Ervis Terolli është përkthyes i gjuhës kineze. Ai ka jetuar në Kinë që në moshë të vogël sepse i ati punonte në Ambasadën shqiptare në Pekin si dhe ka studjuar për gjuhën kineze në Universitetin e kryeqytetit kinez. Ervisi na sjell kujtimet e tij të fëmijërisë si edhe eksperiencën kineze.


CMG: Sa kohë keni qëndruar në Kinë dhe për çfarë keni studiuar atje?

Ervis Terolli: Unë në Kinë kam jetuar më shumë se 20 vite. Më saktë unë kam shkuar bashkë me familjen time në Kinë vitin 1998. Atje kam studiuar që prej shkollës fillore dhe deri në studimet universitare për gjuhën kineze.

CMG: Pse zgjodhe pikërisht Kinën për studime?

Ervis Terolli: Në vitin 1998 babain tim e caktuan si shofer të ambasadorit shqiptar në Pekin. Unë kam qenë shumë i vogël në atë kohë, në moshën 7 vjeçare dhe atje fillova klasën e parë dhe në vazhdim.

CMG: Si arrite ta mesosh gjuhen kineze dhe a patët vështirësi?

Ervis Terolli: Me thënë të drejtën gjuha kineze kishte vështirësi si në të shkruar ashtu edhe në të folur, sepse unë nuk dija as anglisht. Siç e përmenda pak më sipër duke qenë se isha i vogël mësova shpejt. Madje më kujtohet që gjithmonë mësuesja ime kujdestare e klasës së parë mundohej të më mësonte dhe shpjegonte me shenja dhe lëvizje, që ta kisha më të lehtë. Ndonjëherë më kapte për dore duke më ulur e ngritur në karrige dhe më thoshte: Ervis kështu i thonë ulu dhe ngrihu në gjuhën kineze. Më vinte dorën te syri, hunda dhe më shpjegonte që unë të kuptoja më mirë. Kështu pak e nga pak fillova të flisja kinezishten. Normal që më pëlqeu shumë si gjuhë.

CMG: Cfare kujtimesh ruan nga qëndrimi në Kinë?

Ervis Terolli: Unë kam vërtetë shumë kujtime të bukura nga Kina. Mbaj mend kur kemi qenë në Ambasadën shqiptare në Pekin në vitin 1999 erdhi një delegacion nga Shqipëria dhe kam takuar personalisht ish Presidentin e Republikës zotin Rexhep Mejdani, ish ministrin e jashtëm, ish kryetarin e parlamentit shqiptar si dhe shumë përsonalitete të tjerë.

Ervis Terolli bashke me prinderit dhe ish Presidenin Rexhep Mejdani

Ervis Terolli bashke me prinderit dhe ish Presidenin Rexhep Mejdani

Një kujtim i bukur që më gëzoi shumë ishte kur u përzgjodhën 60 nxënës nga të gjitha shkollat fillore në Pekin, të moshës 6 deri në 12 vjeç ku unë fitova çmimin e dytë për vizatimet më të bukura. Mbaj mend që kam pikturuar Tiranën dhe Pekinin në të ardhmen dhe u gëzova sepse e pëlqyen shumë. Gjithashtu më kujtohet edhe momenti kur më përzgjodhën për të marrë pjesë si aktor kryesor në filmat edukativë dhe ishin momente të paharruara për mua.

Ervisi gjate xhitimit te nje filmi ne Pekin

Ervisi gjate xhitimit te nje filmi ne Pekin

CMG: Pse vendose të kthehesh në Shqipëri dhe a ke ndonjë plan për tu rikrhyer sërisht në Kinë?

Ervis Terolli : Unë pasi mbarova Universitetin u ktheva në Shqipëri përkohësisht për arsye familjare. Por nga Kina nuk jam shkëputur asnjëherë, sepse vitet e fundit shkoj e vij me shkëputje. Plani im në të ardhmen është të rikthehem në Kinë sepse për mua Kina është atdheu im i dytë. Unë atje kam kaluar fëmijërinë dhe shumë momente të bukura të jetës time.

Ervis Terolli gjate punes si perkthyes

Ervis Terolli gjate punes si perkthyes

CMG: Cili është angazhimi juaj këtu në Shqipëri?

Ervis Terolli: Këtu punoj si përkthyes i gjuhës kineze nëpër kompani të ndryshme. Gjithashtu punoj edhe si komisioner me tregtarë shqiptarë që vijnë dhe marrin mallra në Kinë, duke ju bërë transportin nga Kina në Shqipëri dhe Kosovë.

CMG: Komunikon shpesh me miqtë kinezë?

Ervis Terolli: Patjetër që komunikoj dhe gjatë gjithë këtyre viteve në Kinë kam njohur shumë shokë dhe miq kinezë. Gjithashtu komunikoj dhe me shokët dhe shoqet e shkollës, si edhe me shumë fabrika apo kompani të ndryshme të cilat kanë lidhje me punën që unë bëj.

CMG: Ndonje impresion tjetër të veçantë nga Kina?

Ervis Terolli: Kur kam qenë në moshën 9 vjeçare bashkë me disa nxënës të huaj të shkollave të ndryshme në Pekin na caktuan të lëshonim pëllumbat e paqes. Kësshtu i quanin në Kinë, për të fluturuar në qiell të lirë. Ishim mbledhur te Sheshi Tiananmen ku merrte pjesë Presidenti kinez bashkë me Presidentin indian dhe disa liderë të tjerë. Madje kam dalë edhe nëpër gazeta, duke u folur shumë për këtë event.


Intervistoi: Gazmend Agaj