Produktet bujqësore të vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) si kosi bullgar, vaj ulliri grek, qumësht polak, birrë çeke, verë hungareze etj., po pasurojnë tryezat e banorëve kinezëve dhe janë bërë një dritare për njohjen e zakoneve të vendeve të EQL-së. Nga kushtet natyrore dhe elementet historike, vendet e EQL-së kanë epërsi në fushën e zhvillimit bujqësor. Tregtia e produkteve bujqësore zë një vend të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Sivjet, me ndikimet e epidemisë së koronavirusit, janë prekur edhe prodhimi buqjësor i vendeve të EQL-së dhe kanalet e tregtisë së jashtme. Meqë Kina fitoi në luftën kundër epidemisë, ekonomia zhvillohet mirë, gjë që ka ndihmuar në mëkëmbjen e tregtisë së produketeve bujqësore të EQL-së. Tregu kinez u bë një pika e re e rritjes së produkteve bujqësore të EQL-së.

Distrikti Lowicz është një nga zonat e rëndësishme të prodhimit të produkteve të qumështit në Poloni. Nga ky distrikt deri në pikën e fundit të linjës së trenave Kinë-Europë janë vetëm 100 km. Çdo vit në Kinë shitet produkete qumështi në 600 kontejnierë me një vlerë rreth 10 milionë euro. Me rritjen e tregut kinez, eksporti i produkteve të qumështit nga Polonia u rrit shumë.

Epidemia shkaktoi një goditje të madhe për industrinë e produkteve të qumështit. Shimon Marcos, menaxheri i Shitjeve nga Kooperativa e Qumështit në distriktin Lowicz tha se kostoja e magazinimit dhe e transportit të produkteve bujqësore u rrit 20% dhe shumë blegtorë ka mundësi të falimentojnë. Nëse nuk do ekzistonte tregu kinez, humbja jonë do të ishte kolosale.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, eksportet polake të qumështit dhe kremit në Kinë u rritën me 25%, ndërsa të qumështit pluhur u rritën 1.6-fish. Drejtori i Shoqatës së Biznesit të Qumështit të Polonisë Marizyevska tha se qumështi polak i tërhoqi banorët kinezë falë cilësisë së lartë dhe shijes së mirë. Përballë epidemisë dhe proteksionizmit tregtar, Kina u bë vendi i rëndësishëm i eksportit tonë.

Rritja e tregtisë së produkteve bujqësore midis Kinës e Polonisë ka ardhur edhe falë mbarëfunksionimit të linjave hekurudhore Kinë-Europë gjatë epidemisë. Shumë vagonë u përshtatën për transportin e produkteve blegtorale, të qumështit, frutave dhe perimeve. Në krahasim me transportin ajror dhe detar, transporti hekurudhor ka përparësi në kosto dhe kohë. Trenat Kinë-Europë janë garanci për treginë e produkteve bujqësore midis Kinës e EQL-së. Në gushtin e sivjetshëm, numri i trenave Kinë-Europë dhe numri i kontejnierëve vendosën rekord historik duke u rritur përkatësisht 62% e 66%.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Varshavës, tha: "Në vitin 2019, tregtia e përgjithshme bujqësore midis Kinës dhe 17 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore tejkaloi 1.4 miliardë dollarë amerikanë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Nën ndikimin e epidemisë, industria bujqësore u godit rëndë, tregu kinez u bë akoma edhe më i rëndësishëm. Duhet të përdoren plotësisht avantazhet e trenave Kinë-Evropë dhe të kërkojmë mënyra të reja të bashkëpunimit tregtar bujqësor midis vendeve të EQL-së dhe Kinës.

Më 17 shtator, Ekspozita e Posaçme e Bujqësisë Kinë-vende të EQL-së në internet 2020 u hap në Weifang të provincës Shandong të Kinës. Rreth 100 kompani nga vendet e EQL-së hynë në pavijonin virtual dhe në transmetimin e drejtpërdrejt në internet ishin të pranishëm diplomatë nga mbi 10 vende si dhe morën pjesë mbi 6.5 milionë vizitorë.

