Elbasan

Elbasan

Elbasani me Kinën kanë pasur marrëdhënie të kahershme miqësore që në vitet ’70 me ndërtimin e ish Kombinatit Metalurgjik, nga inxhinierë kinezë me ndihmën edhe të specialistëve shqiptarë. Kjo miqësi mes qytetit të Elbasanit dhe Kinës ruhet edhe në ditët e sotme

Ndër lagjet e qytetit të Elbasanit është dhe ajo që në të folurën e përditshëme thirret "Lagjia e kinezëve". Ky emërtim nuk është ndonjë toponim, që mund të shpjegojë kuptimin, shtrirjen e kësaj zone, prejardhjen e saj.

Elbasan

Elbasan

"Lagjia e kinezëve" është përfituar si emërtim dhe thirret tashmë natyrshëm prej dekadash, në një moment të historisë të qytetit mbi 2000 vjeçar të Elbasanit, qytetit me tradita aq të pasura të dijes dhe kulturës shqiptare. Në vitet '70 në Elbasan ndërtohej Kombinati Metalurgjik, vepër më e madhe industriale e asaj kohe. Inxhinierë e specialistë kinezë u vendosën për të jetuar në disa godina, diku pranë Shkollës pedagogjike në Elbasan apo ndanë stadiumit të qytetit. Që atëherë natyrshëm kjo zonë në një prej lagjeve më të mëdha administrative aq natyrshëm nisi të thirrej"Lagjia e kinezëve." Kinezët e metalurgjikut ndjeheshin si banorë të kësaj zone, bashëkejetonin me banorët vendas.

Brezi i ri, që nuk i ka jetuar ato vite, jo pak herë ka kureshti të pyesë se si e fitoi "qytetarinë" ky emërtim.

Por ja që ndodh dhe kështu...dhe jo vetëm në Elbasan, apo ndonjë qytet tjetër shqiptar, apo nëpër qytete të botës, ku disa emërtime janë përftuar aq natyrshëm nga vetë njerëzit, përmes komunikimit të tyre.

Lidjana Dalipi, banore e lagjies se kinezeve, Elbasan

Lidjana Dalipi, banore e lagjies se kinezeve, Elbasan

Lidjana Dalipi, një banore e lagjes së kinezëve në Elbasan, na rrëfen rreth këtij emërtimi, që edhe pas kaq dekadashn ruan këtë emër.

CMG: Kur e ka marrë emrin “Lagjia e kinezëve” dhe pse ?

Lidjana Dalipi: Unë jam mësuese në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kjo lagje e ka marrë emrin “Lagjia e kinezëve” në momentin ku këtu punonin dhe jetonin kinëzët, specialistë të ardhur nga Kina. Mesa më kujtohet kinezët kanë jetuar këtu deri në momentin që montuan pajisjet në uzinat e ndryshme të Kombinatit Metalurgjik, këtu në Elbasan. Kinezët erdhën në momentin që u hap Kombinati Metalurgjik dhe sillnin pajisje dhe aparatura të ndryshme, që montoheshin nëpër uzina. Ata qëndruan në Elbasan deri ku filloi prodhimi në uzinat e ndryshme të Kombinatit Metalurgjik.

Elbasan

Elbasan

CMG: Po brezi i ri sot e njohin lagjen me këtë emër?

Lidjana Dalipi: Kjo lagje e ka marrë këtë emër për faktin se pikërisht këtu jetonin kinezët. Ishte një pallat ku ata ishin akomoduar për fjetje dhe njëkohësisht kishin edhe mencën. Brezi i sotëm e njohin me emrin “Lagjia e kinezëve”, emër i mbetur nga koha kur kinezët jetonin dhe punonin këtu.

Në Kombinatin Metalurgjik u ndërtuan 12 uzina dhe fuksionuan disa ndërmarrje, ku secila kishte në përbërje edhe uzina dhe fabrika më të vogla. Në Kombinatin Metalurgjik kanë punuar rreth 12 mijë punonjës, ku përfshiheshin punëtorë të thjeshtë, specialistë të mesëm, inxhinierë etj.

Gazmend Agaj

Redaktorja: Çang Çuo