Chengdu forcon bashkëpunim ekonomiko-tregtar me vende të EQL-së
Ditët e fundit, Panairi Ekonomiko-tregtar Kinë-EQL (vende të Europës Qendrore e Lindore) (stacioni i Chengdu-së) u organizua në internet. Përfaqësuesit nga qeveritë, shoqatë tregtare dhe ndërmarrje të ndryshme shkëmbyen mendimet mbi forcimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës pas epidemisë etj. Pjesëmarrësit ishin të mendimit se Kina dhe vende të EQL-së kanë epërsi të ndryshme dhe plotësohen reciprokisht dhe kanë perspektivë të gjerë bashkëpunimi. Nisma “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmi “Bashkëpunimi 17+1” po hapin hapërsirë të re për bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të EQL-së. Gjatë panairit, u hap Zyra e Shoqatës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-vende të EQL në Chengdu një platformë e re bashkëpunimi mes Chengdu dhe vendeve të EQL-së. Nëpërmjet panairit, u zgjeruan rrugët e reja të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis qytetit Chengdu dhe vendeve të EQL-së dhe investimet e Chengdu-së në Europë hynë në një fazë të re.
Gjatë panairit, u publikua "Udhëzuesi për mjedisin e biznesit mbi investimet e ndërmarrjeve jashtë vendit" (Pjesa e Evropës Qendrore dhe Lindore), duke u ofruar një hartë ndërmarrjeve kineze që duan të investojnë në Europën Qendrore e Lindore.
Sipas “Udhëzuesit”, shtrirja e investimeve të ndërmarrjeve kineze përhapet në të gjithë botën dhe fusha e investimeve po zgjerohet. Deri në vitin 2019, ndërmarrjet kineze kanë investuar më shumë se 10 miliardë dollarë amerikanë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë prodhimin e makinerive, industrinë kimike, financat, mbrojtjen e mjedisit, logjistikën, energjinë e re dhe fusha të tjera.
Drejtori i Drejtorisë së Nxitjes së Investimeve të Tregtisë të Këshillit Kinez për nxitjen e tregtisë ndërkombëtare Feng Yaoxiang u shpreh se nën goditjen nga epidemia e koronavirusit të ri, investimet e ndërmarrjeve jashtë vendit përballen me shumë elemente të papërcaktuara. Ndërmarrjet duhet të njohin ndryshimet e tërheqjes së investimeve të huaja të vendeve të tjera dhe duhet të vlerësojnë qartë rreziqe dhe mundësi. “Udhëzuesi” prezanton pasqyrën ekonomike dhe tregtare të vendeve dhe rajoneve përkatëse, mjedisin dhe politikat për tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e ndërmarrjeve të financuara nga kinezët, financimin e ndërmarrjeve të financuara nga kinezët, operacionet e pajtueshmërisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike dhe tregtare, informacionin bazë për punën dhe jetën, etj., për të ndihmuar ndërmarrjet të shtojnë njohjet për vende përkatëse dhe për të zhvilluar investimet në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Feng tha se udhëzuesi i sivjetshëm ka tre karakteristika të dukshme: së pari, fokusohet më tej në kujdesjet e ndërmarrjeve. Së dyti, shembujt e investimet janë më konkrete. Së treti, burimet e materialeve janë nga më shumë palë. Feng vuri në dukje se në të ardhmen udhëzuesi do të përfshijë të gjithat vende e rajonet.
Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore që ndodhet në Cangzhou bashkëpunon me EQL
Në fillimin e këtij dimri, mund të shohim shumë kontejnierë me produkte të pajsjeve moderne të mësimdhënieve të nisen nga Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore që ndodhet në Cangzhou të provincës Hebei të Kinës për në portet drejt Europës Qendrore e Lindore.
Zona e Bashkëpunimit e Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore shfaq epërsi në platformën e bashkëpunimit. Deri tani në këtë vit, u nënshkruan 92 projekte, ku secili nga projektet ka një vlerë mbi 100 milionë me investimet e përgjithshme që kapën shifrën e 18 miliardë juanëve. Vëllimi i importit u rrit 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në të cilin importi i produkteve të pajsjeve moderne të mësimdhënieve kaloi 100 milionë juanë.
Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore u krijua në vitin 2018 për të forcuar bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushat e teknologjisë dhe shërbimeve moderne, aviacionit të përgjithshëm, prodhimeve të nivelit të lartë dhe produkteve të gjelbra bujqësore. Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore do të vazhdojë të kryejë hapjen dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimin e gjithanshëm, të thelluar dhe të nivelit të lartë të dy drejtimeve në bazën e miqësisë tradicionale me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Do të organizohet Koncerti i Festës së Pranverës i Bashkëpunimit Kinë- EQL në Kunshan
Më 5 dhjetor, Bashkia e qytetit Kunshan do të bashkëpunojë me bazën e Shkëmbimeve të Kulturës të Mekanizmit të “Bashkëpunimit Kina- vendet e Europës Qendrore e Lindore” për të bashkëorganizuar Koncertin e Festës së Pranverës të Bashkëpunimit Kinë-EQL në Kunshan, e cila do të sjellë një festë të mrekullueshme audio-vizuale për audiencën.
Koncerti i Festës së Pranverës i Bashkëpunimit Kinë- EQL në Kunshan do të përdorë shkëmbimin kulturor dhe dialogun e qytetëruar për të pasuruar shkëmbimet midis njerëzve midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të rritur shkëmbimet midis njerëzve dhe besimin e ndërsjellë midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Lindore dhe të ndërtojnë një platformë bashkëpunimi për shkëmbimet kulturore dhe ekonomike dhe tregtare si qendër.
Koncerti do të shfaqë kulturat e 17 vendeve dhe të Kinës. Në më shumë se dy orë, një formacion i fuqishëm prej qindra artistësh kinezë dhe të huaj do të demonstrojë plotësisht mrekullinë e këtij koncerti me integrimin e shkencës dhe teknologjisë si dhe risisë artistike, duke lënë udiencën të vlerësojë botën e vazhdueshme të Kinës dhe stilin e ardhshëm.
Shkëmbimet e kësaj here do të demonstrojnë plotësisht qytetërimin e shkëlqyer antik dhe modern të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, dhe mundëson integrimin dhe dialogun midis traditës dhe modernes. Po ashtu, ajo do të krijojë një urë të zemrave të popujve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Përveç këtyre, me këtë rast do të mbahet gjithashtu një forum biznesi midis qytetit Kunshan dhe qeverive dhe ndërmarrjeve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë koncert do të integrohen më shumë elemente epokale të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare dhe shkëmbimit të informacionit. Tema e këtij koncerti është "Shkëmbimet kulturore dhe krijimi i së ardhmes", në mënyrë që Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të mund të bashkëpunojnë për zhvillimin e qytetërimit në procesin e shkëmbimit kulturor dhe do të sjellë energji të re për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.