funksionimit të markës së Evropës Qendrore dhe Lindore dhe qendrës së talenteve ndërkombëtar të transmetimit të drejtëpërdrejtë Ningbo do të vendosen në Kolegjin Teknik Tekstil dhe Veshje Zhejiang.
Pas një muajit, Kolegji krijoi institutin e transmentimit të drejtpërdrejt, i cili është institui i parë në këtë fushë në Ningbo.
Më vonë në Festivalin e Modës 2020, mësuesit dhe nxënësit e Kolegjit filluan transmentimin e drejtëpërdrejt për shitjen e mallrave nga vendet e EQL-së.
"Ningbo është zona e parë e demonstrimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ne do të bazohemi në këtë, do të mbështetemi nga transmetimet e drejtpërdrejta të tregtisë elektronike, do të luajmë rol të epërsisë së universitetit dhe do të bashkëpunojmë me kompani të veshjeve e të tekstilit vendas për t’u përqëndruar tek Evropa Qendrore dhe Lindore”, tha Zheng Weidong, rektori i Kolegjit Teknik Tekstil dhe Veshje Zhejiang.
Me lidhjen e ngushtë me zhvillimin e ekonomisë Ningbo, Kolegji bëri me dije se zhvillimi i ekonomisë do të ndryshojë pas pandemisë dhe se transmentimi i drejtpërdrejt në internet do të jetë shumë popullor për shitjen e mallrave.
Këtë e dëshmon më së miri Ekspozita Virtuale e Mallrave të Europës Qendrore e Lindore 2020. Diplomatët e vendeve të EQL-së kanë marrë pjesë në transmentimin e drejtpërdrejt dhe mbi 500 mijë përdorues kinezë të internetit kanë ndjekur këto transmentime. Kështu qyteti Ningbo vendosi të bëhet qytet i njohur në fushën e transmetimit të drejtpërdrejt në internet për të shitur mallrat e tregtisë së jashtme.
Chen Weijun, menaxheri i përgjithshëm i Qendrës së Novacionit për Sipërmarrësit e Rinj Ningbo, ka lidhje të ngushtë me kompani të EQL-së për shumë vite. "Biznesi i tyre është ende një model B2B. Ata shesin vetëm mallra në kontejnerë dhe nuk i kushtojnë vëmendje marketingut të markës. Si rezultat, produktet e Evropës Qendrore dhe Lindore nuk janë shumë të njohura në Kinë megjithëse ato kanë cilësi të lartë. Popullariteti i tyre mbetet i ulët, rrjedhimisht edhe shitjet. "Chen Weijun mori pjesë në Ekspozitën e Mallrave të Europës Qendrore e Lindore në internet 2020 dhe e pa potencialin e transmetimit të drejtpërdrejt. Më 16 korrik e vjetshëm, Qendra e Operacioneve të Transmetimit të Drejtëpërdrejt të Markave të Evropës Qendrore dhe Lindore u vendos në Qendrën Novacionit për Sipërmarrësit e Rinj Ningbo.
Njëkohësisht, Kolegji vendosi të ndërtohet Instituti i Transmetimit të Drejtpërdrejt. Rektori Zheng Weidong tha: “Transmetimi i drejtpërdrejt në internet për shitje është një lojë e re dhe duhen përgatitur talente të veçantë.”
Qendra e Novacionit Ningbo do të merret me transmetimin e drejtpërdrejt për shitje, ndërsa Kolegji do të përgatisë talentet.
Më 27 korrik, seria e transmetimeve të drejtpërdrejta "Udhëtimi Kulturor dhe Tregtar i Evropës Qendrore dhe Lindore 17 + 1 " filloi në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Teknik Tekstil dhe Veshje Zhejiang. E para mbi Serbinë, e dyta më 28 gusht mbi Çekinë dhe më pas më 14 tetor mbi Rumaninë. Kolegji krijoi një valë kulturore të 17 vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Zheng Yiyu, pedagoge në Shkollën e Biznesit ka marrë pjesë dy herë në transmentimin e drejtpërdrejt në internet për shitje.
