Pas krijimit të mekanizmit “Bashkëpunimi Kinë – Vende të Europës Qendrore e Lindore”, nën përpjekjet e vendeve të ndryshme, sidomos me zhvillimin e nismës “Një brez, një rrugë” në EQL, rezultatet e arritura u rritën shumë duke u dhënë lumturi popujve të vendeve të ndryshme. Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit publikoi ditët e fundit “Raportin e Zhvillimit të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore (2018-2019)” (Libri Blu për Europën Qendrore ). Në këtë dokument përfshihen raporte mbi 16 vende të EQL-së duke përfshirë raporte të përgjithshme, raporte për tema të ndryshme etj. Ky libër tregon gjithanësisht gjendjen e zhvillimit të 16 vendeve në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Ky libër fokusohet te çështjet më nxehta në këtë rajon dhe trajton gjendjen e marrëdhënieve midis vendeve EQL dhe Kinës. Gjithashtu, ai analizon prirjen e zhvillimit të ardhshëm në këtë rajon dhe të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të ndryshme. Sipas këtij dokumenti, Kina dhe vendet e EQL-së ruajnë tendecën e zhvillimit të mirë të marrëdhënieve, bashkëpunimi i tyre është në zgjerim e sipër dhe nivelet e shkëmbimeve janë të pasura dhe kanë arritur shumë rezultate.
Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të investimeve ekonomiko-tregtare
Pas jetësimit të mekanizmit “Bashkëpunimi Kinë-Vende të EQL-së”, nga viti 2011 deri në vitin 2018, u organzuan 8 forume ekonomiko-tregtare Kinë-EQL. Ekspozita e Investimeve e Tregtisë Kinë-EQL organizohet çdo vit dhe nxit bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.
Përfaqësuesi i posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për çështjet e bashkëpunimit Kinë-EQL Huo Yuzhen vuri në dukje se në skenën e presionit të madh të uljes së ekonomisë botërore, tregtia midis Kinës e vendeve të EQL-së u rrit shumë. Në vitin 2018, bashkëpunimi konkret midis Kinës e këtyre vendeve u zhvillua dhe tregtia dypalëshe midis Kinës e 16 vendeve të EQL-së ruan prirjen e mirë të rritjes.
Sipas statistikave, vëllimi i tregtisë midis Kinës e 16 vendeve të EQL-së u rrit nga 52 miliardë 100 milionë dollarë amerikanë në 67 miliardë 980 milionë dollarë amerikanë, ose një rritje 30%. Në vitin 2018, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit u rrit 82 miliardë 230 milionë dollarë amerikanë, duke u rritur 21% në krahasim me vitin 2017, në të cilat importi i Kinës ishte 23 miliardë e 30 milionë dollarë amerikanë duke u rritur 24.6% në krahasim me vitin 2017 dhe eksporti i Kinës në vende të EQL-së ishte 59 miliardë dhe 200 milionë dollarë amerikanë duke u rritur 19.6%. Vëllimi i tregtisë midis Kinës e vendeve të EQL-së u rrit dukshëm, njëkohësisht struktura e tregtisë dypalëshe është më e barabartë dhe investimet dypalëshe u rritën më tej. Deri në fundin e vitit 2018, vëllimi i përgjithshëm i investimeve të dydrejtimeve arriti afër 12 miliardë dollarë amerikanë.
Zhvillimi i mëtejshëm i ndërtimit të lidhjes reciproke
Si projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit Kinë-EQL, projekti hekurudhor Hungari- Serbi vijoi të nxitet. Në korrikun e vitit 2018, gjatë takimit të 7-të të liderëve Kinë dhe vende të EQL-së, Grupi i Ndërtimit të Transportit të Kinës nënshkroi kontratë për pjesën e hekurudhës Hungari-Serbi brenda Serbisë.