Viti 2020 është Viti i bashkëpunimit të Bujqësor midis Kinës e vendeve të EQL-së. Me ndikimin e epidemisë, projektet e bashkëpuminit bujqësor u tkurr, ndërsa bashkëpunimi tregtar në internet u rrit shumë duke nxitur zhvillimin e tregtisë dypalëshe. Në 6 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë së produkteve bujqësore arriti 730 milionë dollarë amerikanë duke u rritur 8.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raporteve të medieve bullgare, industria e verës e Bullgarisë po përballet me vështirësi për shkak të epidemisë dhe konsumi si dhe eksporti i verës janë ulur. Por në tre muajt e fundit ka pasur një kthesë në tregtinë e verës në internet dhe dhe janë shfaqur shumë dyqane vere online, të cilat kanë pasur rritje të porosive nga Kina.

Zhvillimi i tregtisë të produkteve bujqësore në internet midis Kinës dhe vendeve të EQL-së ka ardhur nga krijimi i një serie platformash në vitet e fundit. Në nëntor 2018, salla e ekspozitave për produktet bujqësore të Evropës Qendrore dhe Lindore "16 + 1" produkte bujqësore dhe produkte të tjera u hap zyrtarisht në Yantian Port, Shenzhen; Në shkurt 2019, Qendra e Ekspozitës Tregtia Elekronike e Vendeve të Evropës Lindore dhe të Kinës u përurua në Plovdiv, qyteti i dytë më i madh i Bullgarisë; në prill 2019, "Pavijoni Kombëtar Hungarez" i Supermarketit JD u hap në internet, duke tërhequr shumë klientë.

Çdo qershor organizohet Ekspozita e Investimeve Kinë- Vende të EQL-së në Ningbo. Sivjet kjo ekspozitë u organizua në internet. Nëpërmjet shumë aktivitetesh, ndërmarrjet e vendeve të EQL-së zhvillojnë tregun kinez. Në mesin e qershorit, u organizua Panairi i Informacioneve të rifillimit të punës së Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë- Vende të EQL-së. 157 Kompani kineze dhe 135 kompani të vendeve të EQL-së diskutuan në internet mbi bashkëpunimin e rifillimit të punës në epokën paskovidiane. Në këtë panair u nënshkruan 70 marrëveshje nga fusha të ndryshme përfshi industri, investim, bujqësi, turizëm, shkëmbime kulturore, shëndetësi etj.

Drejtori i Shoqërisë së Bullgarisë për Nxitjen e Bashkëpunimit të Bujqësisë Kinë- EQL, Vassil Greif, u shpreh se platforma e ndërtuar nga qeveria kineze ofron një rrugë të thjeshtë që kompani të ndryshme bujqësore nga vendet e EQL-së të hyjnë në tregun kinez dhe të reklamojnë markat e tyre. Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi bujqësor midis Kinës dhe vendeve të EQL-së ka perspektivë të madhe dhe ka plotësimin reciprok. Vendet e EQL-së zbatojnë strandardin e BE-së dhe çmimi është i ulët. Besojmë se prodhimi i EQL-së ka perspektivë të bukur. Vitet e fundit, Kina dhe vende të EQL-së kanë arritur përparim të madh në fushat e shkëmbimeve, të investimeve dhe të studimit bujqësor. Zona e parë e Bashkëpunimit Bujqësor Kinë- vende të EQL-së u krijua në Bullgari dhe do të zhvillohet bashkëpunimi në fushat e studimit bujqësor, të makinerisë bujqësore, të mbjelljes, të përpunimit të të gjithë zinxhirit të industrisë etj. Zona e parë e shkencës dhe e teknikës së bujqësisë Kinë- Rumani u hap në Rumani...

Greif tha se bashkëpunimi bujqësor midis Kinës dhe vende të EQL-së është me leverdi reciproke dhe plotësisht reciprok. Vendet e EQL-së kanë tradita bujqësore me histori të gjatë dhe ka epërsi në fushat e administrimit dhe të teknikës bujqësore. Teknologjia e përpunimit të frutave në Poloni, teknologjia e perimeve në Rumani, niveli i blegtorisë së Hungarisë, etj., kanë qenë prej kohësh të përparur në BE. Bashkëpunimi i përbashkët i teknologjisë bujqësore do të përmirësojë aftësinë gjithëpërfshirëse të prodhimit bujqësor.(Çang Çuo/Albana)