"Është hera e parë që marr pjesë. Shpenzova dy ose tre ditë për të shkruar një skenar të transmetimit të drejtpërdrejtë. Nuk është e lehtë të kontrollosh informacionin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të kombinosh interesat e të rinjve, të gjesh imazhe dhe video dhe të jesh magjepsëse", tha Zheng, duke shtuar se e përdorte përvojën e transmetimit të drejtpërdrejtë si rast në klasë.
Për mësuesit dhe studentët e Kolegjit, seria e transmetimit të drejtpërdrejt të "turneut kulturor dhe tregtar 17 + 1 " jo vetëm që u mësoi kulturën e Evropës Qendrore dhe Lindore, por gjithashtu i "trajnoi". Për Chen Weijun, përveç promovimit të kulturës së Evropës Qendrore dhe Lindore, kjo gjithashtu i solli rritje të shitjeve.
Në të njëjtën kohë, erdhi një lajm emocionues se që qyteti Ningbo do të ndërtojë në mënyrë aktive një sistem të brendshëm të shitjeve për mallrat e Evropës Qendrore dhe Lindore, do të forcojë platformën e tregtisë profesionale të mallrave të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të promovojnë ndërtimin e ekspozitës dhe qendrës tregtare gjithëpërfshirëse të mallrave të Evropës Qendrore dhe Lindore. Deri në vitin 2025, do të ketë 100 qendra të shitjes direkte për mallrat e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe vëllimi i shitjeve të mallrave të importuara nga Evropën Qendrore dhe Lindore do të arrijë në 20 miliardë juanë.
Më 20 dhjetor 2020 u krijua Instituti i Transmentit të Drejtpërdrejt për shitje në Kolegj dhe ky institucion do të ketë më shumë raste dhe aftësi ndikimi gjatë bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së dhe midis Kinës dhe vendeve të nismës “Një brez, një rrugë”.
Ningbo është Zona e parë e Demonstrimit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar 17 + 1 në Kinë. Në shkurt të vitit 2020, qyteti Ningbo publikoi planin e përgjithshëm për ndërtimin e zonës demonstruese të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Ningbo midis Kinës e vendeve të EQL-së. Sipas planit të mësipërm, deri në vitin 2025 vëllimi tregtar midis Ningbo dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të arrijë 10 miliardë dollarë amerikanë duke zënë 6% të vëllimit të përgjithshëm të vendit. Do të prezantohen 100 prodhime të përparuara dhe projekte të industrisë në zhvillim nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me investim të përgjithshëm mbi 20 miliardë juan dhe do të grumbullohen 10,000 talente nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Kolegji lidhet ngushtë me ekonominë e qytetit Ningbo. Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Kolegji ka prova të pasura. Në vitin 2019, Kolegji krijoi “Institutin e Mjeshtrave të Rrugës së Mëndafshit Kinë-Rumani” dhe hapi tre degë si dizajn, grim dhe robot industrial.
Tani Kolegji po planifikon të ndërtojë “Qëndrën e Shkëmbimeve Tregtare e Kulturore të EQL-së” që do të jetë një platformë ku ndërthuren promovimi kulturor dhe tregtar i Evropës Qendrore dhe Lindore, trajnimi i talenteve, lidhja midis prodhimit dhe arsimit. Nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt në internet dhe mësimit, do të përhapen kultura e markat e vendeve të EQL-së. Nëpërmjet bashkëpunimit, do të përgatiten talentet për të forcuar shkëmbimet tregtare e kulturore midis Kinës e vendeve të EQL-së. Nëpërmjet bashkëpunimit në drejtimin e shkollave, dhe shkëmbimit të mësuesve e studentëve si dhe mbajtjes së forumeve ndërkombëtare, bashkëpunimi do të forcohet më tej. (Çang Çuo)