Deri në fundin e vitit 2018, numri i trenave midis Kinës dhe Europës ishte mbi 12 mijë dhe lidhi 56 qytete kineze me 49 qytete të 15 vendeve, si Polonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Hungaria dhe Çekia. Në vitin 2018, Kina nisi operimin e trenit nga Changsha, Xian deri në Budapest, nga Chongqing nëpërmjet Sllovakisë, Çekisë deri në Duisburgun e Gjermanisë, nga Chongqing nëpërmjet Lithuanisë, Polonisë deri në Duisburgun e Gjermanisë, nga Mannheimi i Gjermanisë nëpërmjet Polonisë deri në Chongqing. Ndërtimi i autostradës në Malin e Zi, ndërtimi i dy autostradave në Maqedoninë e Veriut zhvillohen me sukses. Grupi i Shpejtësisë së Lartë Shandong ka përfunduar një pjesë të autostradës E763 në Serbi. Grupi i përbashkët i ndërmarrjeve kineze i drejtuar nga Korporata Kineze e Rrugëve dhe Urave filloi ndërtimin e urës së Peljeshacit në Kroaci në nëntorin e vitit 2018.
Bashkëpunimi lulëzon edhe në sektorin e bujqësisë
Potenciali i bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së në sektorin bujqësor është i madh, pasi palët përplotësojnë njëra-tjetrën. Në vitin 2018, bashkëpunimi në këtë fushë arriti rezultate të pasura. Në prillin e vitit 2018, u organizua aktiviteti i investimeve dhe i paijsjeve bujqësore “16+1” gjatë Ekspozitës Ndërkombëtare Tregtare të Mostait në Bosnjë-Hercegovinë. Në majin e vitit 2018, u organizua në Vilnius të Lituanit Forumi i 13-të i Bujqësisë Kinë- EQL dhe Konferenca e 3-të e Minstrave të Bujqësisë Kinë-EQL, ku u miratua “Deklarata e Përbashkët e Ministrave të Bujqësisë të Vilniusit Kinë-EQL”. Në korrikun e vitit 2018, Zona e demonstrimit e bashkëpunimit të bujqësisë “16+1” u krijua në Plovdivin e Bullgarisë.
Në fushën e bashkëpunimit lokal, deri në fundin e vitit 2018 pati 169 qytete binjake midis Kinës e vendeve të EQL-së. Vizitat reciproke lokale në nivele të ndryshmeishin të shpeshta dhe bashkëpunimi midis ndërmarrjeve kineze shtetërore e private dhe ndërmarrjeve të vendeve të EQL-së arriti rezultatet e duhura.
Shkëmbimet kulturore janë të larmishme
Në fushën e arsimit, deri në fundin e vitit 2018, numri i studentëve nga dy palët arriti në 12 mijë. 18 shkolla të larta si Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit etj. krijuan degën e gjuhëve të vendeve të EQL-së dhe mësimet e zgjedhjeve të gjuhëve përkatëse. Sipas të dhënave, në Europën Qendrore e Lindore tani ka 34 institute Konfuci dhe 43 klasa Konfuci. 97 shkolla të larta kinezë vendosën marrëdhënie bashkëpunimi me 29 shkolla të lartë të EQL-së. Dialogu i politikave të arsimit “16+1” u organizua 6 herë dhe konferenca e shkollave të larta 5 herë. Kampi i shkëmbimeve rinore midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së “Ura e ardhme” u organizua në Pekin dhe Xian në vitin 2018.
Në fushën turistike, deri në fundin e vitit 2018, numri i turistëve nga dy palët arriti 1.5 milionë duke vendosur rekord historik. Konferenca e 4-t e bashkëpunimit turistik në nivel të lartë midis Kinës e vendeve të EQL-së u organizua në shtatorin e vitit 2018 në Dubrovnik të Kroacisë. Në vitin 2018 konferenca e shkëmbimeve turistike midis Kinës (Ningbo) dhe vendeve të EQL-së u organizua në Ningbo të provincës Zhejiang. Në të morën pjesë mbi 500 përfaqësues nga Letonia, Çekia, Kroacia, Serbia, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina etj . (Çang Çuo)